Tre shqiptarë kanë dalë sot në gjyq pasi u kapën me rreth 300 bimë kanabisi, të cilat nëse hidheshin në treg për shitje kapnin vlerën e 118 mijë paund. Sasia e kanabisit u gjet brenda një klubi nate të braktisur në jug të Cumbrian. Policia konfirmoi të dielën se tre burra ishin arrestuar pas ekzekutimit të një urdhër-arresti në një pronë në Croën Street në Millom të Britanisë së Madhe, ku u zbulua një ferme kanabisi. “Aktiviteti hetimor mbetet në vazhdim ndërsa policia po kryen hetimet në vendngjarje”, tha një zëdhënës i policisë. Bëhet fjalë për shtetasit Emiljano Marku dhe…
Author: tirana
Duke folur për zgjedhjet vendore të vitit 2023, anëtari i Kryesisë së PD-së, Enno Bozdo theksoi se të gjithë partitë opozitare janë në mbështetje të PD. Bozdo theksoi se nuk do të ketë shmangie të primareve. Për të mbyllur çdo kapitull dhe çdo sulm ndaj PD-së, sipas Bozdos, grupi i Alibeajt duhet të tërheqë padinë në gjykatë. “Së pari PD ka siguruar mbështetjen totale të të gjithë partive të tjera opozitare.Të gjithë partitë opozitare janë bërë një me PD.Së dyti siç ka thënë dhe Berisha, nuk kushtëzojmë askënd i ftojmë të gjithë të bëhen pjesë. Kushti është që kandidati të…
Një qytetar ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID. Pacienti ishte 86 vjeç, nga Tirana. Ndërkohë, janë kryer 769 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 31 qytetarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 327,484 që nga fillimi i epidemisë.
Agron Gjekmarkaj është treguar kritik ndaj Partisë Demokratike, por edhe mazhorancës. Nënkryetari i Kuvendit shkruan në rrjetet sociale se: “Në PD-në e kontrolluar nga Sali Berisha, në të hershmen dhe në të renë nuk flitet pa leje. Dje dhe sot , kolegë dhe zëra nga pjesa tjetër, sapo grupi parlamentar i PD-së ofroi një mundësi të sinqertë për të biseduar mbi mënyrën e bashkëpunimit për të mundur Edi Ramën në zgjedhjet lokale, vrapuan t’i fryjnë zjarrit të ndasisë, flakët e së cilit djegin të ardhmen e demokratëve. Këto duhet të ndalen në interes të qytetarëve. Nëse nuk kanë ndonjë fjalë…
Ekzistojnë disa versione të origjinës së termit taksi. Ekziston një hipotezë e natyrës historike, e lidhur me sistemin e shpërndarjes së postës, e cila sheh si protagoniste familjen fisnike gjermane Thurn und Taxis (nga e cila rrjedh fjala “taksi”). Familja, me prejardhje nga princat e Perandorisë së Shenjtë Romake, që nga shekulli i pesëmbëdhjetë, kishte për detyrë të përhapte dhe menaxhonte sistemin postar në Europë dhe ruajti monopolin e saj deri në vitin 1866. Por çfarë lidhje ka postimi me transportin privat të pasagjerëve? Para lindjes së mjeteve motorike, ata që kishin nevojë urgjente për të udhëtuar përdornin një karrocë…
Në listën e personave që Kanye West ndjek në llogarinë e tij në “Instagram” rezulton edhe emri i modeles shqiptare, veprim i cili ka tërhequr vëmendje. Mes më shumë se 7 mijë emrave vihet re dhe ai i Oriola Marashit. Po ashtu, edhe modelja e ndjek atë. Reperi ka qenë i martuar me Kim Kardashian prej shtatë vitesh. Ata kanë katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një reagim lidhur me projektin për ndërtimin e portit të Durrësit, ai akuzon qeverinë se po bllokon dhe i fshihet kërkesës zyrtare për informacion. Vasili u shpreh se prej dy muajsh nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit për këtë projekt. REAGIMI I VASILIT Afera e portit te Durresit, Qeveria e tmerruar bllokon dhe i fshihet kerkeses zyrtare per informacion!Qe rreth dy muaj me pare i jam drejtuar me leter zyrtare Ministrise se Infrastruktures dhe Trasportit dhe per dijeni Edi Rames per te zbardhur te verteten e Portit…
Asambleja e KE vendos hartimin e rezolutës për të drejtën e informimit mbi dokumentat historike Kryetarja e Komisionit parlamentar të Kughevem Klotilda Bushka thekson se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendosi të hartohet një raport e të diskutohet një rezolutë për të drejtën e informimit mbi dokumentat historikë me fokus ish regjimet autoritare.”Asambleja kërkon një studim për Evropën mbi këto çështje dhe hartimin e rekomandimeve për shtetet anëtare, me synim që e vërteta objektive të bëhet transparente dhe mos përsëriten më gabimet e të shkuarës.Jam e nderuar që Komiteti i Çështjeve Ligjore në Asamble vendosi me unanimitet caktimin tim…
Ushtria ukrainase ka publikuar pamjet e filmuara nga ajri ku shfaqet qartazi një goditje e forcave të tyre speciale ndaj një karvani automjetesh të ushtrisë ruse. Pamjet e publikuara shfaqin momentin kur sistemi i avancuar amerikan MLRS, godet me një precizion tepër të lartë një autokolonë mjetesh të rënda ushtarake ruse. Trupat elitare të Ukrainës, pretendojnë se brenda mjeteve të autokolonës ruse po transportohej municion luftarak. “Kemi shkatërruar armikun aty ku më së paku e ka pritur. Kemi goditur logjistikën, pikat e kontrollit dhe pajisjet që u nevojitën në fushëbetejë”, thuhet në deklaratën e ushtrisë ukrainase.
Pas sulmeve kibernetike që kanë përfshirë Ballkanin kryesisht Shqipërinë në një pjesë të madhe të instutucioneve shtetërore nga hakerat iranianë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë pre e sulmeve të tilla. Hakerat rusë kanë sulmuar disa nga aeroportet më të mëdha amerikane. Objekt i tyre ka qenë kontrolli i trafikut ajror dhe komunikimi i brendshëm i kompanive ajrore në disa prej aeroporteve. Për pasojë, pasagjerët e kishin te pamundur aksesin në faqet kryesore të kompanive si dhe të monitoronin trafikun ajror në aeroporte. Grupi i hakerëve i njohur si Killnet ka sulmuar disa faqe të Aeroportit Ndërkombëtar të…
Planet për të nisur emigrantët shqiptarë me varka drejt Ruandës në mënyrë që të ulet numri i emigracionit në Britaninë e Madhe ka ndezur debate të mëdha. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ nga qyteti Kigali i Ruhandës, deputeti Ervin Salianji akuzon qeverinë “Rama” se nuk ka asnjë plan për shqiptarët që rrezikojnë të deportohen drejt këtij vendi. “Qytetarët shqiptarë që emigrojnë në mënyrë të paligjshme, rrezikojnë të përfundojnë këtu në Kigali, Ruhanda. Ministrja e re e Brendshme e Britanisë së Madhe ka thënë qartësisht se po ndiqen procedurat ligjore që azilkërkuesit apo ata që vijnë në mënyrë të paligjshme, sidomos…
Shumë të rinj përshkojnë me gomone detin për të shkuar në Angli. I njëjtë është dhe rasti i një 20-vjeçari nga Tirana i cili ka rrëfyer të gjitha peripecitë. “Nga Tirana në Francë shkuam në rrugë tokësore, pastaj nga Franca në Angli ikëm me gomone. Gjithë rruga ishe 5 mijë paund. Kemi qëndruar 10 orë në det, kemi qenë diku tek 40 persona nga këto dhe gra më fëmijë me bebe”,- tregon ai. Vendimi për të shkuar në Angli, na thotë se erdhi si pasojë e kushteve të vështira në Shqipëri. “Ishte një zgjidhje e detyrueshme sesa prej qejfit. Të…