Author: tirana

Krijimtaria europiane, sidomos ajo spanjolle mban nje peshë të madhe në krijimtarinë botërore të muzikës klasike dhe jo vetëm. Vallet, meloditë, ritmi, muzika tradicionale e këtij vendi magjepsës është padyshim një arsye për t’u vendosur në skenë. Tirana, si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë” për këtë vit, do të ketë në larminë e aktiviteteve të saj tingujt spanjollë plot ritëm, emocion, dëshirë dhe zjarr të kompozitoreve si I. Albeniz, E. Granados, M. De Falla etj. Në kuadër të festë Nacionale Spanjolle, me datë 12 Tetor 2022 ora 19:00 do të realizohet një koncert me muzikë Klasike, duke ndërthurur instrumenta të ndryshëm…

Read More

Çfarë produkti do të kenë kontrollet e FNSH-së në qytetin e Vlorës? Mund të nxjerrin në dritë misterin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj? Që prej zhdukjes së tij më 2 gusht, kontrollet e policisë kanë qenë të shumta për të zbuluar mbi fatin e Martinaj. në konferencën e kësaj të mërkure, Policia e Vlorës është pyetur në lidhje me kontrollet e shumta që kanë zhvilluar ditët e fundit dhe në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe se a kanë lidhje këto kontrolle me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Policia sqaron se shërbimet e policisë janë duke hetuar dhe se…

Read More

Në prangat e Policisë së Vlorës, ka rënë një çift bashkëshortësh nga Saranda, pasi akuzohen për kontrabandë të medikamenteve mjekësore të llojeve të ndryshme. Ata janë identifikuar si Kristo, 64 vjeç dhe Aleksandra Angjeli, 62 vjeçe. Në farmacinë e tyre në lagjen nr. 1 në Sarandë, gjatë një operacioni të policisë, u gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë. Edhe në banesën e tyre u ushtrua kontroll dhe u zbulua se në 2 dhoma kishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë…

Read More

Me rritjen e sulmeve ruse në Kiev, dhe frika e përdorimit të armëve bërthamore, bën që presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe lideri rus, Vladimir Putin të ulen në një tryezë. Biden deklaroi dje se nuk ka qëllim të takohet me Putinin në samitin e G20 që do të zhvillohet javën e ardhshme. Por nga ana tjetër, Biden ka një kusht për Putinin. Presidenti tha se nëse homologu i tij rus shprehet i gatshëm të diskutojë lirimin e basketbollistes amerikane që është burgosur nga Rusia, do të mendojë opsionin e takimit kokë më kokë me Putinin. “Nuk kam ndërmend ta…

Read More

Pas Kosovës, një rast i tmerrshëm i përdhunimit ka tronditur opinionin publik në Greqi. 53-vjeçari Ilias Michos dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur 12-vjeçe, të cilën e ka dërguar për disa muaj edhe tek të tjerë që të abuzonin seksualisht me të kundrejt pagesës. Kurse gruaja e Michos i ka ofruar familjes 10 mijë euro për të mos e çuar çështjen në polici. Në emisionin “Mirëmëngjes Greqi”, gjyshja e të miturës ka rrëfyer detaje tronditëse. “Jemi në situatë të mjerushme. Trauma që pësoi fëmija nuk paguhet as 10 mijë euro, as me miliona. Ne pamë disa…

Read More

1/3 e ekomonisë botërore mund të bjerë në recesion deri në vitin 2023, thuhet në parashikimin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Parashikimi është me notën më të dobët si asnjëherë më parë në rreth 20 vitet e fundit me përjashtim të parashikimeve gjatë pandemisë dhe krizës botërore financiare. Si arsye kryesore FMN përmend rritjen e vrullshme të çmimeve që pas sulmit rus ndaj Ukrainës, gjë që ka kufizuar dukshëm aftësinë blerëse. Ekonomia botërore ndodhet përpara sfidash gjigante, sepse inflacioni është më i zgjatur nga sa mendohej e edhe Kina po e humbet aftësinë blerëse. “Më e keqja pritet…

Read More

Nga protesta e djeshme në Elbasan kundër rritjes abuzive të çmimit të naftës, Partia Demokratike sot do të protestojë para Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit. Protestuesit do të kërkojnë drejtësi për Teatrin Kombëtar që u shemb në mënyrë kriminale. “Thirrje për protestë! Thuajse 3 vjet nga shembja kriminale e Teatrit Kombëtar dhe SPAK hesht. Heshtja është bashkëfajësi. Qytetarët kërkojnë drejtësi! Nesër në ora 10:00, përpara godinës së SPAK-ut,”- njoftoi dje PD-ja. Një ditë më parë, qytetarët fikën për rreth një orë makinat në Elbasan, në shenjë proteste kundër rritjes së çmimit të naftës. Në prononcimet për mediat qytetarët u shprehën…

Read More

“Policia nuk e kërkon për të gjallë Ervis Martinajn”, kështu shprehet gazetari Sokol Bregu. Duke u ndalur tek interesi i madh publik ndaj Martinajt, Bregu tha se kanë qenë hetimet e dyshimta që kanë rritur profilin e tij në interesin e publikut. Po ashtu për të kjo ngjarje do të vijojë shumë gjatë, pasi policia po e kërkon që ta raportojë të zhdukur. Sipas tij një nga arsyet pse SPAK-u nuk e merr përsipër hetimin e Ervis Martijnajt, është se nuk kanë asnjë provë ligjore. “Policia nuk ne kërkojnë për të gjallë e kërkojnë për statusin e të humburit, po…

Read More

Komisioni Europian në raportin për 2022, në një nga pikat e saja, Shqipëria vlerësohet pozitivisht për politikën e saj të jashtme të linjëzuar me atë të Bashkimit Europian, si dhe për rolin në rajon. Me nota pozitive përshkruhet dhe nisma “Ballkani i Hapur”, e nxitur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por që ka hasur në kundërshtime të forta nga Kosova. “Për sa kohë që nisma e “Ballkanit të Hapur” është në përputhje me kuadrin e Tregut të Përbashkët Rajonal, përputhet me standardet e BE-së dhe është plotësisht e hapur dhe gjithëpërfshirëse, është një hap i dobishëm drejt zhvillimit…

Read More

Komisioni Europian vlerëson ecurinë e Shqipërisë në rrugën e reformave që lidhen me procesin e integrimit, duke theksuar se ajo duhet të përparojë më tej së bashku me opozitën dhe shoqërinë civile. Korrupsioni vijon të konsiderohet një shqetësim serioz, ndërsa vendi paralajmërohet se nismat për amnistinë fiskale dhe të ashtuquajturat “pasaporta të arta” rrezikojnë të bien ndesh me normat e Bashkimit europian. Një fushë ku shprehimisht shkruhet se nuk është bërë përparim, është ajo e lirisë së shprehjes. Dokumenti i Komisionit është një radiografi e gjendjes së vendit në raport me kriteret që duhet të përmbushë në procesin e tij…

Read More

Këtë të mërkurë, do të luhen ndeshjet e tjera të Kupës së Shqipërisë, ku në fushë do të zbresin dhe skuadrat e mëdha të Kategorisë Superiore. Partizani pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, do të kërkojë të bëjë detyrën në Elbasan, ndaj Orikut. Tirana duket që e ka të siguruar kalimin më tej përballë Veleçikut, që pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë dhe për këtë tekniku Orges Shehi do t’i japë mundësi lojtarëve që kanë luajtur më pak. Vllaznia ka një detyrë të vështirë përballë Flamurtarit, pasi vlonjatët i përmbysën 2-1 në sfidën e parë. Në ndeshjet…

Read More

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalim të rëndësishëm për Shqipërinë dhe Kosovën në Këshillin e Europës në Strasburg. Në postimin e parë në facebook, vetë kreu i qeverisë ka treguar se është rrugës për në Strasburg, ku teksa i uron ndjesëve një ditë të mbarë, i fton që të ndjekin fjalimin e tij në orën 15:30. “MIRËMËNGJES dhe rrugës drejt Strasburgut, për t’iu drejtuar Asamblesë së Këshillit të Europës sot në 15:30, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama. Kryeministri Rama do t’i drejtohet Këshillit të Europës për të kërkuar rishikimin e Rezolutës numër 1782…

Read More