Këtë të martë në konferencën me gazetarët, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet edhe për emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale 2023. Këto ditë emri i mjekut Alimehmeti është përfolur si kandidatë e opozitës, por Meta tha se ai nuk ka përgjegjësi për emrat, pasi synon vetëm këshillat bashkiakë. Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh edhe se iniciativa e kryeministrit Rama për amnistinë fiskale, favorizon botën e krimit për të pushtuar ekonominë vendase. “Është e qartë se kjo tentavitë nuk synon të amnistojë kursimet e shqiptarëve. Por synon të fusë në sistemin bankar, qindra milion euro…
Author: tirana
Kongresi Rinor Kombëtar për herë të parë pati përfaqësues në eventin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së “Paqe në kohë Krize” (Peace in Times of Crisies) që u zhvillua në SHBA. Aktiviteti u mbajt nga Kongresi Rinor Kombetar dhe UNAA me suportin dhe mikpritjen e Misionit të Shqipërise në OKB me mandat në Këshillin e Sigurimit. Klajdi Priska, përfaqësoi Kongresin Rinor Kombëtar, i cili u prezantua para një paneli me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Shqiperisë në OKB, ambasadorit të Gjermanisë, ambasadorit të Bashkimit Evropian, UNDP, si dhe në prezencën e të rinjve që përfaqësonin shtetet e tyre si Ukraina, Finlanda,…
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka thotë se koalicioni opozitar ka rënë dakord që të dalë në zgjedhjet vendore me kandidat të përbashkët dhe po diskutohet mënyra e përzgjedhjes së këtij kandidati. “Koalicioni opozitar po kristalizohet, janë rreth 20 parti opozitare që kanë vullnet për të qenë pjesë e koalicionit. Ndaj zotit Sali Berisha ka besim maksimal si lider i opozitës. Primaret janë të domosdoshme, që të gjejmë mënyrën që kandidatët të kenë mbështetjen maksimale nga faktori politik opozitar. Të gjithë jemi dakord që të mbështesim një kandidat, ndërsa mënyra e përzgjedhjes është duke u diskutuar. Por, e sigurt është…
Dy muaj larg fushës së blertë, do të qëndrojë Amir Rrahmani. Sipas klubit të Napolit, mbrojtësi ka dëmtuar tendinën e kofshës së majtë dhe do të mungojë për një kohë të gjatë duke humbur shumë ndeshje decisive. Ai u dëmtua në duelin ndaj Cremoneses këtë javë teksa kërkoi menjëherë zëvendësimin. Që pas largimit të Koulibali nga Napoli, Amir Rrahmani është kthyer në një titullar fiks për skuadrën duke marrë dhe rolin e liderit në mbrojtjen napolitane.
Klauzola pro transferimit të Real Madridi, vijon të jetë temë e mediave europiane për Erling Haaland. Manchester City mohoi ekzistencën e saj, por “The Athletic” këmbëngul se është e vërtetë, madje jep dhe shifrën për të cilën mund të realizohet: 200 milionë euro. Një klauzolë që vlen për transferimin jashtë vendit për Haaland dhe jo për klube të tjera në Premier League. Lëvizja mund të realizohet në vitin 2024, ndërkhë që kujtojmë se dhe për Mbappe përflitet se Reali ka një marrëveshje verbale për një transferim në vitin 2024. Haaland ka thyer çdo rekord në fushën e lojës, duke u…
Këtë të martë Partia Demokratike i është rikthyer çështjes së Teatrit Kombëtar, ku ka bërë thirrje për një protestë që parashikohet të mërkurën para godinës së SPAK, për shkak të vonesave në hetimet për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar. “Thirrje për protestë! Thuajse 3 vjet nga shembja kriminale e Teatrit Kombëtar dhe SPAK hesht. Heshtja është bashkëfajësi. Qytetarët kërkojnë drejtësi! Nesër në ora 10:00, përpara godinës së SPAK!”, shkroi në Facebook deputeti i PD, Belind Këlliçi. Hetimi për prishjen e Teatrit Kombëtar nisi pas disa kallëzimeve të bëra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kundrejt disa personave, mes të…
Dy fëmijë të mitur në Durrës, të zhveshur në këto temperatura të ftohta, janë nxjerrë nga babi i tyre në rrugë për të lypur. Prindërit i nxjerrin çdo ditë në rrugë fëmijët e tyre në të tilla kushte, ndërkohë që sot siç duket edhe nga fotot një furgon policie i ka kaluar shumë pranë dhe thjesht ka injoruar situatën. Është një situatë që bashkia e Durrësit duhet ti japë zgjidhje të menjëhershme.
Gjetja e një pune dhe fillimi i një jete të re, nuk është një nismë e thjeshtë, edhe kur bëhet fjalë për të lëvizur në vendet e afërta europiane. Teksa vendet anembanë Europës, tani po përballen me mungesa të rënda të fuqisë punëtore, të cilat kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha muajt e fundit, shumë qeveri po kërkojnë ta bëjnë më të lehtë për punëtorët e huaj gjetjen e punësimit në BE. 6 vendet të cilat e bëjnë shumë të lehtë marrjen e një vize pune: GjermaniaAustriaDanimarkaIrlandaPortugaliaFinlanda
Shqipëria renditet ndër vendet më problematike në rajon sa i takon lirisë së medias ku edhe në raportin e fundit të “Reporterëve pa Kufij” vihet në dukje rreziku që i kanoset lirisë së shprehjes. Gazetarët pengohen dhe madje kërcënohen në ushtrimin e detyrës së tyre. Konstatimet dolën gjatë forumit të tetë për zhvillimin e medias organizuar nga OSBE në Tiranë. “Njëkohësisht ne besojmë që është e rëndësishme për institucionet publike që t’i japin medias hapësirën që të marrin dhe të botojnë informacionet në mënyrë të lirë. Ky është një nga gurët e themelit të parimit të lirisë së shprehjes”, tha…
Këtë të martë qytetarët në Elbasan janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe ushqimeve bazë jetike. Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi paralajmëroi që protestat do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë. Në një komunikim me gazetarët, ai tha se qytetarët janë të revoltuar jo vetëm për rritjen e çmimeve, por edhe për pasigurinë e jetës së tyre. “Nuk është vetëm çështja e rritjes së naftës, është rritur pasiguria, e shpopullimit dhe duhet reagim ndaj qytetarëve. Rritja e çmimit të naftës është një vjedhje e hapur. Bordi është antikushtetues dhe qeveria sa herë ka nevojë për para…
“Moska planifikon masa hakmarrëse vetëm për të parandaluar asgjësimin e Rusisë”,-thotë ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov, duke komentuar mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore. Po ashtu ai i bëri thirrje SHBA-së që të mos fryhet artificialisht tema e kërcënimit bërthamor. “Tani do t’i këshilloja amerikanët dhe satelitët e tyre, të cilët gjithashtu janë të përfshirë në ushtrime të tilla, dhe jo vetëm ata, por edhe analistët dhe politologët tanë, të tregojnë përgjegjësi maksimale kur bëjnë vërejtje publike”, theksoi ai. Mocioni dënon ashpër veprimet ushtarake të Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe aneksimet e kryera në mënyrë të paligjshme. “Estonia”, thuhet…
Vajzat dhe gratë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë i janë bashkuar fushatës sensibilizuese për luftën kundër kancerit të gjirit. Në një videomesazh për të gjitha gratë, publikuar nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Zv.Shefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Manushaqe Shehu si dhe vajza e gra në uniformë u bëjnë thirrje të gjitha grave shqiptare të kryejnë kontrollet shëndetësore për të shmangur një rrezik që mund t’ju kanoset nesër.Në mesazhin që Ministri Peleshi ka shpërndarë shprehet: “Tetori, muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit edhe në Forcat e Armatosura. Pa gruan s’ka të ardhme! Ekzaminimi i hershëm…