Author: tirana

Mbyllja e faqeve që publikojnë të dhënat e marra nga sulmet kibernetike që kanë shkaktuar hakerat nga Irani, ka bërë që Prokuroria e Përgjithshme ti drejtohet autoriteteve të Kinës, Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës, pasi nga hetimet është dalë në përfundimin se faqet që publikojnë të dhënat janë me IP ne Hong Kong, Britaninë e Madhe dhe në Rusi. Postimi i të dhënave, të cilat dyshohen të jenë të hakuara dhe të kopjuara nga sulmi kibernetik i ndodhur ndaj sistemeve kompjuterike të AKSHI-it si dhe sistemeve kompjuterike të Ministrisë së Brendshme, kryhet nga…

Read More

Universiteti i Mjekësisë nuk do të bojkotojë mësimin. Rektori i këtij universiteti Arben Gjata, thotë se Mjekësia nuk ka probleme me rritjen e pagave, ndryshe nga kolegët në Universitetet e tjera që janë në protestë dhe nuk pranojnë që të nisin vitin e ri akademik më 17 tetor. “Universitetet mund t’i rrisin rrogat derisa të kenë mundësitë financiare. Mjekësia nuk i ka këto probleme ne kemi mundësi t’i rrisim. Në do të fillojmë në 17 tetor vitin akademik por sesi do të zhvillohen ngjarjet koha do ta tregojë”. I pyetur sesi mund të qëndrojnë studentët e Mjekësisë në vendin tonë,…

Read More

Nuk kanë të ndalur hakerat iranianë me sulmet kibernetike, pasi pretendojnë se kanë arritur të marrin të dhënat nga sistemi Depp See i Policisë së Shtetit. “Është hapur Kutia e Pandorës, qeveritë arrogante vazhdojnë dëshpërimisht të mohojnë të vërtetën”. Formati “Deep Sea”, përfshin çdo informacion të mundshëm për çdo person me një të kaluar kriminale. Po ashtu përfshin informacionin e kaluar, vendndodhjen aktuale dhe kontaktet, raportet detajuese të përgatitura nga agjentët e policisë, gjithashtu informacione për këta agjentë policie. Rreth 100.000 emra janë në sistem, informacionet e pasaportave dhe detajet për udhëtimet, të tëra janë të bashkangjitura. Në të përfshihen…

Read More

Nisur nga shtimi i aksidenteve, Policia Rrugore ka bërë “kërdinë” në juglindje, ku ka shtuar patrullat dhe masat ndaj drejtuesve të mjeteve. 15 drejtues mjetesh janë arrestuar brenda një jave, të cilët kanë qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe po ashtu pa leje drejtimi. Rreth 20 mjete janë bllokuar, përfshirë këtu makina dhe motorra pa dokumentacionin e duhur. Përsa i përket gjobave, numri i tyre brenda një jave ka arritur në 1100. Gjatë këtij muaji, fatmirësisht ka patur vetëm 3 aksidente me të lënduar, ndërsa kontrollet janë shtrirë përgjatë gjithë qarkut, duke vendosur edhe radar në akset nacionale.

Read More

Në pranga të Policisë së Shtetit, mëngjesin e kësaj të marte kanë rënë dy persona, pasi u kapën me armë zjarri. Në afërsi të rrethit të Selitës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin R.H dhe pasagjer shtetasin A. B. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare. Njoftimi i plotë Finalizohet, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Selita”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes…

Read More

Egërsia e sulmeve ruse në zemër të Kievit, ka shtruar një pyetje të madhe. A po tenton presidenti rus Vladimir Putin, që të vrasë Zelenskyn? Vala e bombardimeve intensive në Kiev në orët e fundit, ngre çështjen e sigurisë së Zelenskyt. Për më tepër, nuk kishte ndodhur kurrë në gati tetë muaj luftë që raketat ruse të binin kaq afër pallateve presidenciale. Në mënyrë të pashmangshme, rikthehen kujtimet e orëve të para të 24 shkurtit, kur njësitë speciale ruse dhe agjentët e tyre synuan të bombardonin shtëpinë e Zelenskyt, por presidenti dhe familja e tij u larguan në kohë. Sulmet…

Read More

Pas aludimeve të një programi satirik gjerman për lidhjet e mundshme të kryetarit të Zyrës Federale të Sigurisë Informative me shërbimin e fshehtë rus, qeveria gjermane po kërkon të vërtetën. Të enjten, ministrja gjermane e Punëve të brendshme, Nancy Faeser, kishte në plan të dilte para gazetarëve për të prezantuar raportin vjetor të Zyrës Federale të Sigurisë Informative, (BSI). Por ky event tashmë është hequr nga kalendari i ministres. Arsyeja: pikërisht shefi i këtij institucioni, Arne Schoenbohm, dyshohet për lidhje të mundshme me një organizatë që ka lidhje me shërbimin e fshehtë rus. Disa mediume gjermane kishin raportuar gjatë fundjavës…

Read More

19 viktima, dhe të paktën 105 të plagosur janë nga sulmet e fundit të Rusisë në Kiev. Masiviteti i sulmeve sipas shumë analistëve shënon ndryshimin e strategjisë së Moskës, duke ndjekur linjën e fortë të personazheve si ajo e gjeneralit Sulovkin dhe liderit çeçen Kadyrov. Këtë ndryshim e ka kuptuar edhe presidenti francez Macron, i cili dje gjatë një mbledhje emergjente të fokusuar mbi situatën në Ukrainë, ku ishin të pranishëm edhe ministrja e Jashtme Catherine Colonna dhe homologu i Mbrojtjes Sebastien Lecornu. “Këto sulme të planifikuara nga Rusia në të gjithë territorin ukrainas dhe kundër civilëve, përfaqëson një ndryshim…

Read More

Komisioni Evropian përpiloi tekstin e paketës së zgjerimit dhe atë të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, që pritet të miratohen më 12 tetor. Radio Evropa e Lirë siguroi qasje në draftet e këtyre dokumenteve, të cilat nuk pritet të pësojnë ndryshime të mëdha deri në miratim. Komisioni nënvizon se në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka pasur ndikim ndryshimi i rrethanave globale, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ndërsa merret në mënyrë të veçantë me situatën ekonomike atje, zbatimin e planit evropian për investime në Ballkanin Perëndimor, agjendën e gjelbër evropiane, planet për prokurim të përbashkët të energjisë…

Read More

Dega e Partisë Demokratike në Elbasan, sot do të mbajë një protestë kundër rritjes abuzive të naftës. Ishte kryedemokrati Sali Berisha ai që ftoi qytetarët që të reagojnë kundër çdo padrejtësie të qeverisë. “Partia Demokratike, dega Elbasan, do të nisë nga kjo e martë protestat kundër qeverisë. Pas rritjes abuzive të çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës, PD-ja, dega Elbasan, do të organizojë një protestë për 60 minuta ditën e martë 11/10/2022, në ora 11:00, në sheshin ‘Gensher’ në qendër të Elbasanit”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Read More

John Hughes, i cili thotë se ka trashëguar aftësinë për të folur me të vdekurit nga gjyshja e tij, ka bërë parashikime që kanë trazuar rrjetet sociale. Sipas tij, mbreti Chalres III nuk do e përballojë dot detyrën dhe do ta lërë. ”Brenda disa vitesh, mbreti do të kuptojë se nuk e dëshiron fronin, për arsyen e thjeshtë se nuk dëshiron të shpenzojë përsëri miliona paundë në një tjetër funeral shtetëror”. Po ashtu ai flet edhe për një ndarje të princit Harry-t me Meghan Markle. “Shikoj që Meghan e Harry mund të ndahen brenda dy viteve, pasi diçka më duket…

Read More

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka prezantuar panairin rajonal “Tourism Travel Show Albania” që hap dyert më 14 tetor. Teksa ka uruar ndjekësit që të kenë një ditë të mbarë, Rama thekson edhe se synimi është prezantimi i turizmit shqiptar në Ballkan dhe një pikëtakim i turoperatorëve nga mbarë bota. “MIRËMËNGJES dhe me panairin më të madh në Shqipëri dedikuar turizmit rajonal “Tourism Travel Show Albania” që hap dyert më 14 tetor, si një kombinim mes prezantimit të turizmit në Ballkan dhe pikëtakim i turoperatorëve nga e gjithë bota në përgatitjen e sezonit të ardhshëm, ju uroj ditë të…

Read More