Dashi Një ditë pozitive edhe falë Hënës në aspektin e mirë, mund të zgjidhni edhe një problem që ju mundon prej disa kohësh dhe që pati implikime të papritura gjatë fundjavës. Demi Pritet një ditë me tension të lartë, përpiquni të jeni të kujdesshëm dhe të shmangni shpenzimet e tepërta në këtë periudhë. Binjakët Të dashur Binjakë, nëse jeni në kërkim të një dashurie të re, përpiquni të bëni pak durim, duhet të prisni edhe pak, por tashmë në fund të muajit mund të vijë dita e duhur për të bërë zgjedhjen tuaj. Gaforrja Është planifikuar për ju një ditë…
Author: tirana
Pasi mori postin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të mbledhë sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku në fokus do të jetë çështja për sulmet kibernetike nga Irani. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, si dhe të tjerë. Shqipëria akuzoi Iranin si autor të sulmit masiv kibernetik që goditi më 15 korrik sistemet e teknologjisë së informacionit të qeverisë, duke paralizuar për disa ditë të gjithë shërbimet online. Kryeministri Edi Rama njoftoi ndërprerjen “me efekt…
Këtë të hënë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura. Temperaturat minimale do të luhaten 7-15 grade në veri në mëngjes, gjatë ditës do të jenë me rënie 19-22°C në veri deri në 24-26°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 balle në det të hapur.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka dhënë një post në parti edhe Avenir Pekës, vëllait të gazetarit Çim Peka. Avenir Peka është vendosur në krye të Departamenti të Rendit dhe Sigurisë në PD. Peka është jurist me profesion, dhe ka shërbyer në qeverisjen e Partisë Demokratike si Këshilltar i Kryeministrit për Rendin dhe Sigurinë Kombëtare; Zv/ ministër i Brendshëm, Ministër i Brendshëm i komanduar; dhe Avokat i Shtetit pranë Gjykatave Ndërkombëtare. Më herët ai ka shërbyer si Këshilltar Ligjor Ndërkombëtar, pranë Departamentit të Drejtësisë, në UNMIK, Kosovë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti amerikan Joe Biden kanë dënuar kërcënimet e fundit bërthamore të Kremlinit. Liderët janë shprehur njëzëri se kërcënimet e Rusisë janë të papërgjegjshme dhe se mobilizimi i pjesshëm është një gabim serioz. Mediat e huaja shkruajnë se Scholz dhe Biden kanë zhvilluar një bisedë telefonike që ka zgjatur rreth një orë. Në fokus të bisedës ishte situata në Ukrainë, tregjet e energjisë dhe përmirësimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë. Sipas raportimeve, Biden dhe Scholz gjithashtu diskutuan presionin e sanksioneve ndaj Rusisë, ndihmën për Ukrainën dhe situatën në tregjet e energjisë.
Princi Harry dhe Meghan Markle janë prindër të dy fëmijëve të mrekullueshëm, Archie, 3, dhe Lilybet, 2, dhe ata jetojnë në rezidencën e tyre luksoze në Kaliforni. Princi Harry-Meghan Markle: Shumë fansa po pyesin nëse do të kenë një fëmijë të tretë Shumë fansa mbretërorë po pyesin nëse Duka dhe Dukesha e Sussex po planifikojnë të kenë një fëmijë të tretë, duke ndjekur shembullin e Princit dhe Princeshës së Uellsit, të cilët kanë tre fëmijë, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Në intervistën e fundit të Meghan me revistën The Cut, gazetarja Allison P. Davis zbuloi se Archie po ndjek çerdhen dhe…
Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median italiane “Sky TG24” në përmbylljen e konferencës S.E.M.I. “Kultura do të shpëtojë botën”. Kryeministri Rama gjatë kësaj konferencë u ndal tek situata pandemike, po ashtu edhe tek negociatat me Bashkimin Europian. “Jemi përpjekur shumë herë, por është si të organizojmë një dasmë dhe nusja nuk vjen. Shumë vite diktaturë na kanë bërë vendin më të largët nga Rusia (nuk kemi pse të sanksionojmë, e bëjmë që nga viti 1990) dhe më të afërt me Evropën e Shtetet e Bashkuara, ne jemi më pro amerikanë se Teksas. Për BE-në tani jemi më të qetë…
Opinioni i fshatit që akuzon Etlevën dhe Serjanin, dy protagonistët e kësaj puntate të “Shihemi në Gjyq” si kushërinj që kanë marrëdhënie intime, buron nga një fakt i pathënë deri në këtë moment. Etleva, tregon në “E diela shqiptare” në Tv Klan se në fakt nuk ka lidhje gjaku me atë që e quan kushëriri i tretë, të cilin e mban prej disa kohësh në shtëpi. Etleva: Më fal prindërve të mi se tani, publiku nuk e di, edhe ju nuk e dini sepse unë jam një vajzë e marrë në jetimoren e Durrësit dhe më ka adoptuar Refat Malia dhe…
Arsenali tregon se është skuadra më e mirë e kampionatit këtë edicion futbollistik në Premier League, duke mundur 3-2 Liverpool dhe duke marrë kreun e klasifikimit. Një dalje e shpejtë e Gooners dhe një aksion model i ekipit londinez i kushton shumë The Reds, të cilët e shohin veten në disavantazh që në minutën e parë.Odegaard jep një assist magjik për Martinellin, me 21 vjeçarin brazilian që me shumë stil çon sferën në fundin e rrjetës. Te Liverpool duhet të kafshojnë gishtin kur flasin për Darwin Nunez. Blerja e shtrenjtë e verës u kritikua në fillimin e sezonit pasi nuk…
Zbardhet dinamik e ngjarjes në Elbasan, ku mbeti i plagosur Fabio Shybehja, 21 vjeç. Mësohet se i plagosuri ka një lokal në zonën e lagjes “28 Nëntori” ku ndodhi ngjarja. Ndërsa autori Petrit R. 54 vjeç është endacak që mbledh kanoçe nëpër qytet, dhe thuhet se është person I alkoolizuar. Si nisi sherr? Autori ka qenë duke ofenduar familjarët e pronarit të lokalit, ku ky i fundit e ka nxjerrë jashtë ambienteve të lokalit. Pasi e nxorri jashtë autori shkoi te tek karroca ku kishte kanoçet mori një thikë dhe e goditi mbas shpine drejt në fyt Fabio Shyben. I plagosuri ndodhet…
Disa shenja janë tepër të pajtueshme me njëra-tjetrën dhe kimia e tyre në një marrëdhënie është aq e mirë sa që pa përpjekje gjithçka rrjedh mirë dhe bukur. Megjithatë, ka edhe disa kombinime të shenjave që janë më të këqijat dhe rezultati është absolutisht toksik. Njëri nxjerr më të keqen tek tjetri duke i bërë ata të shndërrohen në diçka që nuk janë duke humbur cilësitë e tyre të mira. Luftimet janë homerike dhe qetësia dhe ekuilibri në marrëdhënie humbet diku në hapësirë. Por cilat janë shenjat e Horoskopit që nuk përputhen fare me njëra-tjetrën dhe ndërkohë që kanë kimi seksuale, fatkeqësisht nuk mund të…
Xhemilja ka ardhur nga Italia për “Ka Një Mesazh Për Ty” sepse ka një brengë për fëmijët e saj. Ajo dëshiron t’iu kërkojë ndjesë në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan sepse fajëson veten se nuk ka qenë pranë tyre kur ata ishin të vegjël. Nga ana tjetër, ajo është një nënë që është përpjekur të bëjë më të mirën për ta. Kur djali i madh, Eraldi ishte vetëm 2 vjeç, u detyrua ta linte nën kujdesin e dy gjysheve sepse duhet të shkonte në Itali, si shumë emigrantë të tjerë. Hipur në një gomone, zemra e saj ndodhej…