Sot pritet që të jetë një ditë e madhe për Kosovën. Në Komisionin Europian pritet të miratohen raportet e progresit për vendet aspiruese për të hyrë në BE. Në disa fusha raporti do jetë i ndryshëm për Kosovën, por tek liberalizimi i vizave Komisioni Europian i mbetet besnik qëndrimit të vitit 2018. KE-ja thotë se regjimi i vizave për shtetasit e kosovës duhet hequr dhe se kushtet janë përmbushur. Ditën e djeshme deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, gjatë fjalimit të tij në Asmblenë e Këshillit të Europës, teksa tha në shqip “Kosova është Europë”, bëri thirrje që Kosova të njihet nga…
Author: tirana
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalim të rëndësishëm për Shqipërinë dhe Kosovën në Këshillin e Europës në Strasburg. Rreth orës 15:00, Rama do t’i drejtohet Këshillit të Europës për të kërkuar rishikimin e Rezolutës numër 1782 dhe të shpalli të pabazuara të gjitha akuzat e ngritura ndaj Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Raporti i vitit 2011 nga Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Europës ngre pretendime për trajtim ç’njerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore…
Dashi Duhet të mësoni të menaxhoni më mirë situatën në dashuri, sepse ajo kërkon më shumë vëmendje. Rrezikoni të humbni gjithashtu durimin lehtësisht, dhe në disa raste humbja e durimit interpretohet si një keqardhje e madhe. Demi I dashur Dem ka çështje të pazgjidhura që do të zgjidheshin më mirë para se të jetë tepër vonë. Për ata që janë beqarë, ndoshta është momenti i duhur që të mund të takojnë një shpirt binjak. Binjakët Të dashur Binjakë, këtë javë do të ketë kthesën e pritur, qoftë edhe në dashuri. Lajme të mundshme pune dhe disa kontakte të rëndësishme në…
Këtë të mërkurë, moti do të jetë me vranësira mesatare me reshje shiu lokale. Temperaturat minimale do të luhaten 10-18 gradë në veri në mëngjes, gjatë ditës do të jenë me rritje 16-19°C në veri deri në 21-24°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 10 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 ballë në det të hapur.
Artan Lame ka rrëfyer në emisionin “Opinion” historinë e arit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai tregoi se me largimin e mbretit nga vendi, 2.3 tonë ar mbeti në Bankën e Italisë në Romë. “Në 8 shtator 1943 kapitullon Italia, Në Romë hynë gjermanët dhe një nga gjërat që bënë ishte dhe bllokimi i arit shqiptar në Banca d’Italia ku ishin 55 arka të vogla që u gjetën në bodrumet e bankës me siglën ari i Shqipërisë. Operacionin për bllokimin e arit shqiptar e ndoqi Herbert Kapler e hoqi nga banka dhe e kyçi në një vend tjetër. Qeveria…
Gjyqtarja Bernina Kondi ka dalë përfundimisht ka sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtares Bernina Kondi. Ish-gjyqtarja e Apelit, kishte ankimuar vendimin e KPK-së, kërkesë e cila nuk u pranua, duke e larguar atë përfundimisht nga drejtësia. Trupa gjyqësore e KPA përbëhej nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë. Kondi u shkarkua nga KPK më 15 qershor 2020, për shkak të problemeve me pasurinë dhe paaftësinë për të justifikuar blerjen e dy apartamenteve. Bernina Kondi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në…
Forca të shumta policie kanë zbakuar në Lazarat pasditen e sotme, ku janë kryer kontrolle rutinë, pasi ka patur informacione për armatime në banesa. Uniformat blu kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh në banesat e këtij fshati për të rënë në gjurmët e armatimeve. Ende nuk dihet se çfarë kanë konstatuar efektivët e Policisë gjatë këtij aksioni “blic”. Kujtojmë se tre ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët e Lazaratit, ku u shpreh se “ata që përdorën terror ndaj jush, do të marrin përgjigjen e merituar”.
Në të kaluarën, disa studime kanë argumentuar se të qenit më i gjatë se mesatarja duket të jetë i lidhur me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, hipertensionin dhe kolesterolin e lartë. Një lidhje kurioze midis gjatësisë dhe shëndetit, e cila tani rikthehet, por në të kundërt. Një studim i publikuar së fundmi thotë që meshkujt më të gjatë se 1.75 metra kanë më shumë gjasa të kenë probleme shëndetësore, që synojnë sistemin venoz dhe ekstremitetet. Studiuesit nga Programi “VA Million Veteran”, një nismë e qeverisë amerikane e krijuar për të kuptuar faktorët që ndikojnë mbi shëndetin,…
Në fundivitin e 2021 në telefonat celularë të shqiptarëve në kohë rekord filloi të shpërndahet lista e pagave. Kurioziteti bëri që të gjithë ata që kishin një telefon celularë smart, apo një kompjuter të shkarkonin dokumentin në formatin e exelit me qëllimin e vetëm që të zbulonin pagat e të tjerëve. E njëjta gjë ndodhi edhe me listën e targave të automojeteve, numrave telefonik apo dhe dokumenteve zyrtare. Sa herë që grupet e hakerave iranianë ushqenin shqiptarë me informacione apo dokumente qeveritare, aq herë shqiptarët i kanë shkarkuar këto të dhënat në telefonat e tyre duke ia dërguar njërit-tjetrit. Ekspertët…
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Lezhës. Bëhet fjalë për 44-vjeçarin Ferdinand Ndoja nga Fushë Kuqe e Kurbinit, i akuzuar për “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe municioneve”. Ai është vënë në pranga më 10 tetor në Varese, i cili u kap teksa drejtonte një mjet tip ‘Mercedes’, teksa po kalonte përmes Viale Belforte. Pas kontrollit të plotë, agjentët zbuluan se ai ishte person i kërkuar nga autoritetet shqiptare, ndërsa akuzohet nga Gjykata e Lezhës. Në Gusht të vitit 2021, Ferdinand Ndoja ka tentuar të…
Një Juventus zyrtarisht në krizë. Bardhezinjtë janë mposhtur 2-0 ndaj Maccabi Haifa dhe tashmë janë me një këmbë jashtë Champions League. Italianët e pësuan që në pjesën e parë, kur për vendasit realizoi 2 herë Atzili 7′ 47. Kjo humbje e lë Juventusin në vendin e 3 me vetëm 3 pikë, 4 më pak se PSG dhe Benfica që luajnë sot në mbrëmje. Ndërkohë, kualifikimi bëhet edhe më i vështirë për mos thenë i pamundur, pasi kanë mbeture dhe 2 ndeshje nga përfundimi i fazës së grupeve.
Ukraina ka thënë se 32 ushtarë të saj janë liruar në kuadër të këmbimit të të burgosurve me Rusinë. “Sot ka ndodhur një tjetër këmbim i të burgosurve. Ne kemi arritur të lirojmë 32 ushtarë tanë dhe të marrim trupin e shtetasit izraelit, Dmytro Fialka,” ka thënë Andriy Yermak, shef i Zyrës së Presidencës ukrainase, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka thënë se të gjithë ushtarët e liruar kanë qenë “në zonat e luftimeve të ashpra” dhe disa prej tyre janë konsideruar të zhdukur. Ushtarët janë duke marrë trajnimet mjekësore dhe do të bashkohen më pas me familjarët…