Author: tirana

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin e mirë se për studentët e kryeqytetit do ketë disa lehtësira. Veliaj tha se propozimi për abone falas për studentët është një lajm i shumëpritur nga studentët dhe që vjen në vitin kur Tirana mban titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. “Propozimi ynë është të subvencionojmë edhe një pjesë të faturës së konvikteve. Vërtet studentët nuk janë rezidentë të Tiranës, por 9 nga 10 studentë qëndrojnë në Tiranë pasi mbarojnë universitetin dhe duke qenë se janë rritur kostot e konvikteve, do na duhet të marrim një vendim…

Read More

Grupi i deputetëve mbështetës të Enkelejd Alibeajt ka mandatuar Gazment Bardhin për të negociuar me ish kryeministrin Sali Berisha dhe aleatët për te dale me një kandatet të vetëm ne zgjedhjet lokale te 2023. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, bëhet me dije se deputetët e atij që quhet grupi i Alibeajt, kanë zhvilluar sot një takim, dhe se “në mënyrë unanime shprehën vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me cdo faktor opozitar”. “Me qëllim diskutimin e cdo mundësie…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka mbledhur sot Sigurinë Kombëtare. Në një njoftim për media, Presidenca ka zbardhur detaje nga takimji, ku fokusi I diskutimit ka qenë sulmi kibernetik në vendin tonë. Presidenca njofton se ministrat dhe institucionet përgjegjëse raportuan mbi analizën e deritanishme të situatës, planet dhe masat, që po ndërmerren për adresimin e mangësive të vërejtura në infrastrukturë dhe kapacitete. Këshilli i Sigurimit Kombëtar konfirmoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar me të gjitha vendet partnere, NATO-n, dhe BE-në duhet të vazhdojë, me qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, kundërvepruese e parandaluese dhe mospërsëritjen e sulmeve të tilla në të ardhmen.

Read More

Nga Kastriot Dervishi/Sipas rregullores nr.2268, datë 19 nëntor 1968 të Drejtorisë së Tretë, fashikulli personal çelej për të arratisurit, emigrantët ekonomikë pro dhe kundër regjimit, për qytetarët e huaj pro ose kundër regjimit që vizitonin Shqipërinë. Në grupin e këtyre të fundit, u çel edhe fashikulli për Ibrahim Rugovën. Informacioni i parë biografik për të është i datës 27 shtator 1968 dhënë nga biseda e datës 8 shtator 1968 me emigrantin nga Kosova, Idriz Sadri Zeqiraj. Më 24 shkurt 1969 plotësohet kartela “Model 4”. Si arsye e regjistrimit shkruhet: “Mban qëndrim të mirë, flet për gjuhën shqipe”. Thuhej se ishte…

Read More

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shprehu shqetësimin e tij për sulmet me raketa ruse kundër Ukrainës duke theksuar edhe një herë mbështetjen e tij të plotë për vendin gjatë bisedës telefonike me Presidentin Volodymyr Zelensky. Ai gjithashu shprehu angazhimin e Francës për rritjen e ndihmës ushtarake për Kievin, duke përfshirë dërgimin e pajisjeve ushtarake. Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës gjatë mëngjesit të sotëm, duke goditur objektiva civile, duke vrarë 10 civilë dhe duke shkatërruar infrastrukturën civile në shenjë hakmarrjeje ndaj shpërthimit të urës së Kerçit, të cilën Putin e përshkroi si një “sulm terrorist”. “Ai përsëriti mbështetjen e…

Read More

Kreu i PL Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Serbisë në Shqipëri Slobodan Vukčević. Meta shkroi në Facebook se gjatë takimit ka theksuar angazhimin e Partisë së Lirisë për marrëdhënie bashkëpunimi institucionale dhe konkrete me interes reciprok, midis Shqipërisë dhe Serbisë. Ai theksoi se Partia e Lirisë mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, midis Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke midis dy shteteve. Postimi i plotë: Prita sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukčević. Theksova angazhimin e Partisë së Lirisë për marrëdhënie bashkëpunimi institucionale dhe konkrete…

Read More

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 76-vjeçare, Kozara Kati, ish- kryetare e Bordit Mbikqyrës të AMSHC-së. Kozara Kati, ishte vajza e ish-ministrit të kohës së diktaturës Vasil Kati, e cila së bashku me familjen u internua për një kohë të gjatë pas arrestimit të të atit. Pas viteve 1990, Kozara Kati dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e shoqërisë civile në vend. Po ashtu ajo u angazhua për gati dy dekada me Qendrën Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, ndërsa vitet e fundit ishte anëtare dhe më pas kryetare e Bordit Mbikqyrës të Agjencisë për Mbështetjen…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije sot pas mbledhjes së qeverisë, se është shqyrtuar projekt-buxheti për vitin 2023, ndërsa tha se gjatë këtij viti parashikohet që ekonomia shqiptare të rritet me një normë prej 2.6 % në terma realë dhe 5.7% në terma nominalë. Ministrja Ibrahimaj tha se gjatë viti të ardhshëm parashikohet që inflacioni të fillojë të ngadalësohet duke arritur në një nivel mesatar prej 3.6%. “Ne parashikojmë që gjatë vitit 2023 ekonomia shqiptare të rritet me një normë 2.6 % në terma realë dhe 5.7 % në terma nominalë. Lidhur me parametrat ekonomikë,…

Read More

Është shtyrë seanca gjyqësore për ish-ministrin Saimir Tahiri. Mësohet se shkak është bërë mungesa e avokatit të tij, Maks Haxhia. Tahiri i kishte dërguar sërish kërkesë Gjykatës për njohjen e kohës së paraburgimit, pasi pretendon se e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti. Kujtojmë se Tahiri po vuan dënimin e formës së prerë ne burgun e Kosovës të Lushnjës, i dënuar për shpërdorim detyre.

Read More

Një person është plagosur me thikë në kryeqytet. Policia njofton se i plagosuri është A.SH, 21-vjeç. Raportohet se 21-vjeçari është plagosur me thikë nga H.L 28-vjeç. Ky i fundit është arrestuar nga policia. Njoftimi : H. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin A. Sh., 21 vjeç.

Read More

Deputetët e PD janë shprehur sot për daljen në zgjedhjet vendore me një kandidat të përbashkët. Deputetja e PD-së Grida Duma tha para hyrjes në takimin e grupit të thirrur nga Enkelejd Alibeaj se askush nuk mund ta çojë PD në skenarin e 6 marsit. “Një kandidat dhe askush nuk ka të drejtën të çoje më PD në skenarin e 6 marsit. Le të diskutojmë dhe të qëndrojmë në interesin e demokratëve dhe të opozitës. Opozita dhe demokratët dhe më gjerë, shqiptarët presin një opozitë të unifikuar, kur mendojmë që mund të unifikohemi me të gjithë aleatët të vegjël apo…

Read More

Nga 8 tetori, Plutoni lëviz drejtpërdrejt, dhe më 28 tetor, Saturni bashkohet me të. Këto aspekte janë lehtësuese dhe do të sjellin mundësi të reja, duke hapur dyer të reja në jetë për shumëkënd. Megjithatë, bëni kujdes me emocionet impulsive, sepse Marsi është retrogradë nga 30 tetori. Deri në fund të vjeshtës, 3 shenja të horoskopit presin sukses. Binjakët Lumturia e vërtetë ju pret në planin financiar! Do jeni të relaksuar, të lumtur dhe gati për të zgjidhur disa pyetje që ju shqetësojnë prej kohësh. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të marrë vendime të mira për gjërat që…

Read More