Mariglen Gjonaj u denoncua si i zhdukur që në vitin 2015. Këtë të martë Policia e Lezhës, thotë se është arrestuar vrasësi i tij, i cili dyshohet se është Kristjan Cenaj, 30-vjeç. Sipas bluve të Lezhës, 16-vjeçari u vra nga Kristjan Cenaj për t’i vjedhur orën “Rolex” dhe varësen e floririt. 30-vjeçari më 18 maj të vitit 2015, dyshohet se ka vrarë Mariglen Gjonajn, për ta vjedhur, pasi i ka marrë një orë dore të markës Rolex si dhe varësen e floririt, që i mituri kishte pasur me vete ditën e që ngjarjes kur edhe është zhdukur. Eshtrat e të…
Author: tirana
KLP emëron Arens Çelën në krye të Prokurorisë së Tiranës. Çela do të ketë një mandat 3-vjeçar në krye të Prokurorisë Tiranë, ndërsa zëvendëson Elizabeta Imerajn, pas shkarkimit të saj nga detyra. Arens Çela ka qenë drejtues i komanduar në Prokurorinë e Tiranës që prej muajit Prill pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga Vettingu. Arens Çela ishte më parë prokuror në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, thotë se ka përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë. Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim nënvizon edhe se SHBA-ja po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi. “Ne jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve, me fjalë të tjera, për të zvarritur Shqipërinë në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në…
Partia Demokratike e Elbasanit, po zhvillon një protestë ditën e sotme për rritjen e çmimeve të karburanteve. Protesta ka nisur rreth orës 11:00. Pjesë e kësaj proteste nuk janë vetëm përfaqësuesit e Partisë Demokratike, por edhe shoqëria civile të cilët kërkojnë shkrirjen e Bordit të Transparencës së Karburanteve. Protesta po vijon e qetë deri në këto momente, ndërsa nuk ka evidentohet të ketë forca policore. Ky aksion politik është paralajmëruar nga Partia Demokratike jo vetëm në Elbasan, por në mbarë vendin.
Ja cilat janë shenjat e Horoskopit që në javën 10 deri në 16 tetor do ta kenë fatin në anën e tyre: Dashi Një periudhë shumë e bukur fillon për ju Dashi në ditët në vijim. Fati do jetë në anën tuaj dhe do keni mundësi të jetoni momente shumë të bukura me të dashurit tuaj. Do të kaloni kohë me familjen dhe gjithashtu do të ketë shumë flirt në jetën tuaj që do t’ju shkaktojë emocione të forta dhe shumë emocione. Kështu në periudhën e ardhshme do të mund të rinovoni marrëdhënie të rëndësishme nga njëra anë dhe nga…
Aktorja e humorit Arjola Demiri, përballet herë pas here me kritika dhe komente negative në rrjetet sociale. Ndodh ndonjëherë që ajo t’i postojë këto komente dhe t’u përgjigjet publikisht. Ndërkohë së fundmi në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Arjola ka publikuar disa statuse që lidhen me komentet që merr nga gratë. Aktorja shqiptare saj fillimisht me një shkrim ku thotë se “do të donte të ishte festa e gruas sot”. Më tej ajo shton me ironi se merr dashuri dhe mbështetje nga gra dhe zonja. “Do doja të ishte festa e gruas sot! Sepse vazhdimisht kam femra që më mbështesin…
Sot është Dita Ndërkombëtare e Vajzave. Kombet e Bashkuara kanë nisur ta shënojnë këtë ditë për herë të parë më 11 tetor të vitit 2012. Qëllim i saj është të njihen të drejtat e vajzave dhe sfidat unike me të cilat përballen ato. Në kuadër të kësaj dite, ministrja Elisa Spiropali ka publikuar në rrjetin social facebook një foto të veçantë teksa ecën për dore bashkë me të bijën, Naltën. Krahas fotos, Spiropali ka shpërndarë edhe një mesazh të fortë në formën e një urimi për të gjitha vajzat në këtë ditë të tyren.Postimi i ministres Spiropali: “Urim për Naltën…
Sindikata e pedagogëve kanë bërë me dije, se këtë të premte ora 11:00 do të jetë protestë e radhës, pasi sipas tyre nuk ka ende negociata me qeverinë, edhe pse kryeministri Edi Rama foli për një rritje me 15% të pagës. Njoftimi u bë nga Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sander Kovaçi, i cili kërkoi mbështetjen e të gjithë pedagogëve, por edhe studentëve. “E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese. Sistemet demokratike bazohen tek të drejtat individuale dhe kolektive. Qeveria ka edhe një javë kohë, që të mendojë se si do të veprohet. Do të diskutojmë për hapat…
Raporti i ekspertëve të Partisë Socialiste për Reformën Territoriale, del sërish kundër PD-së në lidhje me shtimin e numrit të bashkive në vend. Një ndër arsyet është mungesa e kohës së mjaftueshme për ndjekjen e të gjitha procedurave të parashikuara nga ligji për vendimmarrje për rishikim të ndarjes territoriale si dhe afrimit të zgjedhjeve vendore të pranverës së vitit 2023. “Për momentin të ruhen 61 bashki, për më tutje të bëhet një studim i plotë. Nuk ka kohë tani për ndërhyrje, në vijim mund të shkrijmë apo coptojmë bashki”, thuhet në raport. Reforma territoriale e vitit 2014 u miratua në…
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Saida Dollani (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 11.10.2022, shqyrtoi çështjen e regjistruar me nr. 50 akti, datë 12.07.2022, mbi ankimet e paraqitura nga ankuesit/të pandehurit I.G., D.D., E.B., E.K., si dhe nga Prokuroria e Posaçme, kundër vendimit nr. 30, datë 06.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur: “1. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë…
Komisioni Europian pritet të miratojë këtë të mërkurë progres raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor. Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përmendet fakti se këto dy vende i kanë nisur negociatat e anëtarësimit, pas një pune intensive, dhe kjo shënon një moment historik në raportet e këtyre dy vendeve me Bashkimin Europian. Për Shqipërinë vlerësohet progresi në forcimin e strukturave për integrim në BE, por kërkohet që në këtë drejtim të ketë më shumë bashkëpunim me opozitën dhe shoqërinë civile. Aty nënvizohet se konflikti i madh i brendshëm me partinë më të madhe opozitare, Partia Demokratike ka ndikuar në jetën…
Të hënën Sali berisha zhvilloi një takim me partitë aleate jo parlamentare. Sot kreu i PD-së ka zbardhur edhe diskutimet që kanë zhvilluar. Primaret, zgjedhjet vendore, reforma territoriale dhe protestat ishin shqetësimet për të cilat 16 përfaqësues të partive aleate joparlamentare diskutuan me aleatin tyre. Sali Berisha, ngjashëm si Ilir Meta i është rikthyer referendumit si mekanizëm që sipas tij do të jetë shpëtimtar për vendin. “Konsideroj shumë të rëndësishme, një bashkërendim të plotë të të gjitha përpjekjeve tona në çdo aspekt. Në përzgjedhjen e kandidatëve. Në përpjekjet për një proces zgjedhor integral. Në përpjekje për të hapur rrugën për…