Author: tirana

Punonjësit të një pike karburanti në Bilisht, në mesnatë iu dogj makina. Babai i Marsel Buçit hedh akuza ndaj Deizi Arapit. Në një prononcim për mediat, Urim Buçi u shpreh se për mjetin ka punuar dhe se nga shteti kërkon drejtësi, por edhe kërkoi të dinte se ku i gjen paratë 27-vjeçarja. “Në dy të natës u dëgjua një zhurmë dhe gruaja më tha ngrihu se i kanë vënë zjarrin makinës së djalit. U zgjuam dhe pamë që makina kishte marrë flakë e gjitha. Lajmërova policinë dhe erdhën në vendngjarje na morën në pyetje, ku dyshoni etj. Unë dyshimin e…

Read More

Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin Qafë Thanë-Pogradec. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe janë plagosur shoferi dhe 4 pasagjerë, mes tyre 2 të mitur. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 01:45, në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, pranë fshatit Hudënisht. Shtetasi M. B., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë konkretisht dy shtetaset E. S; M. S., dhe dy të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës,…

Read More

Ka shumë aspekte të panjohura të shoqërisë holandeze. Një prej tyre është stili i tyre i komunikimit, i veçantë dhe i diferencuar nga shoqëritë e tjera. Në Holandë zakonisht nuk thonë “më fal”. Trajnerja ndërkulturore Saskia Maarse, thotë se holandezët njihen se janë të drejtpërdrejtë, që nënkupton se mesazhet e tyre janë të qarta dhe të sakta. Ajo diferencoi edhe mënyrën e komunikimit në krahasim me shoqëritë e tjera, në të cilat stili i komunikimit është indirekt dhe u bazua në shoqërinë britanike. “Stili britanik, për shembull, ka shumë mirësjellje, diplomaci dhe takt. Në Holandë ka më shumë transparencë, ndershmëri…

Read More

Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me këshilla dhe një filxhan kafeje me ish-presidenin Alfred Moisiun, për të cilin shkruan se është një burim i pashtershëm urtësie. Në foto, duket që kryeministri Rama po dëgjon me shumë vëmendje këshillat e ish-kreut të shtetit. “Me Presidentin Moisiu, burim i pashtershëm urtësie”, shkruan Rama krah fotos, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e takimit.

Read More

Djegia e makinës së Marsel Buqos në Bilisht, rreth orës 02:30 lidhet me çështje hakmarrjeje. Buqo rezulton të jetë shtetasi i akuzuar nga Deizi Arapi, të cilës ju dogj mjeti pak javë më parë. Zjarrvënia sipas policisë dyshohet e qëllimshme. Marsel Buqo është punonjës në një karburant në Bilisht. Arapi në një deklaratë për media akuzoi se gjithçka vinte pas sherrit me deputetin e PD-së Bledion Nallbati. Si autor, ajo shënjestroi punonjësin e karburantit të Nallbatit, por pa i përmendur emrin. Dhe ai rezulton të jetë pikërisht Marsel Buçi. “Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu…

Read More

Moderatori dhe gazetari i njohur Sokol Balla, ka liruar zyrën e Drejtorit të Informacionit në Top Channel, pas përplasjeve të vazhdueshme me Lori Hoxhën. Sipas burimeve, Balla nuk do të jetë më Drejtori i Informacionit, megjithëse nuk dihet nëse do të dalë në “Top Story” këtë të hënë, nisur dhe nga deklarata e tij ditën e enjte, se donte të vijonte të qëndronte në Top Channel, por kjo nuk varej nga ai. “Si gjithmonë shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në orën 21:00. Unë, se kanë dalë disa portale se Sokol Balla ikën në televizion tjetër, unë nuk iki…

Read More

Saimir Tahiri po vuan dënimin në burgun e Kosovës të Lushnjës, pasi është dënuar për shpërdorim detyre, do t’i rikthehet sërish dyerve të Gjykatës. Ish-ministri i Brendshëm, i ka dërguar sërish një kërkesë Gjykatës për njohjen e kohës së paraburgimit. Këtë të hënë, Gjykata e Shkalles së Parë Elbasan do të mblidhet në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën, ndërkohë që ka kërkuar që të jetë prezentë edhe Prokuroria e Elbasanit, e cila do të përfaqësohet nga Prokurori i Ekzekutimeve penale. Gjyqtarja për kërkesën e Sajmir Tahirit është Pajtime Fetahu.

Read More

Presidenti aktual Alexander Van der Bellen ka fituar zgjedhjet presidenciale në Austri. Gjashtë bashkëkonkurruesit për postin më të lartë shtetëror kanë mbetur shumë pas me vota. 78-vjeçari Van der Bellen ka marrë mbi 78 për qind të votave. Kësisoj presidenti aktual i Austrisë rizgjidhet me shumicë absolute, që është e nevojshme në raudin e parë të presidencialeve për t’u zgjedhur. Tani nuk ka më nevojë për zgjedhje balotazhi. Të gjithë kandidatët e tjerë për presidentet kanë mbetur shumë pas Van der Bellenit me vota. Kandidati që renditet i dyti i partisë populiste të djathtë FPÖ, Walter Rosenkranz ka marrë 18…

Read More

Mbrëmjen e së dielës, Manchester United fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Evertonit, duke siguruar një fitore të rëndësishme në javën e 9 të Premier League. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Iwobi, që në minutën e 5, por veç 10 minuta më vonë braziliani Antony vendosi sërish baraspeshën. Për golin e fitores mendoi ylli portugez, Cristiano Ronaldo. Një rekord ky dhe për sulmuesin, i cili u bë lojtari i parë në histori që arrin 700 gola me klubet.

Read More

Kryebashkiaku i Kievit, ka konfirmuar se mëngjesin e kësaj të hëne janë shënuar shpërthime. “Disa shpërthime në lagjen Shevchenkiv, në qendër të kryeqytetit”. Po ashtu Kievi ka qenë kryesisht i qetë që nga fillimi i luftës, me vijën e frontit që lëviz në lindje dhe jug pasi Moska nuk arriti të rrëzonte qeverinë.

Read More

Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga blloku i parë me banesa në Spitallë të Durrësit, të ndërtuara në kuadër të procesit të rindërimit pas tërmetit të 2019. Teksa uron ndjekësit për një javë të mbarë, kreu i shtetit thekson se kjo lagje e rilindur, është tashmë një qendër me standarde optimale urbane dhe mjedisore. “MIRËMËNGJES dhe me Lagjen e Re të Rilindjes pas tërmetit shkatërrimtar, në Spitallë të Durrësit, ku me bllokun e parë të banimit, falë mbështetjes bujare të Emirateve të Bashkuara, ka nisur të marrë formë një qendër e re…

Read More