Në një takim me banorët e Vaut të Dejës, ish-kryeministri u ndal gjatë bashkëbisedimit te lirimi nga burgu i ish-deputetit socialist, Alqi Bllako, pas prangosjes nga SPAK si i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Sipas Berishës, për lirimin e ish-deputetit ka pasur ndërhyrje të fortë politike pasi ai kërcënoi qeverinë Rama se do të fliste dhe do të zbërthente aferën e djegësave të plehrave. “Si mundet një shtet që ka lëshuar urdhër arreste për Zoton, Gugallen dhe Mërtirin, atyre u disbursohen milionat e eurove. Në fakt ato u disbursohen Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit, Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt. E patë…
Author: tirana
Ju flini për shtatë deri në tetë orë pothuajse çdo natë, vetëm për t’u ndjerë sërish i shqetësuar gjatë mëngjesit apo edhe pjesën më të madhe të ditës. Si mund të ndiqni një rregull të artë të gjumit kaq të drejtë, por të ndiheni kaq keq si rezultat? Kjo mospërputhje është shpesh për shkak të një gjendjeje të rritur të inercisë së gjumit, një proces qarkullues që modulon kujtesën, disponimin, kohën e reagimit dhe vigjilencën pas zgjimit, sipas një studimi të vitit 2015. Disa njerëz përjetojnë performancë të dëmtuar dhe nervozizëm në këtë periudhë pasi kanë fikur alarmin. Efektet e…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve në Asamblenë e Përgjithshme të KiE. Ai tha se Shqipëria nuk zgjedh mes miqve, referuar Turqisë e Greqisë. “Përgjigje ndaj zonjave e zotërinjve e do i kthehem zonjës nuk di nga vjen sepse nuk u prezantua, nga Greqia, tani kuptoj pse është e shqetësuar për marrëdhënien me Turqinë. Ashtu si Greqia e Italia, të trija janë njësoj e në politikën tonë të jashtme përcaktohen si partnerë strategjikë. nuk kuptova pyetjen tuaj. Ju keni problemet tuaja shpresoj ti zgjidhni mes dialogut e drejtësisë ndërkombëtare por kur bëhet fjalë për ne, nuk krahasojmë e zgjedhim…
Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas njoftimit, çmimi i naftës do të ulet me vetëm 5 lekë, pra do të shitet jo më shumë se 240 lekë/ litri. Benzina do të shitet me 203 lekë/ litri, kurse gazi me 78 lekë/ litri. Vendimet e Bordit të Transparencës kanë ardhur si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran. Njoftimi: Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 11.10.2022, kemi ulje të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit datë 07.10.2022, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës…
Vrasja e ndodhur sot në Klos ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka denoncuar mungesën e përgjegjësisë së autoriteteve lidhur me ngjarjen, ku humbën jetën tre persona. Sipas tij, Policia ka qenë në dijeni të konfliktit dhe nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar tragjedinë. Deklarata: Masakër ne qendër te Klosit me 3 viktima para pak orësh ka tronditur mbare shoqerine. Përveç tre jetëve të humbura , janë plagosur edhe 5 të tjerë, skena te një masakre sipas dëshmitarëve. Autori i masakrës rezulton nje patronsazhist i me uniforme…. Besnik Mjeshtri, punonjës i…
Zëdhënësi i Rumanisë, Iulian Bulai iu përgjigj fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës për krimet e luftës në Kosovë. Bulai iu drejtua Ramës duke i thënë se ky organ i Këshillit të Europës nuk është Prokurori, duke shtuar se duhen pritur përgjigjet nga Prokuroria e Hagës fillimisht. “Vizita juaj është historike, pjesa e parë e fjalës suaj shfaqi një udhëheqës vizionar në çështje ndërkombëtare. Por pati një asimetri midis gjithë ambicieve të mëdha dhe shfaqjes së një politikani që i frikësohet fantazmave të së shkuarës. Kjo është për të ardhur keq. Duhet thënë…
Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, kryeministri Edi Rama u shpreh se raporti i Dick Marty kundër UÇK është prodhuar në Kremlin dhe më pas ka arritur në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, të gjitha akuzat që rëndonin ndaj drejtuesve të lartë të UÇK-së janë pretendime të pavërtetuara. “Në aktakuzën zyrtare që u paraqit një vit pasi presidenti u mbajt në paraburgim, nuk ka asnjë fjalë të vetme që përmend në mënyrë të qartë apo të nënkuptuar çështjen e trafikimit të organeve njerëzore. Nuk ekziston, kemi pritur me durim që të shohim nëse do dilte…
Tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur gjatë një konflikt me armë zjarri të ndodhur mesditës e së mërkurës në Klos. Mësohet se 17-vjeçari Kenardo Shira, i cili mbeti viktimë bashkë me të atin, Ilir Shira, kishte ngacmuar vajzën e autorit Fiqiri Mjeshtri. Ky I fundit, ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre duke i lënë të vdekur. Vetëm pak momente pas ngjarjes, Mjeshtri vrau veten pranë banesës së tij. Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe shtetasit Eglantin Hasula dhe Danjel Hasula, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës në gjendje…
Babai i 29-vjeçares Rebecca Gannon, e cila u mbyt rreth një muaj më pare në Sarandë, u shpreh se do të vijë në Shqipëri për të zbuluar të vërtetën mbi mbytjen e vajzës së tij. Trupi i saj u dërgua nga Shqipëria në Stone më 27 shtator. Familja e saj po përballet me kosto të shumta financiare dhe po mbledh fonde që babai i saj pas funeralit të vajzës të vij në Shqipëri. “Do ta lë vajzën time të pushojë dhe më pas do të shkoj direkt në Shqipëri dhe do të qëndroj atje derisa të zbuloj se si u…
Ish-diktatori shqiptar Enver Hoxha, kishte një jetë të mbushur me mistere, ndoshta më shumë se sa yjet e muzikës, apo të kinemasë të cilët kanë qenë shumë më të hapur për median dhe publikun. Hoxha kishte vetyra lu ksoze dhe disa rregulla që shoferi i tij duhej t’i respektonte në përpikmëri, transmeton Gazeta Metro. Enver Hoxha kishte një veturë të tipit Mercedes 600, limuzine ka qenë diamanti mbi kurorën e veturave me të cilat ka udhëtuar drejtuesi i lartë i shtetit komunist shqiptar. Këtojanë 3 rregullat që duhet t’i respektonte me përpikmëri shoferi i Enver Hoxhës: Nëse Enver Hoxha ulej…
Një histori dashurie mes dy adoleshentëve u bë shkak i tragjedisë së ndodhur ditën e sotme në Klos. 17-vjeçari Kenad Shira që mbeti i vdekur, ishte dashuruar me vajzën 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri. Ishte familja Mjeshtri që kundërshtonte këtë lidhje mes të rinjve dhe shkruan në një lokal në qendër të Klosit për t’u sqaruar. Fiqiriu kishte marrë me vete dhe dy vëllezërit, Besnik Mjeshtrin që ishte polic bashkiak dhe Fatmir Mjeshtrin. Ndërsa 17-vjeçari kishte marrë të atin dhe dy të afërmit e tyre për t’u sqaruar me familjen e vajzës. Sherri mes tyre degradoi në përdorimin…
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Këshillin e Evropës foli për situatën e luftës në Ukrainë teksa e paralalizoi me situatën e Kosovës. Rama kërkoi nga pjesëmarrësit në asamble që Kosova të thërritet nga ata me emrin e saj të vërtetë, Republika e Kosovës, jo më Kosovë, gjë të cilën ai e cilësoi si një ‘mrekulli’ Edi Rama: Eshtë në të tilla momente që besimi në institucionet ndërkombëtare duhet vënë në vend, shtetet e vogla nuk duhen braktisur në mënyrë që shtete e mëdha të mos kërcënohen. Në këto 3 dekada, kemi mësuar se demokracia është një proces…