Me 8 vite burg e ka dënuar Gjykata e Lezhës, 17-vjeçarin Florian Përvathi i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj. I konsideruar i mitur, pasi është nën 18-vjeç, ai u dënua me 12 vjet burg, maksimumin e parashikuar nga ligji për moshën. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 në 8 vjet. Të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar edhe prokuroria e cila arriti të provojë, bazuar në rrëfimin e autorit se 17-vjeçari e ka kryer krimin me paramendim për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte…
Author: tirana
Dashi Kjo e martë do të jetë interesante, por Venusi është në dizavantazh ndaj duhet ende pak durim në dashuri. Në punë nuk ka zgjidhje dhe për këtë arsye duhet të shikoni çdo të bëni për të ardhmen. Demi Pasionet lindin dhe rilindin, por në dashuri diçka nuk shkon. Në punë duket situatë e sikletshme aq sa ju mund t’i merrni të gjitha gjërat majë më majë. Binjakët Është e rëndësishme të jetosh dashurinë pa e furnizuar me sherre duke provokuar debate. Me këtë hënë të favorshme mund të bëni më shumë në punë. Gaforrja Për çiftet që e duan…
Këtë të martë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu e me stuhi. Temperaturat minimale do të luhaten nga 10-18 gradë në veri në mëngjes, ndërsa gjatë ditës do të jenë me rënie nga 14-18 gradë C në veri, ndërsa në zonën e ulët bregdetare do të luhate nga 19-22 gradë C. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6 ballë në det të hapur.
Në emisionin “Jeto me Orën” këngëtarja Valbona Peraj foli rreth vështirësive të saj në Amerikë, zhgënjimin që ka pasur në vendin tonë si dhe projektet e reja që dëshiron të realizojë. Peraja tregoi se ka pasur dëshirë të bënte biznes në Shqipëri por për të ishte e pamundur, madje thotë se këtë vend e kanë marrë vetëm disa ujqër në dorë. Valbona Peraj: Amerika nuk është Amerika që shohim nëpër filma. Këtë vend e kanë marrë vetëm disa ujqër në dorë. Ndoshta kur mund të bëhem 60-70 vjeç do të them ‘kam lekë për të hedhur dhe të kthehem në…
“Prej 3-4 vitesh jam dhunuar nga nusja e djalit. Kam marrë urdhër mbrojtje në gjykatë por më rrahu sërish”. Ky është rrëfimi tronditës i një 61-vjeçare në Dimal e cila akuzon nusen e djalit për dhunë. Gruaja, ka përfunduar duke e dhunuar rëndë, duke u mjekuar në spitalin e Traumës në Tiranë për dëmtime te rënda të organeve te brendshme dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e dyshuar ka ndodhur më 6 tetor në Dimal të Beratit, ku 25-vjeçarja Elena Çinari akuzohet nga familjaret e burrit se ka dhunuar barbarisht me sende të forta vjehrrën e saj 61-vjeçaren…
Pas ndarjes në dy kampe të selisë blu, Korreshi nuk i është bashkuar ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u pozicionuar në krah të deputetëve që drejtohen nga Enkelejd Alibeaj. Por duket se Korreshi nuk ruan më të njëjtën raporte me ish-kryedemokratin Lulzim Basha. Kështu duket edhe nga komenti që ai ka shkëmbyer me ndjekësit dhe miqtë e tij në rrjetet sociale. Ai ka udhëtuar drejt Brukselit ku një komentues i ka rekomanduar të takohet me Lulzim Bashën. “Ta kam falur’. ka qenë përgjigja e Korreshit e cila ka marrë reagime të shumta.
Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, është padyshim njeriu më madhështor sot në botë, të paktën nëse merret seriozisht mbulimi që i bën agjencia zyrtare e lajmeve, Xinhua. Faqja e saj në internet ka një seksion të quajtur Koha e Xi-së, që i kushtohet ngritjes së tij në piedestal. Disa tituj nga titujt e artikujve janë “Xi Jinping, kampion i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara”, “Lidhja e Xi Jinping me një fshat tibetian” dhe “Xi Jinping dhe kujdesi i tij i madh për pandat gjigante të Kinës që ndodhen jashtë shtetit”. Xi e kontrollon plotësisht agjencinë Xinhua. Ndaj…
Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pas deklaratës së bërë prej këtij të fundit në një deklaratë për media ditën e sotme. Berisha u shpreh se sot akademia ka në krye një matrapaz që sipas tij “uzurpoi postin e kryetarit të Akademisë duke i shitur partinë e tij Tom Doshit”. Në një intervistë për Euronews Albania, Gjinushi ka ironizuar deklaratën e Berishës duke theksuar se ka një urim për të që të mos e shkatërrojë Partinë Demokratike. “Po i bëj një urim, inshalla s’e shkatërron PD siç bëri me Akademinë e Shkencave”, është…
Një minator ka humbur jetë ditën e sotme në Bulqizë pasi u aksidentua gjatë punës. Nga informacionet e para rezulton se ai ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, gjatë vendosjes së minave në front. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. Bulqizë/ informacion paraprak Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Janë të shumta historitë tragjike të të rinjve shqiptarë që përfundojnë si kontigjent krimi, qoftë si konsumator e shpërndarës pranë dyerve të shkollave, në arat e kanabisit, shpitë e barit e më pas të angazhuar në pjesën më të avancuar të botës së krimit. Gazetari Artan Hoxha ka pasqyruar në media me mijëra histori por ai veçon njërën prej tyre. Është ngjarja që e ka tronditur më së shumti. Një i ri nga Vlora që as varri nuk i dihet. “Rastet më specifike që tani më është në mediat botërore që shoh shpesh është rasti i Gramoz Rexhepit. Gramoz Rexhepi…
Autoritetet polake po kontrollojnë gjendjen e strehimoreve të bombave të vendit në përgatitje për një skenar të rastit më të keq. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministri i Brendshëm i Polonisë, Maciej Wasik. “Ne kemi 62,000 objekte të tilla në të gjithë vendin. Zjarrfikësit po kontrollojnë gjendjen e tyre, nëse janë të pajisura dhe nëse janë të përshtatshme për përdorim. Nëse jo, ne do të ndërmarrim hapa për t’i përshtatur ato. Polonia nuk ishte nën kërcënim, por po përgatitet për skenarin më të keq”, deklaroi ai.
Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas deklaratës së Flamur Nokës, i cili i bëri thirrje grupit të Alibeajt që të tërheqë padinë për çështjen e njohjes së statutit të demokratëve. Në një reagim në “Twitter”, Gjekmarkaj shkruan me nota ironie se: “Valëvitjet e Flamurit në erën e ndarjes duhet të ndalen. I zoti e shet tellalli s’e jep. Pa kushte, pa histori të vjetra si prita për qëllimin final.” Për Gjekmarkaj, në bashkëpunimin mes dy grupeve në PD për të dalë me një kandidat të vetëm për zgjedhjet lokale, nuk duhet të vendosen kushte.