Në sezonin e ri të programit “E Diell”, mungesa e Xheneta Fetahu ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Ish-banorja e ”Big Brother Kosova Vip 3” nuk shfaqet në promon zyrtare. Xheneta nuk ka qëndruar pa reaguar, dhe përmes një postimi në Instagram ka lëshuar një mesazh të qartë që për disa është kundër Egli Takos, e cila do të ketë programin e saj në ”E Diell”. ”Vendi im nuk është për tu rrëmbyer”. Ky thumb i hapur ka nxitur komentet e ndjekësve, të cilët mezi presin të shohin se si do të zhvillohet dinamika mes tyre në ekran.
Author: tirana
”Nuk erdha këtu të predikoj për shoqërinë civile, por për të nderuar dikë që me transformoi nga një skeptik të amdh kur bëhej fjalë për dialogun social në idhtar të këtij dialogu”,-tha kryeministri Edi Rama në Parlamentin Europian në nder të përfundimit të Mandatit të Presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë vlerësoi rolin udhëheqës të Oliver Röpke, që sipas tij ka frymëzuar dhe ka lënë gjurmë të pashlyera. “Ja pse e ndjeva të bëhesha pjesë me ndjenja të përziera që i kam edhe në këtë moment se e di që kjo…
Ledian Goka u shndërrua në hero në Greqi, pasi shpëtoi nga mbytja në lum 2 fëmijë të vegjël në muajin qershor 2025, më në fund ka marrë nënshtetësinë greke. Shqiptarit i është dhënë nënshtetësia greke nga vetë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili e ka falenderuar publikisht për aktin heroik. “Ledian Goka në qershor të vitit 2025 rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar nga mbytja dy fëmijë në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arachthos. Një akt vetëmohimi që është një shembull i humanizimit dhe heroizmit. Sot atij iu dha nënshtetësia greke. E falenderojmë”, ka shkruar në Facebook Kryeministri…
Genar Topalli, djali i politikanes Jozefina Topallit ka reaguar për aludimet e shumta mbi vlerën që ka kapur organizimi i dasmës së tij dhe moderatores sportive Cindy Marina e organizuar në Romë të Italisë. Ai shkruan se e gjithë ceremonia është financuar nga ai, Cindy dhe prindërit e kësja të fundit, të cilët të gjithë punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku drejtojnë biznese në fushën e transportit. Ndër të tjera, Genari thekson se ceremonia martesore nuk ka arritur asnjë shifër jashtë normales së dasmave shqiptare. Ky reagim duket sikur është dhe një përgjigje për ish-partneren e…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda është vënë në lëvizje për të kryer disa punë, peng i një ngërçi njëvjeçar. Me ndryshimin e ministrit të Brendshëm, edhe në strukturën drejtuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të ketë emra të rinj për drejtorët e departamenteve. Sipas ligjit të ri për Policinë e Shtetit që u miratua një vit më parë, drejtori i përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve do të zgjidheshin me konkurs. Por gara për drejtorët e departamenteve në drejtorinë e Përgjithshme nuk u zhvillua dhe mbeti pezull,…
Këtë të mërkurë janë dhënë masat e sigurisë për gjashtë të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online. Emanuel Taullahu dhe Flavio Mukaj, janë lënë me detyrim paraqitje. 4 të tjerët burg me afat 60 ditor.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga shkolla e Bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat, e cila është rikonstruktur falë një investimi të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Gjirokastër. Sipas kreut të qeverisë, ambientet e rikonstruktuara e kanë kthyer shkollën e Lazaratit në një ambient me kushte moderne dhe në një hapësirë të denjë për mësim. “Shkolla e Bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit me ambiente të rindura dhe kushte moderne, pas një transformimi tërësor që e ka kthyer shkollën në një hapësirë të denjë për mësim, falë investimit të përbashkët…
Kuvendi pritet të mblidhet nesër në një seancë maratonë për votëbesimin e ministrave të qeverisë ”Rama 4”. Seanca mund të zgjasë deri të premten, siç e do tradita, ndërsa kryesocialsiti Edi Rama do të prezantojë programin qeverisës. Infrastruktura mbetet një nga pikat kyçe të qeverisjes së Partisë Socialiste dhe në mandatin e katërt synohet një transformim i mëtejshëm i rrjetit rrugor dhe hekurudhor në vend. Gjatë mandatit të katërt, shefi i qeverisë premton të ndërtojë edhe 700 kilometra të tjera rrugë, duke përfunduar disa prej projekteve më strategjike për vendin. Projektet infrastrukturore Përfundojnë segmentet kyçe të Korridorit Blu: Milot-Balldren, Milot–…
Më 22 shtator do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës, ku do të diskutohet në lidhje me dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë, Ermal Dredha dhe caktimin në krye të institucionit të 1 prej 3 nënkryetarëve. Tre nënkryetarët janë: Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo. Data u caktua në mbledhjen e sotme të kryesisë së këshillit bashkiak. Dredha ka qenë kryebashkiaku më i kritikuar nga Edi Rama, madje publikisht edhe në festën e 34-vjetorit të Partisë Socialiste në oborrin e selisë rozë.
Deputeti i PS-së, Erion Braçe nuk votoi 11 komisionet e reja parlamentare në seancën e të martës në Parlament. Ai ka treguar se arsyeja e parë lidhet me mungesën e ngritjes së komisionit të dezinformimit. Legjislatura e kaluar pati miratuar në Parlament strategjinë për dezinformimin dhe ndërhyrjet e jashtme, dokumenti i të cilës specifikonte edhe ngritjen e një komisioni parlamentar. “Lidhet me atë punë që u bë në vitin e fundit të legjislaturës së shkuar këtu në Kuvend për çështjet e dezinformimit, keqinformimit, ndërhyrjeve të huaja keqdashëse në shoqëri dhe në ekonomi. Kjo këtu është strategjia, dokumenti më i mirë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Trush në Shkodër ku një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete afër banesës së tij. Dyshohet se viktima është vetvarur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Trush, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi E. P., 40 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Prezantohet nesër, më 18 shtator, në një seancë maratonë në Kuvend, programi qeverisës për legjislaturën e re. Programi në fjalë, që do të prezantohet nga vetë kryeministri Edi Rama, përfshin objektiva afatshkurtra dhe afatgjata në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë tek punësimi, rritja e pagave dhe kthimi i emigrantëve. Pjesë nga programi