Eurokomisioneri për Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi ka prezantuar në Komisionin e Europës raportin e përmbushjes së kritereve në kuadër të integrimit në BE. Varhelyi u shpreh se Shqipëria ka bërë një proces shumë të mirë, sidomos në sistemin gjyqësor ku nënvizoi se vendi ka treguar nivel të lartë angazhimi për të luftuar korrupsionin. ‘Dëshirojmë të ndihmojmë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor për të kaluar krizën energjetike. Vitin e kaluar 6 projekte të energjisë së rinovueshme u financuan. Bosnje-Hercegovinës t’i jepet status i vendit kandidat. Liria e shprehjes duhet të garantohet. Këshilli i BE-së ti bëjë thirrje liderëve të Bosnje…
Author: tirana
Ballkani të bëhet model i bashkëjetesës paqësore dhe jo të mbetet peng i së shkuarës. Kështu tha Rama pak më parë në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. “Besimi në institucionet ndërkombëtare duhet vënë në vend. Është në momente të tilla që shtet e vogla nuk duhen braktisur në mënyrë që shtet e mëdha të mos rrezikohen. Demokracia është gjithnjë një proces në ndërtim dhe jo një ndërtesë e ndërtuar, asgjë nuk është një argument final dhe e pakthyeshme. Ne duam të shohim Ballkanin si një model bashkëjetese paqësore, jo më peng i së shkuarës por…
Rëndohet bilanci i krimit të rëndë që tronditi Klosin këtë të mërkurë. Dyshohet të jetë vetëvrarë autori i dyshuar Fiqiri Mjeshtri, i cili qëlloi për vdekje babë e bir në Klos, Ilir dhe Kenado Shira. Mësohet se autori me mbiemër Mjeshtri ishte i afërt me viktimat me mbiemër Shira. Ndërkohë mësohet se dy persona të tjerë janë arrestuar me mbiemër Mjeshtri dhe ndodhen në Komisariatin e Klosit. Sipas burimeve, mësohet se dy personat që kanë mbetur të plagosur janë nisur për në Tiranë, për ndihmë më të specializuar teksa njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën.
Në përurimin e dy shkollave të reja në Kodër Kamzë, “Nënë Tereza” dhe “John F. Kennedy”, kryebashkiaku Erion Veliaj përmendi, jo pa ironi Andi Bushatin. Duke iu referuar në veçanti analistëve, Veliaj tha se është e pakuptimtë pse këta revoltohen kur në televizion transmetohet kronika për hapjen e konvikteve për studentët, siç ishte rasti I djeshëm me dy rezidencat e reja për studentët e Fakultetit të Mjekësisë. “Dje ndodhi gjëja më e pabesueshme, që nuk e kisha parë ndonjëherë. Analistët u revoltuan pse u transmetua në televizor hapja e konvikteve? Por, dje, përveç hapjes së konvikteve, në dhamë lajmin se…
Identifikohet autori i dyshuar i masakrës së sotme në Klos. Autor i ngjarjes dyshohet se është Fiqiri Mjeshtri, i cili është shpallur në kërkim. Ngjarja ditën e sotme ndodhi pas një sherri mes dy fiseve që ka përfunduar gjer në përdorimin e armëve./ tirananews.al
Sipërmarrësi Fisnik Syla ndërsa ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Breaking” ku ka folur në lidhje me skandalin e vajzave shqiptare në Dubai, që kthehen në eskorta. Syla u shpreh se pagesat për eskortë në Dubai variojnë nga 5 mijë euro deri në 20 mijë euro për një natë. Mes të tjerash, Sula tha se sheikët kanë edhe disa karakteristika kur i përzgjedhin vajzat. Ai u shpreh se Ambasada Shqiptare në Dubai duhet të pyetet në lidhje me këtë temë. “Ambasada Shqiptare në Dubai duhet të pyetet në lidhje me vajzat shqiptare të cilat përfundojnë si eskorta. Pagesat…
Rëndohet bilanci nga tragjedia në Klos, pasi ka ndërruar jetë edhe babai i viktimës 17-vjeçar që u vra me armë zjarri. Bëhet me dije se ka humbur jetën në spital babai i Danjel Hasulës, 17-vjeçari që mbeti i vdekur në vend pas të shtëna nga autori i dyshuar B. Mjeshtri, ndërsa mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se fuqitë perëndimore po diskutojnë për mënyrat se si t’i ofrojnë Ukrainës më shumë mbrojtje ajrore, në kohën kur Rusia po kryen sulme ajrore “pa dallim”. Për dy ditë me radhë, Rusia kreu një valë të sulmeve ajrore ndaj rajoneve të Ukrainës, duke bombarduar disa qytete, përfshirë edhe Kievin. Moska tha se sulmet ishin hakmarrje për shpërthimin gjatë fundjavës së kaluar në urën që lidh Krimenë e aneksuar dhe Rusinë. “Ne do të adresojmë çështjen se si të rrisim mbështetjen për Ukrainën dhe prioriteti kryesor do të jetë më shumë mbrojtje ajrore…
Komisioni Evropian rekomandoi të mërkurën që Bosnje dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se vendimi final për këtë vend pritet të merret në muajin dhjetor. Varhelyi foli në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku prezantoi paketën vjetore të zgjerimit të BE-së.
Tronditet Klosi këtë mesditë, ndërsa raportohet se është ekzekutuar me armë zjarri një i ri, rreth 17 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Viktima paraprakisht raportohet se është rreth 17 vjeçar, ndërsa ka të paktën dy të plagosur, mes tyre edhe babai i viktimës, raporton BW. Mësohet se konflikti ka ndodhur mes dy fiseve Mjeshtri dhe Hasula, ku kanë pasur konflikte të vazhdueshme me njeri-tjetrin prej kohësh.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Klos. Mësohet se pas të shtënave me armë, një person ka mbetur i vdekur ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shumtë në zonë dhe viktimën të mbuluar me batanije në trotuar.
Ditën e sotme në Këshillin e Evropës kryeministri i vendit Edi Rama do t’i drejtohet Asamblesë Europiane për të hedhur poshtë akuzat për trafik organesh të ngritura nga Dick Marty. Shqipëria me anë të kësaj deklarate të kryeministrit Rama do të kërkojë ndryshimin e raportit të publikuar në vitin 2011. Fjalimi i Ramës do nisë në orën 15:30 dhe do të zgjasë rreth 60 minuta.Sipas këtij raporti Shqipëria është përfshirë së bashku me Kosovën në trafik të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.