Author: tirana

Legjenda e Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas ka treguar se është homoseksual përmes faqes së tij zyrtare në Twitter këtë pasdite. Ish-portieri 41-vjeçar, një nga portierët më të mëdhenjtë në epokës moderne, ndërsa ka kërkuar që të gjithë të respektojnë vendimin e tij. Casillas ishte i martuar me Sara Carbonero midis 2016 dhe 2021, dhe ata kanë dy fëmijë së bashku, por Casillas tani me guxim i ka treguar botës historinë e tij të vërtetë. Ish-portieri luajti për Real Madridin për 16 vjet, duke fituar një sërë arritjesh të mëdha si pesë tituj të La Ligës dhe tre të…

Read More

Për shkak të çmimit 10 herë më të lartë se rajoni dhe vendet e BE-së, sipërmarrësit e akcizës në 9 vjet janë rënduar nga fatura shtesë prej 60 milionë eurosh. Kompanitë e mallrave të akcizës kërkojnë njehsimin e çmimit të pullës në nivelet e vendeve të rajonit, pasi do të rrisë konsumin dhe të ardhurat e buxhetit. Përveç çmimit të lartë të pullës fiskale, për këtë koncesion vijojnë edhe paqartësitë ligjore të përfundimin të afatit. Bizneset më të mëdha e vlerësojnë situatëm anormale dhe paralajmërojnë nisjen e luftës ligjore. Në 9 vjet, bizneset shqiptare të tregtimit të mallrave të akcizës…

Read More

Gjatë emisionit “Me Zemër të Hapur” janë publikuar pamje të kontratave dhe bisedave që kanë pasur vajzat shqiptare të cilat kanë aplikuar për punë si stjuardesa apo kamariere në agjencinë që i dërgonte në Arabi për të punuar si eskorta. Gjatë bisedave vajzat kanë shfaqur pakënaqësi kur u është paraqitur kontrata nga kompania e cila ka qenë ndryshe nga çka u ishte premtuar. Sakaq, kontratat që u janë dhënë nuk përfshinin detaje të akomodimit apo pagës dhe sipas dëshmisë së vajzave nuk garantonin siguri dhe ishin shumë të përgjithshme. Gjithashtu vajzave u është kërkuar të paguajnë një tarifë prej 1000…

Read More

Kompanitë turke të udhëtimit janë duke pritur fluks të turistëve evropianë në muajt në vijim, pas heqjes së kufizimeve të vendosura për luftim të pandemisë së koronavirusit dhe rritjes së çmimeve të energjisë. “Këtë dimër presim më shumë turistë sesa në vitin e shkuar”, ka thënë Cem Polatoglu, zëdhënës i Asociacionit të operatorëve të udhëtimit në Turqi, transmeton dpa. “Gjatë pandemisë, njerëzit nuk kanë shkuar nëpër pushime. Tani që janë hequr kufizimet, shumë turistë ndihen sikur të jenë ‘liruar nga zinxhirët’”, ka thënë ai. Përveç kësaj, edhe rritja e çmimeve të energjisë në Evropë është duke ndikuar në rritje të rezervimeve…

Read More

Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë rreth orës 15:00 sot në Elbasan. Sipas EMSC , magnituda e tërmeti ka qenë 3.8 e shkallës Rihter, ndërsa raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë. Epiqendra e tërmetit ishte 13 km në perëndim të Elbasanit, dhe 24 kilometra në jug-lindje të Tiranës.

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame edhe këtë të dielë ka ndarë çertifikatat e pronësisë. Ai ishte në Gjirokastër për të lëshuar certifikatat e para të pronësisë për Lagjet 18 shtatori, lagjet e reja të qytetit, zona e Gërhotit dhe përtej përfshirë edhe Zonën e Burimeve të Viroit. Ai u shpreh se puna për rregjistrimin e qyteteve mesjetare është makth. “Qytetet mesjetare janë makth në procesin e regjistrimit, por edhe një shërbim i domosdoshëm për shpëtimin e tyre”.

Read More

Papa Françesku doli hapur në mbrojtje të emigrantëve të dielën, duke e quajtur përjashtimin e tyre “skandaloz, të neveritshëm dhe mëkatar”, që e vë atë kështu në një kurs përplasjeje me qeverinë e ardhshme të krahut të djathtë të Italisë me në krye Giorga Melionin. “Sot Mesdheu është varreza më e madhe në botë. Përjashtimi i emigrantëve është i neveritshëm, është mëkat. Është kriminale të mos hapësh dyert për ata që janë në nevojë”. Giorgia Meloni pritet të bëhet kryeministre në fund të këtij muaji në krye të një koalicioni të krahut të djathtë që është zotuar të godasë emigracionin…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi. Kreu i qeverisë vë në dukje se ka një qasje të re në axhendën e Bruskelit. “Jam optimist për dialogun në Bruksel. Dialogu s’duhet të shërbejë vetëm për menaxhim krizash, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje. Jemi futur në fazë të re që prej 18 gushtit të këtij viti, është fazë e re, sepse tema e parë në zyrën e z. Borrell në Bruksel ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Dialogimi për marrëveshje, do të diskutojmë për kornizë. Jam shumë optimist. Në të kaluarën, kur…

Read More

Nga Frankfurti ku u hodh shorti për kualifikueset e Europianit 2024, ka folur edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Për kreun e futbollit, kuqezinjtë kanë shanse reale dhe mund të jenë pjesë e Euro 2024. Në fund një koment edhe për të ardhmen e trajnerit Edi Reja që i skadon kontrata këtë nëntor me kuqezinjtë. “Jemi për shortin dhe më pas do të diskutojmë për vazhdimin, siç e kemi bërë gjithnjë me trajnerin. Do të bisedojmë për më të mirën e Shqipërisë. Nuk mund të mendosh nga shorti që je kualifikuar, por duhet të shohësh fushën. Kur kemi marrë shortin…

Read More

Vitet e fundit një fenomen që ka prekur edhe vajzat në vendin tonë, është dhe puna në vendet arabe. Gjatë emisionit “Me Zemër të Hapur”, janë publikuar pamje të kontratave dhe bisedave që kanë pasur vajzat shqiptare të cilat kanë aplikuar për punë si stjuardesa apo kamariere në agjencinë që i dërgonte në Arabi për të punuar si eskorta. Gjatë bisedave vajzat kanë shfaqur pakënaqësi kur u është paraqitur kontrata nga kompania e cila ka qenë ndryshe nga çka u ishte premtuar. Sakaq, kontratat që u janë dhënë nuk përfshinin detaje të akomodimit apo pagës dhe sipas dëshmisë së vajzave…

Read More

Një shqiptar që po flinte në makinë u sulmua nga 2 tranvestitë peruanë, të cilët i morën portofolin me 510 euro dhe sendet e tjera personale. Ngjarja ka ndodhur në Rimini të Italisë, kur peruanët tranvestitë të moshave 48 dhe 34 vjeç, hynë brenda makinës dhe arritën t’i rrëmbenin portofolin shqiptarit, i cili ishte duke fjetur. Sapo ndjeu zhurmën, shqiptari lajmëroi menjëherë kushëririn e tij dhe u vunë në ndjekje të hajdutëve, të cilët i arritën pak metra më tutje. Njëri nga peruanët e qëlloi shqiptarin me një shishe xhami, duke e plagosur në krah e megjithatë ndjekja vazhdoi derisa…

Read More

Një shtetas turk është arrestuar, gjatë operacionit ndërkombëtar “Përtej kufijve” në Manisa të Turqisë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 2 shtetas shqiptarë dhe 1 shtetas turk, si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Janë sekuestruar 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 8.6 kg marijuanë, 9 pako me drogë sintetike dhe 211 bimë narkotike të kultivuara. Policia e Shtetit siguroi informacion se në Manisa të Turqisë, disa persona ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Informacioni i siguruar nga Policia shqiptare i është përcjellë menjëherë homologëve turq, të cilët organizuan dhe finalizuan operacionin policor të…

Read More