Author: tirana

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se disa deputetë serbë kërkojnë arrestimin e tij. Sipas tij kjo përshkak të deklaratës se Kosova është një shtet i pavarur. “Unë do të vazhdoj të them problematikat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në shumicën parlamentare ka pasur reagime negative. Kërkuan që të më arrestonin, kërkesa të tilla nuk kanë ndonjë bazë ligjore. Kërkojnë disa deputetë të opozitës dhe një deputete e maxhorancës për arrestimin tim, sepse kam thënë që Kosova është e pavarur dhe se Serbia duhet të ballafaqohet me këtë realitet”. Po ashtu ai nënvizon edhe…

Read More

Kombëtarja shqiptare e futbollit mësoi të dielën emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet në kualifikueset e “Euro 2024”, ndërsa UEFA së fundmi publikoi dhe datat e oraret zyrtare kur do të zhvillohen ndeshjet. Shorti i pozicionoi kuqezinjtë në Grupin E, së bashku me Poloninë, Republikën Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavinë. Shqipëria do të nisë eliminatoret në transfertë, me duelin ndaj Polonisë, që do të luhet më datën 27 mars 2023.

Read More

Në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se vazhdon të falsifikojë historinë. Për të Rana i thur lavde Akademisë ku u elaboruan falsifikimet më monstruoze të historisë kombëtare. Duke theksuar se Akademia ka luajtur një rol negativ për hiperkolektivizmin dhe deformimin e historisë, Berisha tha se tani është koha që të denoncohen. “Sot, nomenklatura e shtetit monist, po kremton 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave. Sot, në këtë 50-vjetor, pasardhësi i nomenklaturës së vjetër, mbajti një fjalim, në të cilin vazhdoi falsifikimin e turpshëm të historisë. E vërteta më e hidhur është se…

Read More

Këtë të hënë u nda edhe çmimi Nobel për Ekonominë. Ish-kryetari i Rezervës Federale Ben Bernanke, Douglas Diamond dhe Philip Dybvig u nderuan të hënën me çmimin Nobel në ekonomi për punën e tyre mbi bankat dhe krizat financiare. Grupi u njoh nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave për punën e tyre në fillim të viteve 1980, për të cilën instituti tha se, siguroi bazën për të kuptuarit tonë modern se përse nevojiten bankat, dobësitë e tyre kryesore dhe se si kolapsi i tyre mund të nxisë shkrirjet financiare. Bernanke i cili drejtoi bankën qendrore të SHBA gjatë krizës financiare…

Read More

Sali Berisha hedh akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili ndodhet në burg, duke thënë se ata kanë kryer krime kundër njerëzimit. Pas takimit me banorët e Lazaratit, Berisha thotë se bandat kriminale me uniformë i kanë vënë armët në gjoks fëmijëve dhe nënat që i mbrojtën duke kryer terrorizëm ndaj tyre. Kreu i PD-së në një deklaratë për mediat, theksoi se do të ketë së shpejti grupe hetimi për të vërtetuar akuzat dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar të gjithë përgjegjësve. “U ktheva më i impresionuar se kurrë në 30 vite nga…

Read More

Çmimet e apartamenteve në Bashkimin Europian nga viti 2010 deri në 3-mujorin e dytë të 2022, janë rritur 48%. Për të njëjtën periudhë qiratë janë shtrenjtuar me 18%, sipas të dhënave të fundit të Eurostat. Ndryshe nga çfarë ka ndodhur në tregun e pasurive të paluajtshme në Europë, në Tiranë çmimet e apartamenteve janë rritur gati 40% vetëm vitin e fundit. Sipas Indeksit Fischer të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit I 2022 me 39% në krahasim me një vit më parë. Kjo është rritja më e lartë 6-mujore e këtij…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, thotë se jugu i Shqipërisë ndodhet në situatë dramatike dhe se është shpopulluar. Për të rrënimi ekonomik është faktori kryesor i shpopullimit. “Jugu i Shqipërisë ndodhej në situatën më dramatike. Shpopullimi i Gjirokastrës dhe jugut është i paimagjinueshëm, se rrënimi ekonomik si shkak kryesor i këtij shpopullimi, tejkalon të gjitha përmasat. Do t’ju jap vetëm një shembull. Në Libohovë, nga 50 kompani ndërtimi që kishte në 2013, sot nuk ka asnjë. Në Gjirokastër, kaloje rrugë dhe të lëndonte në shpirt kompesatoja në vitrinat e dyqaneve të falimentuara. Një politikë…

Read More

Deizi Arapi ka përfunduar sërish në polici si një prej 16 personave të dyshuar për djegien e mjetit të Marsel Buçit, ngjarje e ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm. ‘Gangsterja’ e Bilishtit, vetëm 27 vjeçe, u akuzua nga Urim Buçi, babai i Marselit si personi që i ka djegur mjetin djalit të tij. Ai tha se Deizi e ka ofenduar djalin e tij vetëm dy ditë pasi asaj i kishin djegur makinën, ngjarje e ndodhur më 25 shtator të këtij viti. Bashkë me Arapin, në pyetje në komisariatin e Bilishtit, po merren edhe 15 persona të tjerë. Automjeti…

Read More

Edhe pse ndërkombëtarët janë kundër, dhe jo më vonë se sot Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehu rezervat, mazhoranca duket e vendosur që të votojë Amnistinë Fiskale. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se miratimi i këtij projektligji është dicka e mirë për vendin tonë. “Në vlerësimin tonë na rezulton se më shumë se dy të tretat e qytetarëve e mbështesin një nisëm të tillë, kjo nga këshillimi kombëtar. Amnistia fiskale është domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër. Ne duam ti japim mundësinë duke përjashtuar çdo të ardhur nga aktivitete kriminale dhe korruptive dhe personat e ekspozuar…

Read More

Jam i habitur që rrëfimi im për një sasi simbolike vaksinash që na u dha nga Italia në momentin më të errët të pandemisë mund të na frymëzojë që ta marrim seriozisht fjalën “kontrabandë” që përdora për të përshkruar me shaka një bashkëpunim vëllazëror që ka shpëtuar jetë, deklaroi kryeministri Edi Rama, sipas gazetës së njohur italiane ”Corriere della Sera”. ”Ndjehem i detyruar të nënvizoj se ajo që raportoi shtypi për fjalimin tim të djeshëm në Bergamo për dërgimin e vaksinave nga Italia është qartë historia e një paradoksi që në asnjë rast nuk mund të interpretohet duke nxjerrë jashtë…

Read More

Julian Sarafian, një i ri me ëndrra për një jetë të mirë, arriti të gjejë punë në një nga studiot më prestigjioze ligjore. Ndërsa suksesi profesional arriti, gjendja e tij mendore dhe fizike u rrënua. I diplomuar për drejtësi në Universitetin e Berkeley dhe Harvard, ai gjeti punën që e lakmojnë të gjithë, por kur gjyshja ndërroi jetë, Julian filloi të vuante nga ankthi, krizat e panikut dhe problemet gastrointestinale. Ai nuk ishte në gjendje të hante, të stërvitej apo të kishte marrëdhënie normale shoqërore, madje kishte probleme edhe të bënte biseda normale. Ai vendosi të linte punën edhe pse…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi sot me medaljen e Mirënjohjes së Qytetit, kreun e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff. Në ceremoninë e veçantë, e zhvilluar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Veliaj tha se Granoff është personifikimi i raporteve të shkëlqyera të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përkrahjes së tyre, veçanërisht në momente të vështira të vendit, përfshirë edhe sulmet e fundit kibernetike. Kryebashkiaku nënvizoi se projektet e realizuara bashkë me AADF-në, e forcojnë edhe më shumë miqësinë mes Shqipërisë dhe SHBA. “Një gjysmë urë nuk mund të rrijë dot në këmbë, ndaj…

Read More