Ekziston një përllogaritje shkencore mjaft e prerë që përshkruan qeniet njerëzore si fizikisht të përsosura. Sipas Raportit të Artë të Bukurisë Phi, gruaja më e bukur është botë është në të vërtetë Jodie Comer. Mjafton të shikoni aktoren e “Killing Eve”, për të kuptuar se ajo ishte 94,52% e saktë në llogaritjen e përsosmërisë fizike. Sipas raportit, sytë, vetullat, hunda, buzët, mjekra, nofulla dhe forma e fytyrës së 29-vjeçares iu afruan më shumë matjeve ideale me një rezultat prej 98.7% vetëm 1.3% larg të qenit forma perfekte. Nuk është e çuditshme që ajo mori vendin e parë, por ajo doli…
Author: tirana
Në prangat e Policisë së Beratit, këtë të mërkurë kanë rënë vëllezërit F.H, 33-vjeç dhe A.H, 30-vjeç banues në Drenovicë, Dimal. Ata janë arrestuar pasi morën me forcë një 15-vjeçar në automjetin e tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenovicë, ku ata morën me forcë dhe me vetëgjyqësi, në automjetin e tyre 15-vjeçarin sepse dyshonin se kishte vjedhur një shumë parash, në banesën e tyre, dy ditë më parë.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Strasburg, aty ku do t’i drejtohet Këshillit të Evropës në lidhje me raportin e Dick Martyt. Në video-n që kryeministri ka publikuar në facebook, shihet që zbret nga avioni “Air Albania”. Rama do t’i drejtohet Këshillit të Europës për të kërkuar rishikimin e Rezolutës numër 1782 dhe të shpallë të pabazuara të gjitha akuzat e ngritura ndaj Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Policia e Shtetit dhe aq më pak Prokuroria, ende nuk kanë dalë të japin informacione mbi fatin e “mbretit të lojërave të fatit”, Ervis Martinaj edhe kur bëhen më shumë se dy muaj nga zhdukja e tij. Sot për herë të parë, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se policia është duke punuar për Martinajn, duke mos dhënë më detaje të tjera, pavarësisht se më herët kryeministri Edi Rama kishte kërkuar nga institucionet shtetërore që “t’i jepej fund kësaj telenovela!”. Zhdukja e Martinajt duket se ka përfshirë drejtpërdrejtë edhe strukturat e policisë, pasi vetë efektivi i Forcave Operacionale…
Opozita ka thënë se brenda tetorit do ti ketë gati emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 2023, por ende nuk është vendosur sesi do të dalin emrat. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha thotë se mënyra më e mira është që kandidatët të dalin është përmes sondazheve. “Një sondazh i pavarur, do ishte gjëja më e mirë, e cila do jepte realisht një votë apo pëlqim të qytetarëve. Ne kemi bërë një diskutim me aleatët, është një mënyrë e cila e bën pak më të thjeshtë për mos t’i dhënë autoritetin një vendimarrësi për të zgjedhur kandidatët. Nuk ka…
Në 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kanadasë, vendin tonë e ka vizituar kryetari i Parlamentit të Kanadasë, Antony Rota. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ai bëri të ditur se janë mbi 35 mijë shqiptarë që jetojnë në Kanada, të cilët shërbejnë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Presim me padurim të takojmë deputetë të vendit tuaj të bukur, të takojmë shumë shqiptarë, të parashikuara këto takime në programin tonë. Të kemi dialog në fusha si diversiteti, të drejtat e njeriut dhe ndryshimet klimatike. Jemi këtu edhe për të shënuar 35-vjetorin…
Për herë të parë pas sulmeve kibernetike të hakerave nga Irani në sistemet e Policisë së Shtetit, ka folur për mediat drejtori Muhamet Rrumbullaku. Ai thotë se nuk ka dalë asnjë sekret shtetëror duke theksuar se disponojnë 100% të informacionit. “Është një listë emrash, pavarësisht se janë punonjës policie nuk kanë të bëjnë me informacion të klasifikuar sekret shtetëror dhe as me sistemet e Policisë së Shtetit. Ne e disponpojmë 100% informacionin tonë, asgjë nuk është e ekspozuar pavarësisht deklaratave. S’kemi frikë nga askush. Punonjësit e policisë nuk kanë frikë nga askush. Po kryejnë detyrën e tyre”. Sa i përket…
10 vite burg kërkon SPAK-u për iranianin Bijon Poolandrag, i akuzuar se përgjonte komunitetin e muxhahedinëve në Shqipëri. Iraniani akuzohet se ka hapur një llogari “Telegram” duke përdorur numrin telefonik të një të njohure të tij shqiptare, pa dijeninë e saj. Më tej, përmes aplikacionit ka bërë komunikime të shumta me shtetas të huaj. Ai akuzohet për “përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve” dhe “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”. 45-vjeçari u arrestua në tetor të vitit 2020 nga policia shqiptare. Gjatë kontrollit të banesës 45-vjecarit iu gjetën 4 telefona celularë, një USB,…
Para SPAK-ut këtë të mërkurë po mbahet protesta nga Aleanca për Teatrin dhe e mbështetur nga Partia Demokratike. Regjisori Edmond Budina i kërkoi që SPAK-ut që të luftojë mafien dhe jo qytetarët. Në fjalën e tij, ai tha se Prokuroria e Posaçme duhet të bëjë çmos që Teatri Kombëtar të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte. Po ashtu në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, Budina i është përgjigjur edhe ambasadores Yuri Kim, ku tha se ata nuk kanë kërcënuar asnjë prokuror. Një ditë më parë Yuri Kim apelonte për frikësim të gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Mos i kërcënoni prokurorët thonë…
Ka zona ku uji ka qenë gjithmonë i pakët. Por, ka edhe zona të tjera ku reshjet janë konstante. Neoman Studios ka përpiluar një listë të qyteteve ku bie më shumë shi në një vit, me të dhënat nga “Climate Data”. Për të organizuar renditjen, u analizuan 64 429 qytete në të gjithë botën, ku bie të paktën 1 mm shi ose borë. Buenaventura, në Kolumbi, renditet i pari si qyteti me më shumë reshje, me një mesatare prej 258 ditësh me shi në vit. Buenaventura (Kolumbi)-258 ditë me shi në vitManizales (Kolumbi)-257 ditë me shi në vitSan Vito (Kosta…
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, po mban një konferencë këtë të mërkurë, ku po prezantohet projekti i financuar nga SHBA-ja për trajnimin e shkollës së magjistraturës dhe akademisë së sigurisë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. I pranishëm në aktivitet, zv/ambasadori amerikan në Tiranë, Demian Smith, i cili u shpreh se askush nuk mund të mbrojë viktimat e trafikimit i vetëm, ndaj duhet të jemi aleatë për të luftuar trafikimin. “Këtë vit pamë një rritje të ndjekjeve penale dhe dënimeve të trafikantëve. Asnjë vend nuk mund ta luftojë trafikimin vetëm. Arsyeja pse qeveria e SHBA financoi këtë projekt që…
Prokurorja e Tiranës Deniona Katro konfirmohet në detyrë nga KPK. Prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Komisioni e ka përfunduar hetimin administrativ për Katron në të tre kriteret e rivlerësimit, ku nga sa u relatua të hënën, i është kaluar barrë prove vetëm për pamjaftueshmëri në blerjen e një automjeti në shumën 256 mijë lekë, gjetje për të cilën ajo dha shpjegime. Deniona Katro e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficere e policisë gjyqësore. Në vitin 2008 ajo u emërua prokurore në…