Author: tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri sot nga Vau i Dejës thirrje për protesta masive në Tiranë. Berisha deklaroi se do të vijë momenti kur të gjithë do të mblidhen në Tiranë për të larguar Edi Ramën ndërsa shtoi se PD do i japë përgjigje të gjithë problemeve të tyre. “Do vijë momenti me të madh e të vogël, nga 7 deri në 70 të gjithë në Tiranë për rrëzimin e tij. Zotohem para jush se të gjitha problemet që ngritën në këtë takim do të marrin përgjigjen nga programi i PD. Fillimisht duhet të largojmë këtë të keqe të madhe që…

Read More

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka treguar tre emra që i konsideron kandidatë potencialë të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2023. Në “Report Tv”, ai u shpreh disa figura potencialë janë deputetët Grida Duma dhe Belind Këlliçi, si dhe “Grida Duma do jetë një kandidate potenciale për bashkinë e Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti, edhe Belind Këlliçi është lojtar i fortë”, tha Gjuzi.

Read More

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka shfaqur sot një foto në seancën e Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku sipas tij shihet presidenti i Malit të Zi dhe Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç me anëtarë të klanit kriminal Skaljar. Sipas mediave malazeze, Abazoviç paralajmëroi se do të tregojë me emër dhe mbiemër të gjithë personat që shihen në foto me presidentit malazez. “Do t’i paraqes akuzat nga vëllai Abaz dhe do t’ju ??tregoj një foto të Milo Gjukanoviçit me “Skaljarët”, do t’ju?? Tregoj emrat dhe mbiemrat e tyre në mesin e të gjallëve. Prisni…

Read More

Kryeministri Edi Rama i quajti “fantazi të mirëfabrikuara” në Kremlin akuzat e ngritura në drejtim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trafik organesh. Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, Rama tha se akuzat e ngritura fillimisht nga prokurorja Carla del Ponte që sollën më pas raportin e Dick Martyt dhe rezolutën e miratuar në këtë këshill, shkaktuan një padrejtësi të madhe ndaj liderëve të UÇK-së. Pas kësaj mbledhje në KiE, reagime të shumta në mbështetje të Ramës kanë ardhur edhe nga Kosova. Ish-kreu i LDK dhe ish-kryeministri Isa Mustafa shkruan sot: Në Asamblenë e…

Read More

Nuk është gjithmonë e lehtë të dalloni shenjat që mund t’ju duhet pak kohë larg njerëzve të tjerë. Disa shenja për t’u kujdesur përfshijnë: -Ndiheni nervoz. -Acaroheni lehtë, ndonjëherë edhe nga gjërat e parëndësishme. -Ju keni humbur interesin për aktivitetet e përbashkëta me të tjerët. -Jeni të mbingarkuar ose të mbistimuluar. -Ju keni vështirësi të përqendroheni. -Jeni të shqetësuar duke menduar për të kaluar kohë me njerëzit e tjerë. Edhe nëse luftoni me ndonjë nga këto, pak kohë larg mund të ketë një efekt të madh restaurues.

Read More

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Sipas SHMU duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut fitojnë intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të përfshijnë kryesisht ultësirën perëndimore dhe zonën e…

Read More

Daut Haradinaj nga AAK ka shprehur falënderim ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës. “E përcolla me vëmendje kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ishte i saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë”, ka shkruar ish-komandanti i UÇK-së. “E vërteta vonon, por gjithmonë triumfon”. “Respekt kryeministër”.

Read More

Katër edukatore amerikane janë pushuar nga puna, pas publikimit të pamjeve ku ato shihen me maska të frikshme duke tmerruar fëmijët. Ngjarja ka ndodhur në Mississippi dhe në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, njëra prej tyre iu bërtet fëmijëve duke iu thënë që të sillen mirë, ndërsa të vegjlit ulërinin të frikësuar. Sheila Sanders, menaxherja e kopshtit tha se nuk ishte dijeni të sjelljes së edukatoreve. Daycare workers at Lil’ Blessings Child Care in Hamilton, Mississippi thought it would be a great idea to scare the bejesus out of the kids using a ‘Scream’ mask. The video is currently…

Read More

Studiuesja dhe gjuhëtarja Ledi Shamku ka reaguar pas një interviste televizive të kreut të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi. Shamku shkruan në një postim në rrjetet sociale se Gjinushi ka qenë ministër kur ajo studente hyri në grevë urie për t’i rrëzuar “asamblenë” dhe e krahason me Leninin. Ajo thekson se ish-ministri i Ramiz Alisë nga maja e Akademisë po i tregonte serish rrugën ish-studentes së Dhjetorit, tashmë albanologe në Tiranë e pedagoge në Bologna, në Departamentin e Ekselencës të renditur të 42-tin në botë, e që ASA do ketë fatin ta ketë partner.“Po na tregon sërish udhën ne “të…

Read More

“Nuk është nderi ynë, nderi i Kosovës jo e jo, në pyetje është nderi i Këshillit të Europës , nderi ynë është në vend dhe nuk e luan topi”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një komunikim për mediat pas Asamblesë së KiE. Gjithashtu Rama theksoi se historia e organeve të trafikuar nga shqiptarët shkon përtej Hashim Thaçit dhe prek të gjithë kombin shqiptar, duke shtuar se kjo duhet të marrë fund,. “Është gatuar një çorbë e shpifur në përpjekje për të gatuar një ushqim të mrekullueshëm. Për të thënë të vërtetën dhe mbajtur qëndrime që janë ato që…

Read More

Eros Grezda shuan kureshtjen e ndjekësve të tij. Në media u përfol prej ditësh për një lidhje te re dashurie, por mesa duket futbollisti ka vendosur ta bëjë publike, duke postuar për herë të parë një foto me partneren e tij të re. Bëhet fjalë për këngëtaren Ajsel Abazi, e cila ka lidhje familjare me aktoren Almeda Abazi. Ata shihen krah njëri-tjetrit në ashensor, të veshur me të zeza.

Read More