Author: tirana

Një 21-vjeçar është plagosur me thikë këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta me një 54-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan. 21-vjeçari ka marrë plagë ne fyt dhe ndodhet në spital, ndërsa autori është kapur nga policia 10 minuta pas ngjarjes. Mësohet se autori P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë Plagosi…

Read More

Corriere Della Sera ka publikuar deklaratën kryeministrit Edi Rama, ku ai ka folur lidhur me vaksinat anti-covid. Gjatë fjalimit të tij Corriere Della Sera shkruan se , kryeministri Rama ka treguar se ai ka marrë vaksina fshehurazi nga Italia gjatë periudhës së pandemisë, duke shpjeguar se kjo ka ndodhur pasi Pfizer u ndalote të gjitha shteteve të cilat i furnizonte, të shpërndanin vaksinat tek vendet e tjera. ‘Njerëzit kishin frikë dhe ne mbetëm si peshku pa ujë, pasi nuk po siguronim vaksina anti-Covid. E pyeta Luigin: a mund të na japësh doza të paktën për mjekë dhe infermierë? Pfizer kishte një…

Read More

Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen tha se vendimi organizatës së vendeve eksportuese të naftës OPEC+, për të ulur prodhimin e naftës ishte “i padobishëm dhe i pamatur” për ekonominë globale, veçanërisht për vendet në zhvillim. Gjatë një interviste për gazetën Financial Times, që u botua të dielën, ajo tha se Uashingtoni është i shumë i shqetësuar për vendet në zhvillim dhe problemet me të cilat ata po përballen. Ajo kritikoi gjithashtu vendet aleate për vonesat në dërgimin e ndihmës financiare në Ukrainë. “Ritmi i transferimit të parave në Ukrainë është shumë i ngadaltë“, shtoi zonja Yellen, duke vënë në…

Read More

Një vajzë e re shqiptare ka treguar sesi ështëë gënjyer nga një reklamë për punësim dhe si përfunoi eskortë në Dubai. Ajo ka treguar se kishte komunikuar me një agjenci për punësim si stjuardese në vendet arabe, por në të vërtetë agjencia kryente ndërmjetësimin e kompanive arabe me vajza të reja shqiptare me qëllim rekrutimin e tyre si punëtore seksi. Vajza deklaroi gjatë lidhjes në studio me “Zemër të Hapur” se puna reklamohej në Instagram dhe kishte një pagë rreth 2000 euro. Sipas saj gjatë rekrutimit vajzat kryenin një test inteligjence dhe më pas merreshin në pyetje gojarisht. “Ishte rastësi,…

Read More

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në Stjar në bashkinë e Delvinës. Bëhet me dije se zjarri madh ka rënë në një sipërfaqe të madhe me ullin, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi ndihmuar dhe nga era. Zjarrfiksja e Delvinës dhe ajo e Finiqit ndodhen në vendgjarje dhe po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Read More

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka blerë 1.5 mln euro energji elektrike për dy ditë. Sipas procedurës është importuar 6,100 Mwh vetëm për të plotësuar nevojat e vendit për fundjavën. Energjia është blerë me një çmim mesatar prej 252,13 euro i cili rezulton se është ulur disafish nëse e krahasojmë me disa javë më parë ku niveli i çmimeve të energjisë në bursë kapi pikun. Niveli i ulët i ujit në Fierzë i cili tashmë rezulton rreth 270 metra si dhe mungesa e reshjeve përgjatë javës së fundit duket se ka detyruar KESH që të dalë në import për të plotësuar kërkesën…

Read More

Legjenda e njohur e futbollit, Iker Casillas shokoi mbarë botën sot, teksa në një postim në Twitter shkruante se ishte homoseksual. Casillas ka publikuar sërish diçka në rrjetet e tij sociale, ku bën me dije se llogaria e tij ishte e vjedhur, duke lënë të kuptohet se asgjë e shkruar paradite nuk është e vërtetë. “Llogari e hakuar. Për fat të mirë çdo gjë në rregull. Ju kërkoj ndjesë të gjithë ndjekësve të mi. Dhe sigurisht, më shumë falje komunitetit LGBT” – Shkruan Casillas. Cuenta hackeada. Por suerte todo en orden. Disculpas a todos mis followers. Y por supuesto, más…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa…

Read More

Autoritetet britanike kanë shkatërruar një bandë shqiptarësh, që dërgonte në mënyrë ilegale njerëz nga Spanja në Mbretëri të Bashkuar. Besohet se migrantët kanë paguar mes 3.000-15.000 euro për të kaluar nga njëri shtet në tjetrin. Autoritetet britanike kanë arrestuar shtatë persona përgjatë javës. Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare për Krime, me bazë në Spanjë dhe Mbretëri të Bashkuar, kanë punuar me autoritetet spanjolle për këtë rast. Banda ka kontrabanduar kryesisht migrantë shqiptarë përmes qyteteve spanjolle, Bilbao dhe Santander, për në Mbretëri të Bashkuar, duke përdorur barka dhe mjete tjera në rrugë drejt qyteteve Portsmuth, Sauthhempton dhe Liverpul. Autoritetet britanike dhe ato…

Read More

Tashmë e dini: Iker Casillas deklaroi sot se është homoseksual. Portieri legjendar ka shkruar: “Shpresoj të më respektoni. Unë jam homoseksual. Gëzuar të dielën të gjithëve”. Rreth një orë më vonë, Casillas e fshiu postimin në Twitter. A e dini sa njerëz e bënë unfollow gjatë kësaj kohe? 2.7 milionë. Pothuajse tre milionë njerëz!

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh për qytetarët përmes një postimi në Facebook, nëpërmjet të cilit u bën thirrje t’i japin fuqi, në mënyrë që t’iu japë atyre pas llogari më pas. Me anë të një videoje të shkëputur nga një intervistë në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, Meta thotë se ka qenë gjithmonë i hapur për llogaridhënien dhe transparent. Postimi i plotë: “Gjithmonë i hapur për llogaridhënien, gjithmonë transparent. Kam vetëm një mesazh për shëiptarët: Më jepni fuqi, t’ju jap llogari!”, thekson Meta në pjesën e videos së prerë. Ndërsa në mbishkrimin…

Read More

Situata në Kosovë aktualisht është e qetë. Kështu deklaroi komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, i cili nesër dorëzon detyrën. Gjatë mandatit të tij 1-vjeçar pati shumë zhvillime në fushën e sigurisë, si lufta në Ukrainë apo edhe trazirat në veri natën e 31 korrikut. Komandanti i KFOR-it, në një intervistë për KP, pranon se lufta në Ukrainë rriti tensionet edhe në Kosovë, por që tani këto janë ulur ndjeshëm. Sipas tij, nuk ka asnjë kërcënim të shtuar të sigurisë ndaj Kosovës për shkak të zhvillimeve në Ukrainë. “Do të thosha se kur filloi lufta në Ukrainë, në fund të…

Read More