Kreu i PL Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka reaguar pasi Kosova miratoi vendimin për të dhënë 100 euro shtesë për çdo pensionist për muajin tetor në kuadër të kriës ekonomike. Meta shkroi se “ndihma e Qeverisë Rama për pensionistët nuk është as sa një kafe në ditë, sepse paratë ajo i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorët dhe koncensionet”, ndërsa shtoi se për pensionistët në Shqipëri jetesa është e papërballueshme. Postimi i plotë: Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Qeveria e Kosovës ndërmerr hapa konkretë për të mbështetur shtresat në nevojë për përballimin e krizës së…
Author: tirana
Ish-ylli i mesfushës së Interit, Wesley Sneijder, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” përpara ndeshjes së sotme mes zikaltërve dhe Barcelonës. “Nëse e shoh veten te Calhanoglu? Nuk më pëlqen të krahasoj lojtarë të epokave të ndryshme. Sigurisht, ai dhe unë luajmë në pozicione pak a shumë të ngjashme dhe ne na pëlqen të bëjmë të njëjtat veprime, të japim topin e gjatë, të gjuajmë në portë nga distanca të ndryshme, të godasim goditjet e lira. Për mua Interi ka shumë cilësi në mesfushë, nga Barella te Mkhytarian. Asllani? Ai është një transferim i jashtëzakonshëm për të ardhmen,…
Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së ka thënë se një central bërthamor ukrainas i rrethuar nga trupat ruse ka humbur fuqinë e jashtme të nevojshme për sistemet e tij jetike të sigurisë. Linja e energjisë e restauruar së fundmi që furnizon termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia në Ukrainë është ndërprerë për herë të dytë në pesë ditë, duke e detyruar centralin të kalojë në gjeneratorët e emergjencës me naftë, tha të mërkurën shefi i mbikëqyrjes atomike të OKB-së, Rafael Grossi. “Ekipi ynë në termocentralin bërthamor Zaporizhzhya më informoi këtë mëngjes se termocentrali ka humbur të gjithë fuqinë…
Policia italiane në Varese ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në kuadër të shërbimeve të kontrollit të gjerë territorial, një shtetas shqiptar. Ky i fundit kërkohej në Shqipëri pasi akuzohet për vrasje dhe prodhim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe municionit. Një postbllok policie ndaloi shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, në automjetin e tij, një Mercedes, teksa po udhëtonte në Viale Belforte. Pas kontrollit të plotë, agjentët zbuluan se ai ishte person në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për ekstradim të lëshuar nga Gjykata e rrethit Lezhë. Ai akuzohet për vrasje…
Pensionistët e Kosovës në muajin tetor do të marrin nga 100 euro shtesë, vendosi Qeveria e Kosovës më 12 tetor. Ndarja e këtyre mjeteve është në kuadër të pakos për përballje me inflacionin, tha zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë mbledhjes së Qeverisë. “Prandaj, për këtë qëllim duhet të ndahen mjete buxhetore prej mbi 28 milionë eurosh”, tha ai. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2021, Kosova ka rreth 143 mijë pensionistë që marrin pensionet bazike të moshës, nga 100 euro në muaj, dhe rreth 50 mijë pensionistë kontribut-pagues të moshës. Këta të fundit…
Pas përfundimit të investimeve në qendër të qytetit, Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit kanë nisur punën për shtrimin e mbi 70 mijë metra katror në lagjet e qytetit. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Gledian Llatja inspektuan punimet për transformimin e lagjes “Haxhias” në Elbasan.“Ajo çfarë po bën Bashkia e Elbasanit është një transformim tërësor. Jo me shpenzime luksi, por shumë të nevojshme për njerëzit këtu pasi kur binte shi i mbyste balta dhe infrastruktura nuk qe e duhura. Janë një sërë…
Pedagogia Malvina Tafçiu thotë se deklarata e Ikballe Hudutit, e cila tha se i ka gjetur dy gra të tjera bashkëshortit të saj, është personale dhe se ajo nuk mund të quhet islamologe. Edhe ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thotë se një burrë nuk mund të jetë i martuar me disa gra njëkohësisht dhe se kjo duhet të rregullohet nga ana ligjore. “Në aspektin ligjor, ata janë në shkelje të ligjit. Nuk duhet të ndodhë në atë mënyrë që ndodh. Absolutisht. Ka pasur disa raste në xhami. Ka raste që ka edhe braktisje të këtij lloji, ndërkohë që nuk ka…
Një grua e re, nënë e tre fëmijëve ka treguar mes lotësh historinë e saj dhe raportet jo të mira që ajo ka me vjehrrën dhe kunatin. Në emisionin “Me zemër të hapur” nga Evis Ahmeti ajo shprehet se fillimisht me vjehrrën ka shkuar mirë, por marrëdhëniet ndryshuan. Merita tregon se dhuna ka qenë nga më brutalet dhe se vjehrra dhe kunati kanë ushtruar presion psikologjik për t’u larguar e reja nga banesa e të shoqit pasi pretendojnë se ajo banesë është e tyre. Ajo po ashtu rrëfen se për shkak të mbrojtjes që i ka bashkëshorti, ai sot ndodhet…
Në një konferencë me gazetarët, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka folur për bashkimin e grupeve në PD për zgjedhjet lokale. Por që të arrihet në bashkëpunim, ai tha se grupi i Alibejat duhet të tërheqi ankimimin në Gjykatën e Apelit për çështjen e statutit të PD-së. “Ankimimi është anti-ligjor. Ne kemi kërkuar jo kusht, por dëshira për bashkëpunim duhet të konkretizohet me veprime konkrete, tërheqja e një ankimi anti-ligjor, sepse kjo i vë një pikpyetje të madhe marrëdhënies. Kandidati është i përbashkët”. Pyetje: Në ç’pikë janë negociatat mes jush dhe palës tjetër? Luçiano Boçi: Bisedimet, se nuk ka negociata,…
Gazetari i njohur, Milaim Zeka, shquhet për mendimin e tij të drejtpërdrejtë. Ai ishte sot në një lidhje direkte me emisionin “Wake Up”, ku u diskutua në lidhje me ‘lakuriqësinë në ekrane’. Gjithashtu u fol edhe në lidhje me rritjen në karrierë të personave të medias. Sipas Zekës, shumë fytyra publike dhe prezantuese të spektakleve të jashtëzakonshme, janë larguar nga puna se janë ngacmuar nga shefat. “Ne e dimë që ka fytyra, alamet fytyrash publike, edhe prezantuese të spektakleve të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe Kosovë, që janë larguar nga puna për shkak të ngacmimeve seksuale që kanë ardhur nga drejtorët…
Një 33-vjerçar nga Laçi është arrestuar nga policia pasi vidhte supermarkate në Durrës dhe Tiranë. Shtetasi S.XH në datat 4,5 dhe 7 tetor ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e grumbulluara nga denoncimet për raste vjedhjesh në supermarkete, të adresuara ditët e fundit në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: -S. Xh., 33 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi në datat 4, 5 dhe 7 tetor, ka…
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë së cilës theksoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Blinken dhe Kurti kanë diskutuar për nevojën e “intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në qendër të saj”. Në një prononcim lidhur me bisedën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se Blinken kishte theksuar nevojën e “angazhimit të vazhdueshëm të të dyja vendeve për integrimet evropiane arritjen e paqes në rajon”. Me presidentin Vuçiç është diskutuar për…