Partia Demokratike ka denoncuar kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, teksa sipas tyre thuhet se ai ka firmosur dhe kaluar 51.2 mln lekë në llogaritë e kompanisë së rrugëve që nuk kanë kryer asnjë punë. Nënkryetari Luçiano Boçi, në një deklaratë për mediat tha se “I bëjmë thirrje administratës së Bashkisë së Vaut të Dejës të distancohet nga aktet flagrante të vjedhjes së pasurisë publike dhe të mos bëhet pjesë e proceseve false që, jo vetëm dëmtojnë bashkëqytetarët e tyre, por edhe i ekspozojnë ata vetë para ligjit. Përsërisim thirrjen për SPAK dhe i kërkojmë shqyrtimin urgjent të dosjeve…
Author: tirana
Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako të enjten e kaluar doli nga burgu. SPAK-u kërkon rikthim në qeli të ish-deputetit socialist, masa e sigurisë ndaj të cilit u zbut nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Mbi deputetin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Nga hetimet rezulton se në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka, Bllako ka falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori i Fierit, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.
Në një kohë që nuk dihet fati i “mbretit” të lojrave të fatit, se ku është Ervis Martinaj i deklaruar i zhdukur nga familja, institucionet e drejtësisë janë në një “sherr” mes tyre. Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar lejimin e kontrollit të disa banesave në Durrës, por Gjykata e Kurbinit e ka rrëzuar. Gjykata e Kurbinit ka argumentuar rrëzimin e kërkesës me faktin se sipas saj nuk ka prova bindëse. Ndërkohë kërkesa për kontrollin e banesave, u pranua nga gjykata e Apelit Tiranë. Fati i Ervis Martinajt vijon të mbetet mister që prej datës 3 gusht, pas denoncimit të bërë…
Këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë, po mbahet një Konferencë jubilare kushtuar 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave, ku kryeministri Edi Rama e quan një moment të rëndësishëm për të nderuar themeluesit si dhe mbështetur veprimtarinë e institucionit më të rëndësishëm shkencor të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu Rama theksoi edhe se sfidat e sotme janë encikopledia, fjalori dhe gjuha shqipe. Pjesë nga fjala Detyra e këtij institucioni nuk është vetëm mbajtja nën kontroll e të shkuarës në funksion të themeleve të shtëpisë sonë të përbashkët dhe garantimi i kësaj shtëpie nga çdo stuhi politike dhe akademike. Nga…
Një çift pleqsh janë përfshirë në një sherr mes tyre për pronën. Ata janë grindur me njëri-tjetrin mëngjesin e sotëm, për shkak të një konflikti pronësie midis banorëve të pallatit dhe firmës që e ka ndërtuar. Dy të moshuarit si pronarë trualli kanë qenë përfitues të dy hyrjeve, por firma ndërtuese iu ka dhënë vetëm një hyrje dhe të dytën ia ka shitur dikujt tjetër prej një jave. Kjo gjë ka shkaktuar grindjes mes dy bashkëshortëve, të cilët duke mos gjetur zgjidhje kanë nisur konfliktet me njëri-tjetrin.
Përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkommbëtar (FMN) në Shqipëri, Yan Sun tha gjatë konferencës për shtyp se vendi nuk është gati për amnistinë fiskale. Për të ekziston mundësia e pastrimit të parave dhe terrorizmit. “Ne kemi marrë ligin që kur doli për konsultim publik dhe kemi pasur komentet dhe shqetësimet tona. Projekt ligji mund të konsiderohet si një kartë për të dalë nga burgimi i të gjitha detyrimeve tatimore. Përfshin një falje te konsideruehsme, të atyre që kanë një heqje të interesave dhe penaliteteve. Gjithashtu dhe nga kontrolli konerekt i ligjit dhe fondeve të tyre. Qeveria duhet të korrigjojnë aminisinë në…
Përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Yan Sun gjatë konferencës së përbashkët me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj si dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, foli në lidhje me situatën ekonomike në Shqipëri. Për të ekonomia shqiptare ka pësuar dëme të mëdha që prej periudhës që prej 2020, por vendi i ka kaluar mirë. “Më lini paraprakisht t’iu shpreh mirënjohjen të gjithëve për bashkëpunimin e afërt dhe bisedat konstruktive gjatë 2 javësh të vizitës sonë në Shqipëri. Ekonomia shqiptare ka pasur dëme të mëdha që prej periudhës 2020, por i ka kaluar mirë. Rritja do ngadalësojë me…
Gjatë një konference këtë të hënë me shefen e FMN-së, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se fokusi primar i politikave ekonomike duhet të jetë marrja e masave të koordinuara për zbutjen kostove të inflacionit. “Inflacioni në vend shënoi 8% në muajin gusht, duke shfaqur rritje të shpejtë dhe duke pasur bazë të gjerë. Ky inflacion i lartë përbën rrezikun kryesor mbi stabilitetin makroekonomik, gërryen fuqinë blerëse të familjeve dhe dëmton perspektivën afatgjatë të zhvillimit të vendit. Për këtë arsye, fokusi primar i politikave ekonomike duhet të jetë marrja e masave të koordinuara për zbutjen kostove të inflacionit…
Apeli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi dënimin me 13 vite për Gjevi Ndokën, i arrestuar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin. Gjevi Ndoka vëllai i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Njoftimi i plotë Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më datë10.10.2022, shqyrtoi kërkesën e regjistruar me nr. 137 akti, datë 28.07.2022, mbi ankimin e paraqitur nga ankues i Gjevi Xhevi Ndoka, ndaj vendimit nr. 207, datë 29.06.2022 të Gjykatës së Posaçme…
Këtë të hënë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Guvernatori i BSH, Genti Sejko dhe përfaqësues të Misionit të FMN, po zhvillojnë një konferencë. Inflacioni i lartë sipas Ibrahimaj ka ardhur si pasojë e Luftës në Ukrainë. “Lufta në Ukrainë, ndikim negative në ekonominë tonë. Por pavarësisht problemeve në pjesën tjetër të botës ekonomia shqiptare performoi pozitivisht. Punësimi u rrit me 3.6%. Në 3 mujorin e tretë ekonomia me ritme me të larta se 3 mujori i dytë”. Nga ana tjetër, Ibrahimaj tha se inflacioni në vend është shkaktuar nga goditja e ofertës globale për disa mallra bazë. Për…
Vladimir Putin ka shtuar sulmet në Ukrainë, pas goditjes së urës kryesore që lidh Krimenë me Rusinë. Autoritetet në disa qytete të Ukrainës po raportojnë për sulme me raketa. Në Dnipropetrovsk qendror, Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale, tha se kishte pasur një “sulm masiv me raketa në rajon. Ka të vdekur dhe të plagosur”. Autoritetet në verilindje të Kharkiv raportuan po ashtu për sulme. Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake të Kharkiv, tha se kishte shpërthime në qytet. Kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov tha se “raportet fillestare tregojnë tre sulme në Kharkiv”. Vitalii Kim, kreu i…
Në Elbasan po shihet mundësia për një unazë të dytë, për të lehtësuar trafikun në rrugën aktuale. Fluksi i shtuar i makinave që i drejtohen Tiranës dhe juglindjes, ka nxitur nevojën për një zgjidhje të re. Qarkullimi i shtuar në unazën e Elbasanit, po kërkon rrugë të reja për lehtësimin e trafikut. Një e tillë po kërkohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku makinat që i drejtohen juglindjes ose Tiranës, të kalojnë në një unazë të dytë që të shmangë kalimin në afërsi të qytetit. “Unaza aktuale e qytetit të Elbasanit, nuk ka parametrat e nevojshme për të përballuar trafikun në…