Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan zhvilloi sot një vizitë në një nga bizneset e rëndësishme të zonës, që është një fabrikë e riciklimit të baterive si dhe e riciklimit dhe prodhimit të aluminit.I shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, Gjiknuri u njoh me teknologjinë e re si dhe me projektet për zhvillimin e tij.Gjiknuri theksoi se Elbasani ka të gjitha mundësitë për të qenë një qendër e rëndësishme industriale e vendit. “Elbasani ka një shans për t’u kthyer në një klaster të mirëfilltë industrial, pasi ka një…
Author: tirana
Tre shtetas janë arrestuar nga policia e Tiranës për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Të tre këta persona vinin baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare në tre pika të ndryshme në kryeqytet. Policia ka sekuestruar si provë materiale tre aparatet celularë të përdoru për aktivitetin e paligjshëm, ndërkohë që materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar policisë për veprime të mëtejshme. “Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, strukturat e DVP Tiranë kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të…
Gjashtë shqiptarë nga Kosova dhe një nga Shqipëria janë arrestuar nga policia gjermane. Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer më shumë se 20 vjedhje në qarkun e Ludwigsburg-ut dhe në atë të Rems-Murr në rajonin e Stuttgart. Ata ishin vënë nën objektivin e autoriteteve që në muajin qershor. Kryesisht kryenin grabitje në furra buke dhe dyqane me pakicë. Të dyshuarit janë të moshës nga 20 deri në 37 vjeç.
Pamjet më sipër tregojnë momentin kur gazi rrjedh nga një cisternë gazi në Porto Romano. Rrjedhja e gazit ka ndodhur këtë mëngjes dhe era e rëndë është përhapur në të gjithë zonën, duke shkaktuar probleme shëndetësore për disa banorë. Të alarmuar nga situata, mësuesit në shkollën 9-vjeçare “Met Hasa” ndërprenë mësimin dhe disa banorë u evakuuan nga zona.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përmbushje të objektivave të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas shfrytëzonin një minierë, në mënyrë të paligjshme, ndërsa disa të tjerë tregtonin lëndë plasëse po në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Toka e artë”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit: B. K., 25 vjeç dhe D. K., 21 vjeç (person me precedent të mëparshëm kriminal, i…
Ish-gjyqtarja e Apelit Tiranë Fatmira Hajdari ka reaguar pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për të lënë në fuqi shkarkimin e saj, për pasuri të pajustifikuar si dhe mosdeklarimin e revokimit vizës amerikane. Në një prononcim për gazetaren Beklie Koltraka, e veja e Azem Hajdarit, njërit prej drejtuesve të lëvizjes studentore të viteve 90’ kundër diktaturës, u shpreh se kërkesa e saj nga KPA nuk është shqyrtuar. “Shkak për shkarkim është “mos komunikimi i revokimit të vizës” nga Ambasada Amerikane, se kriteri kryesor është figura, dy të tjerat janë plotësim formulari, në një kohë që shteti ka qenë…
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 6000 metër katror tokë në Himarë, me vlerë rreth 1.8 milion euro. Lajmin e bëri të ditur vetë Prokuroria përmes një njoftimi, ku thuhet se ajo ishte përvetësuar në bazë të falsifikimit të dokumentave. Ndërkohë “ka regjistruar proçedimin penal me nr.1300, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 248, 186 dhe 287 të K.Penal”. Njoftimi i Prokurorisë: Prokuroria Vlorë Sekuestron sipërfaqe 6000m2 tokë në Himarë me vlerë 1.8 mln euro Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë,…
Gjermania i ka hapur rrugë legalizimit të blerjes së sasive të vogla të marihuanës për përdorim rekreativ, por edhe për prodhim. Lajmi është dhënë nga ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach gjatë një konference për mediat. “Qeveria federale sot u pajtua për pikat kyçe sa i përket shpërndarjes së kontrolluar të kanabisit për të rriturit, për përdorim rekreativ”, tha ai. Furnizimi dhe përdorimi i kanabisit pritet të “lejohet përmes licencave të lëshuara dhe kontrolluara nga shteti”, sqaroi më tej ministri. Personat mbi 18 vjeç do të lejohen të posedojnë “20 deri në 30 gramë” kanabis të tharë, që duhet të shitet…
Niveli i stresit në punë në vendin tonë është rritur më tej teksa shqiptarët kanë pohuar se ky element i shoqëron çdo ditë. Sipas raportit të Indeksit të Emocioneve 2021/2022 të kompanisë analitike dhe këshilluese amerikane me qendër në Uashington, “Gallup”, pas një anketimi me një grup rreth 1000 persona , 59% e tyre kanë pohuar se stresi ka mbizotëruar mbi ndjesitë e mira apo positive. Një muaj më parë ky factor ka qenë në nivelin 45% duke treguar se shqiptarët cdo ditë e më shumë po përjetojnë dhe pranojnë se ndihen të stresuar në punën që bëjnë. Në nivel…
Almeda Abazi jeton prej vitesh në Turqi, ku dhe ka krijuar familjen e saj. Ish miss-i është martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin ka dy fëmijë. Së fundmi, aktorja ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit, ku njëri prej tyre e ka pyetur nëse ka kërcyer kërcime tradicionale me aktorin. Almeda ka ndarë një video, të shkëputur nga dasma e saj, ku shihet duke kërcyer napolonin së bashku me partnerin e saj turk. Kujtojmë që ata lidhën kurorë në një ceremoni të mbajtur në Beverlly Hills, Kaliforni ku ishin të pranishëm 40 të ftuar, kryesisht familjarë dhe…
Ndonëse ka qëndruar larg muzikës këto kohë, Enca nuk lë pas rrjetet sociale. Këngëtarja e njohur ka ndarë së fundmi disa fotografi provokuese në Instagram, ku shfaqet me të brendshme nga shtrati. “Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ka shkruar ajo duke pyetur ndjekësit se cila foto iu pëlqen më shumë. Këngëtarja, e cila festoi pak ditë më parë 27 vjetorin e lindjes, ka qenë qendër të vëmendjes ditëve të fundit për një romancë të re. Ndonëse këngëtarja është treguar shumë hermetike për jetën personale, së fundmi është përfolur për një lidhje me një djalë që e ka publikuar edhe vetë në…
Nëse në këtë periudhë flasim për misione hapësinore të drejtuara drejt Hënës, mendojmë para së gjithash për misionin Nasa Artemis, i cili do të sjellë anijen kozmike Orion (pa pilot) në orbitën rreth satelitit tonë dhe që, sipas komunikimeve të fundit nga NASA, do të shohim përpjekjen e radhës për të nisur me raketën SLS më 14 nëntor të ardhshëm, shkruan focus.it. Pikërisht në ato ditë (mes 9 dhe 15 nëntor, sipas planeve) duhet të nisë një tjetër mision, i quajtur “M1” dhe i projektuar nga një kompani private japoneze (Ispace), i cili duhet të “dërgojë” një tokëzues në Hënë,…