Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (UNGA) miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë të mërkurën që e cilëson aneksimin nga Rusia të katër zonave të Ukrainës është i paligjshëm dhe jo i vlefshëm. Rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për referendumet e Rusisë në Ukrainë është miratuar me 143 vota. Gjatë seancës speciale urgjente të asamblesë për Ukrainën, ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield tha se votimi është i rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e Ukrainës dhe të ardhmen e Evropës, por për vetë themelet e këtij institucioni. “Në fund të fundit, OKB-ja…
Author: tirana
Kreu i gjigantit shtetëror rus të energjisë Gazprom ka paralajmëruar vendet evropiane për pasojat që mund t’u vinë nga “injorimi” i energjisë ruse. Nuk ka “asnjë garanci” se Evropa do ta mbijetojë këtë sezon dimëror, bazuar në rezervat e saj aktuale të gazit, tha të mërkurën CEO i Gazprom, Alexei Miller. Duke folur në konferencën e Javës së Energjisë së Rusisë në Moskë, Miller pohoi se gazi në magazinat nëntokësore të Gjermanisë do të mjaftojë vetëm për dy deri në dy muaj e gjysmë. Nivelet evropiane të depozitimit të gazit janë rreth “90% plot dhe ne jemi në krye të…
Një raport i fundit, paralajmëron se në shumë qytetete të botës, Kina ka hapur dhjetra qendra të shërbimit policor, disa prej të cilave shantazhojnë të dyshuar për krime që të kthehen në atdhe dhe të përballen me akuzat, në shkelje të ligjeve të ekstradimit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Londër, Henry Ridgwell, disa kanë frikë se ky rrjet stacionesh policore mund të ndjekë gjithashtu disidentët politikë. Në vitin 2020 zyra e Prokurorisë së qytetit Lishui në Kinë publikoi një video që tregonte se shoqatat lokale kineze në Spanjë kishin gjetur një person të dyshuar për krimin e…
Një serial kriminal, i denjë të na rrëmbejë në aftësinë se si dy vëllezër të rinj në moshë, jo vetëm u përfshinë brenda organizatave kriminale, por që me pendimin e tyre, do të zbulonin episod pas episodi, të gjithë vrasjet me pagesë që ishin kryer në aksin Tiranë-Durrës. Një sagë policeske televizive, kriminale e cila prej ditësh na mban mbërthyer me seritë e radhës, të fokusuara në zgjidhjen e ekuacionit të vrasjeve të shumta. Vrasje që deri të dielën e 2 tetorit 2022, kishin mbetur të pazbardhura. Ku ashtu siç ndodh në finishin e një filmi, do të duhej një…
Vajza e autorit të masakrës së Laçit ka deklaruar para hetuesve se ajo shantazhohej nga dy të rinjtë Renado Hasula dhe Kenado Shira. Këto dy të fundit ishin kushërinj të parë mes tyre (djem tezesh). E pyetur nga babai ajo ka treguar arsyen, ndërsa ky i fundit , bashkë me dy vëllezërit, ka kërkuar sqarim me dy djemtë dhe prindërit e tyre. Ato janë ulur në një lokal në Klos dhe aty ka nisur konflikti mes tyre. Sipas burimeve, Fiqiri Mjeshtri ka qëlluar me 6 plumba.
Stresi ka lajmëruar se së shpejti do të ketë ‘bomba’ e mesa duket një prej tyre do të jetë kënga e tij e re, pasi reperi ka paralajmëruar që të jenë gati të gjithë. Vetëm pak më parë Stresi ka postuar një foto nga klipi i këngës në Instagram dhe ka treguar se do të publikohet të shtunën në orën 19:00, ku gjithashtu u bën thirrje të gjithë kolegëve, miqve, gazetarëve dhe mediave që të bëhen gati. Ende nuk e dimë se çfarë përmban teksti i saj apo nëse i drejtohet dikujt, por mesa duket do arrijë të bëjë shumë…
Nëse shihni një bluzë të “ngrënë” nga mola duhet të lani të gjitha veshjet e tjera me ujë të nxehtë për të vrarë larvat. Hiqni dorë nga metoda e preferuar e gjysheve ! Shumë ekspertë i konsiderojnë kimikatet si naftalina apo paradichlorobenzene të rrezikshme për shëndetin. Ajo që duhet të bëni është t’i ruani veshjet e sezonit që do të lini pas në qese me vakum në mënyrë që të mos dëmtohen nga mola. Pastroni rregullisht dollapin dhe një herë në 6 muaj duhet t’i hiqni të gjitha veshjet nga raftet për t’i ajrosur.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka prezantuar sot në Kukës Pandeli Majkon si drejtuesin e ri politik në këtë Qark. Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se angazhimi në këtë detyrë i një ish-Kryeministri dhe një prej figurave kryesore të PS-së, tregon qartë për vëmendjen në rritje të kësaj force politike për qytetarët e Kukësit, Hasit e Tropojës. “Në Kukës ku prezantova para strukturave të Partisë Socialiste Pandeli Majkon si drejtuesin e ri politik të këtij Qarku. Shpreha bindjen se Z. Majko do të jetë në gjendje që falë eksperiencës së gjatë politike t’u gjendet sa…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur një axhendë shumë të ngjeshur dhe nuk e ka dëgjuar dot fjalimin e homologut të tij shqiptar në Këshillin e Europës. Në një prononcim për mediat e Kosovës, Kurti tha se nuk e kishte dëgjuar dot fare fjalimin e Ramës që zgjati më shumë se një orë, kjo për shkak të axhendës dhe të takimeve që kishte pasur gjatë ditës së sotme. Por premtoi se në darkë do ta dëgjonte të plotë dhe do të jepte mendimin e tij. “Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramës, sepse nuk e kam…
Presidenti Vladimir Putin do të takohet me Presidentin Recep Tayyip Erdogan të enjten në Kazakistan. Mediat e huaja raportojnë se lideri turk mund të propozojë ide për paqen në Ukrainë . Duke folur për gazetarët, ndihmësi i Kremlinit Yuri Ushakov tha: “Shumë thonë se turqit janë gati të dalin me iniciativa të tjera në kuadrin e zgjidhjes së konfliktit të Ukrainës.” Nuk përjashtohet fakti që Erdogan të prekë aktivisht këtë temë gjatë vizitës së tij.
Duke nisur nga ky muaj, pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit do të jenë më të larta. Për inspektorët e thjeshtë, rritet paga me 7500 lekë. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë me 15%, ndërsa për nivelin e mesëm rritet me 7%. Nga vendimi i qeverisë rezulton se paga për gradën inspektor varion nga 57.500 deri në 62.680 lekë për gradën nënkomisar 70 mijë lekë, për komisarin 77 mijë lekë, kryekomisari 87 mijë lekë ndërsa drejtuesi 99 mijë lekë.Paga më e lartë është për drejtuesin madhor që shkon në 125 mijë lekë. Në listën e publikuar tregohet…
Modelja amerikane Cynthia Bailey dhe burri i saj Mike Hill, i kanë dhënë fund martesës. Ish-konkurrenti i Big Brother u shpreh se dashuria mes tyre ishte diçka e bukur, por tashmë ata kanë vendosur mos ta vijojnë më tej romancën. “DASHURIA është një gjë e bukur. Ndërsa ne të dy do të kemi gjithmonë dashuri për njëri-tjetrin, ne kemi vendosur të shkojmë në rrugët tona të ndara. Ne jemi mirënjohës dhe do të mbetemi miq të mirë dhe do të ruajmë gjithmonë kujtimet e shumta që kemi ndarë së bashku si burrë e grua”, thanë ata në një deklaratë.