Mozzik u ndalua mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi autoritetet i zbuluan dy ora luksoze të padeklaruara në bagazhin e tij. Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, bëhet fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me një vlerë marramendëse prej 1,340,027.50 euro. Orët nuk ishin deklaruar gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër, duke shkaktuar dyshime për shmangie të obligimeve doganore. Njoftimi i plotë Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se pas publikimit të lajmeve në portale dhe rrjete sociale, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe kontrollin e një personi të dyshuar me…
Author: tirana
Tirana mikpriti këtë të mërkurë Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Kartës së Adriatikut (SHBA-A5). Konferenca u bashkëkryesua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA të Shqipërisë, Arben Kingji, shefi i Shtabit të FA të Bosnjë-Hercegovinës Gojko Knezevic dhe komandanti i Komandës Amerikane në Evropë, gjeneral Alexus G. Grynkewich. Në fjalën e tij, gjeneral Grynkewich tha se Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria, kanë treguar udhëheqje të vërtetë në rajon. Ai iu bëri thirrje dy vendeve që të vazhdojnë dhe të tregojnë angazhim për çuarjen përpara të sigurisë dhe stabilitetit nga të cilët të gjithë përfitojnë. Grynkewich tha…
Dhoma e Avokatisë Vlorë shprehin shqetësimin se në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Apelit Administrativ, janë me mijëra çështje të bllokuara dhe qytetarët presin me vite pa asnjë zgjidhje ligjore. Duke e cilësuar këtë një dështim institucional, Dhoma e Avokatisë në Vlorë ia faturon përgjegjësinë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sipas saj kjo ka sjellë pasoja shkatërruese për aksesin në drejtësi të shumë familjeve dhe bizneseve. “Mosfunksionimi normal i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe i Gjykatës së Apelit Administrativ i shoqëruar me mungesën dramatike të gjyqtarëve dhe ambienteve në gjykatë (salla gjyqesh), të…
Nga Mero Baze Socialistët dhe ekipi mbrojtës i Erion Veliajt, kryebashkiaku ende në detyrë i Tiranës, po shkojnë drejt dy zgjidhjeve të ndryshme për krizën që ka krijuar mungesa e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës në zyrë. Këshilltarët bashkiakë janë udhëzuar të votojnë shkarkimin e Erion Veliajt për të vazhduar më tej procedura juridike e shkarkimit të tij, ndërsa ekipi mbrojtës i Veliajt do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar shkarkimin nga kryeministri, i cili duhet t’i japë fuqi ekzekutive vendimit të Këshillit Bashkiak, duke e kthyer gjithçka në betejë juridike. Juridikisht, Erion Veliaj nuk shkarkohet, me gjithë precedentët…
Tyler Robinson i akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk, ka lënë pas një sërë mesazhesh për partnerin e tij. Zbulimet u bënë publike kur Prokurori i Qarkut, Jeff Gray shpalli 7 akuza ndaj që rëndojnë ndaj Tyler Robinson. Më e rënda është akuza për vrasje, e cila mund t’i shkaktojë të riut dënim me vdekje, nëse shpallet fajtor. Sipas Jeff Gray, shoku i dhomës i Tyler, i cili është në proces tranzicioni nga burrë në grua dhe me të cilin ai kishte një lidhje romantike, mori një mesazh nga 22-vjeçari më 10 shtator, pas vrasjes së Charlie Kirk në universitetin…
Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1302-të, dhe n një deklaratë të fundit që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, Papa Leoni ka folur hapur mbi situatën e krijuar në lindje të Evropës, duke nënvizuar se “NATO nuk ka nisur një luftë”, ndërkohë që ka vënë në pah shqetësimet e vendeve fqinjë me konfliktin. ”Polakët janë të shqetësuar sepse ndiejnë se hapësira e tyre është pushtuar”,-tha Papa Leoni. ”Është një situatë shumë e tensionuar”. Deklarata vjen në një kohë kur Perëndimi dhe Kremlini po shkëmbejnë akuza të drejtpërdrejta mbi përfshirjen në konfliktin ukrainas.
Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës do të kërkojnë më 23 shtator shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj. Vendimi u dha këtë pasdite të së mërkurës gjatë mbledhjes së këshilltarëve socialistëve të Bashkisë Tiranë në selinë e PS. Këshilltarëve socialistë të Tiranës ju kërkua që të procedojnë me kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, duke aktivizuar nenin 62 të qeverisjes vendore, që ka të bëjë me mosparaqitjen në detyrë prej 3 muajsh.
Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj u pritën në një takim të veçantë nga presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok. Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe bazuar në një miqësi historike, finalizimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, situata e sigurisë në rajon dhe në Evropë ishin në fokus të kësaj vizite. Presidentët Begaj dhe Sulyok zhvilluan fillimisht takimin tête-à-tête dhe më pas bashkë me delegacionet përkatëse. Kreu i Shtetit mori mbështetjen e plotë dhe të hapur të Hungarisë për finalizimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, rrugëtim të cilin e ka hapur Hungaria. Presidenti…
Mbreti Charles III, Mbretëresha Camilla, Princi William dhe Princesha Kate pritën sot presidentin amerikan Donald Trump dhe gruan e tij, Zonja e Parë, Melania Trump në Britani, duke nisur vizitën e dytë historike shtetërore të presidentit amerikan. Mediat britanike nxituan të theksonin se presidenti dhe Zonja e Parë e SHBA-së thyen protokollin mbretëror sapo mbërritën në Kështjellën Windsor. Trump u ul me helikopterin Marine One në Kopshtin e Muruar të Windsor 21 minuta pas kohës së planifikuar të mbërritjes së tij, e cila ishte në orën 11:55. Nga ana tjetër, Donald dhe Melania Trump nuk u përkulën para çiftit mbretëror.…
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur alarmin për një fushatë mashtruese që po qarkullon përmes SMS-ve të rreme, e cila synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të pavërteta për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas AKSK, mesazhi përmban një link mashtrues, i cili kërkon nga qytetarët të kryejnë pagesa online për gjoba të supozuara. Autoriteti ka ndërmarrë menjëherë hapat e nevojshëm për të raportuar dhe bllokuar faqen mashtruese, në mënyrë që të minimizohet rreziku për qytetarët dhe të parandalohet çdo dëm i mundshëm. Ndërkohë, AKSK i bën thirrje publikut që të tregojë kujdes të shtuar dhe të ndjekë…
Mesila Doda do të jetë deputete e pavarur në Kuvend, edhe pse Sali Berisha e kishte në listën e mbyllur (të sigurtë) në zgjedhjet e 11 Majit. Doda pjesë e PDIU, ka zgjedhur që të jetë e pavarur në Kuvend, duke refuzuar t’iu bashkohet 3 grupeve parlamentare opozitare. Nën siglën e PDIU-së, Mesila Doda garoi në listën e mbyllur të Tiranës, duke fituar automatikisht vendin si deputete. Nga ana tjetër, janë mësuar edhe emrat e grupit të tretë parlamentar të opozitës, atë të Partisë Republikane. Kreu i grupit do të jetë Fatmir Mediu, ndërsa për të formuar grupin për të…
Në kuadër të Javës së Demokracisë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvilloi një aktivitet në Tropojë, ku mori pjesë edhe kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran. Aktiviteti synon nxitjen e të rinjve për pjesëmarrje në proceset zgjedhore në Shqipëri. Në aktivitet morën pjesë të rinj dhe gjimnazistë nga shkolla të mesme në Tropojë. OSBE cilëson se “një demokraci e shëndetshme do të thotë që zëri i çdo qytetari të dëgjohet. Prandaj ne përqendrohemi te pjesëmarrja e të rinjve në zgjedhje dhe rëndësia e votës si një mjet për të ndikuar në vendimmarrje”. Sipas OSBE-së, takimi i karakterizuar nga një pjesëmarrje…