Dy vëllezër nga Elbasani dyshohet të jenë autorët e djegies së automjetit të një 34-vjeçari në Bilisht. Në prangat e policisë ka rënë Durim Stafa, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, Resmi Stafa. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 10.10.2022, në qytetin e Bilishtit, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj. Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasit D. S., 35 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 40 vjeç (vëllezër), të dy…
Author: tirana
Strukturat shëndetësore publike të të gjitha niveleve në vend vijojnë të kenë me qindra vende të lira për punonjës të shkencave mjekësore teknike. Pjesa dërrmuese e nevojave të raportuara janë për infermierë, mami, si dhe laborantë, kryesisht pranë qendrave shëndetësore dhe strukturave spitalore në rrethe. Pas vlerësimit të bërë në të gjitha strukturat mjekësore që mbulojnë të katër rajonet, Rajoni i Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Vlorës, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka konfirmuar të gjitha vendet e lira të punës për specialistë të profileve infermieri, teknik laboratori apo imazherie, mami, logopedi dhe fizioterapi në të gjithë vendin. Qendrat shëndetësore,…
Mbështetës të Partisë Demokratike u mblodhën sot në sheshin “Gensher” për të protestuar. Ata zgjodhën që në formë simbolike kundër çmimit të lartë të naftës të fiknin makinat dhe të bllokonin qarkullimin në këtë shesh. Njëra nga qytetaret, e revoltuar, anetare e “Rithemelimit” te Berishes tha se “i mjeri në këtë mes është populli, i cili ka mbetur në dorë të kryeministrit.” “Mjerë popullin e shkretë çfarë e ka gjetur me një drogmen, që është në dorën e atij. Atë po nuk e hoqi qafe njeri, bini nënës një snajper edhe… ta vras mu në lule të ballit. Çfarë do…
Partia Demokratike njeh ende Lulzim Bashën si Kryetar të saj. Të paktën kështu mund ta lexojë kushdo që vendos të klikojë dhe të hapë për informacione shtesë faqen zyrtare të kësaj force politike. Ndonëse Basha ka kohë që është tërhequr tashmë nga drejtimi i kësaj force politike dhe brenda selisë blu ka një luftë të hapur mes Alibeajt dhe grupit të Rithemelimit me Berishën në krye, online rezulton se kryetari nuk ka ndryshuar. Edhe strukturat e tjera në faqe online vijojnë që të jenë po ato të zgjedhura nga Lulzim Basha. Me rikthimin e Berishën në krye të PD-së, pothuajse…
Rodric Braithwaite * Të gjithë kanë një rrëfim kombëtar, të ndërtuar nga fakti, fakti i kujtuar ke dhe miti. Njerëzit i tregojnë vetes histori për të kaluarën e tyre, për t’i dhënë një kuptim konfuzionit të së tashmes. Ata i rishkruajnë historitë e tyre brez pas brezi për t’i përshtatur me realitetet e reja. Anashkalojnë, harrojnë ose rikrijojnë plotësisht episodet që janë të pakëndshme ose të turpshme. Këto histori kanë rrënjë të thella. Ato ushqejnë patriotizmin tonë. Ato na ndihmojnë të kuptojmë se kush jemi, nga vijmë, kujt i përkasim. Ata që na qeverisin, u besojnë atyre jo më pak…
Kosova për herë të parë sot ka pasur të drejtën e fjalës në Asamblenë e Këshillit të Evropës ku nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci ka mbajtur fjalimin e saj. Fjalimi i parë i Kosovës në KiE është pritur me duartrokitje gjatë mbajtjes së fjalës së Bogujevci, e cila ka folur në emër të shtetit, i cili në maj të këtij viti ka aplikuar të bëhet anëtare e KiE. Gjatë fjalimit, Bogujevci ka treguar se është e mbijetuar e një masakre gjatë luftës, ndërsa ka shprehur mbështetje për Ukrainën. “Vetë jam e mbijetuar e një masakre gjatë luftës së fundit në…
Deputeti ukrainas, Oleksii Goncharenkjo, ka kërkuar që Kosova të njihet si shtet i pavarur nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të KiE, Oleksii Goncharenkjo u shpreh se “Kosova duhet të ulet me ta, të jetë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu mund të bëhemi më të fortë. “Këtë dua ta them veçanërisht për Kosovën. Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës. 12 vende ende nuk e kanë njohur, ju drejtohem, ju lutem ta njihni këtë vend si shtet të pavarur siç luftuan ata për…
Kryeministri Edi Rama, këtë të martë ndodhet në Turqi. Mësohet se Rama është takuar me presidentin turk Rexhep Erdogan. Takimi mes tyre ka nisur në orën 14:30 dhe është zhvilluar në ambientet e Presidencës. Mediat turke kanë ndarë pamjet nga takimi, i cili kishte të pranishëm dhe mediat. Ende nuk dihen arsyet e vizitës së Ramës në Turqi.
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja në lidhje me zhdukjen e Shenasi Lohës nga Ferizaj i Kosovës. Loha rezulton i zhdukur që prej 7 muajsh, ndërsa dyshohet se zhdukja e tij ka të bëjë me një aferë të mundshme me lidhjen e narkotrafikimit ndërkombëtar midis Ekuadorit dhe Europës. Hoxha tha se Loha ka qenë fillimisht në Ekuador ku mund të ketë patur lidhje me trafikantët shqiptarë të kokainës dhe më pas është kthyer në vend përmes Kosovës. Ndërsa publikoi videon nga restoranti në Lushnje ku Shenasi Loha është parë për herë të fundit. Në videon e siguruar…
Një operacion masiv antidrogë është zhvilluar nga autoritetet në Cecina Arma të Italisë, [pasi u arrestua një shqiptar 34-vjeçar, i cili u kap duke shitur drogë në shtëpinë e tij. Autoritetet fillimisht identifikuan banesën e tij dhe gjatë hetimeve identifikuan 2 persona që sapo kishin blerë kokainë nga shqiptari. Pas kontrollit të zhvilluar në banesën e tij u gjetën 625 gramë kokainë, shumica e të cilës ishte në një “bllok” të vetëm, ndërsa pjesa e mbetur e ndarë në doza. rreth një gram secila gati për t’u shitur. Brenda banesës u gjet po ashtu shuma 2360 euro që dyshohet se ka…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një komunikim për mediat. Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se iniciativa e kryeministrit Edi Rama për amnistinë fiskale, favorizon botën e krimit për të pushtuar ekonominë vendase. Ai gjithashtu theksoi se ky projektligj do të dëmtonte bashkëpunimin me vendet partnere. “Jam këtu për të theksuar rëndësinë e tërheqjes menjëherë të përpjekjes për të miratuar amnistinë fiskale që u tha edhe nga ndërkombëtarët që mund të konsiderohet si kartë për daljen nga burgu për të gjithë shmangësit e taksave,. Nuk kemi end enjë administratë kompetente dhe duhet një kornizë efektive…
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të martën se Moska është e hapur për bisedime me Perëndimin për luftën në Ukrainë, por ende nuk ka marrë ndonjë propozim serioz për të negociuar. Në një intervistë në televizionin shtetëror, Lavrov tha se Rusia ishte e gatshme të angazhohej me Shtetet e Bashkuara ose me Turqinë për mënyrat për t’i dhënë fund luftës, tani në muajin e tetë të saj.Theksi i tij në gatishmërinë e Rusisë ndaj bisedimeve erdhi pas një sërë humbjesh therëse që nga fillimi i shtatorit, të cilat kanë lëvizur vrullin e konfliktit në favor të Ukrainës. Lavrov…