Author: tirana

Pak muaj më parë Struktura e Posaçme Antikorrupsion konfirmoi zyrtarisht se një prej ish ministrave është marrë nën hetim nga SPAK. I pyetur zyrtarisht nga Top Channel se cili është ministri në fjalë dhe a po vlerësohet nga SPAK caktimi i një mase sigurie, Prokuroria ka dhënë një përgjigje zyrtare, pa dhënë detaje. “Një ish-ministër është nën hetim. Nuk mund të bëjmë publike informacione të mëtejshme”-thuhet në përgjigjen e SPAK.

Read More

Moti do të jetë i paqëndrueshme gjatë kësaj fundjave. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për edicionin e lajmeve në Top Channel, meteorologjia e SHMU, Eneida Doçi tregoi parashikimin e motit, ku tha se dita e diel do të ketë edhe stuhi. “Depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore prej disa ditësh, do na shoqërojnë edhe gjatë fundjavës. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonën lindore, megjithatë nuk do të mungojnë edhe kthjellime të herë pas hershme, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Gjatë ditës së nesërme, reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal me intensitet…

Read More

Kreu i PD, Sali Berisha dhe drejtuesi i PSD-së, Tom Doshi janë përfshirë në replika në distancë. Ishte i pari Sali Berisha që me një postim në Facebook, pretendoi se SPAK kishte lëshuar një urdhër arrest ndaj Tom Doshit, por ai ishte arratisur. “Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur. Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar me intensifikimin e kontrolleve në fushën e tregtimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB). Në datën 22 tetor 2025, Drejtoria Rajonale e AKU Durrës zhvilloi një inspektim në subjektin “Cultiva”, që ushtron aktivitet tregtimi me shumicë të këtyre produkteve. Gjatë verifikimit, trupa inspektuese konstatoi se afatet e ruajtjes së produkteve nuk përputheshin me ato të miratuara nga Ministria e Bujqësisë dhe të përcaktuara në dosjet e regjistrimit të PMB-ve. Si rezultat, u bllokua një sasi prej 2,999.6 kilogramësh produkte për mbrojtjen e bimëve, ndërsa subjektit iu ngarkua detyrimi për të tërhequr nga tregu…

Read More

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish ministrit të mjedisit Lefter Koka për lirim nga qelia. Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani, i cili nuk mori parasysh kërkesën e Kokës për shuarje të masës me pretendimet se ka kaluar afati 3 vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Gjyqtari Xhevdet Lika tha se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet të mbajë…

Read More

Ish-deputeti i PD Dashnor Sula tha se do ta pranonte një funksion që do t’i përshtatej habitatit të tij në shtetin shqiptar, duke theksuar se “nuk mund të presë duke qarë pas derës së Berishës”. Duke komentuar rastin e Zheni Gjergjit, Sula theksoi se ajo nuk ka marrë atë që meritonte, dhe ka munguar meritokracia në PD. Po ashtu Sula vuri në dukje PD po shkon drejt rrudhjes duke u kthyer në shtojcë të pushtetit dhe duke bërë biznese me pushtetin. “S’mund të thuash kryengritje, por ka zëra, tendenca… Poshtë vlon. Por ata që duhet ta përçojnë zërin e tyre…

Read More

Është zbardhur projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili parashikon përbërje të balancuar mes mazhorancës dhe opozitës. Sipas dokumentit, komisioni do të ketë 7 anëtarë nga Partia Socialiste dhe 7 nga Partia Demokratike, duke siguruar barazi mes dy kampeve kryesore politike. Përveç tyre, PSD dhe partia “Mundësia” do të kenë nga një anëtar secila. Ndërkohë, Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet do të kenë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit, por pa të drejtë vote. Ky hap konsiderohet një moment i rëndësishëm drejt fillimit të punës për përgatitjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, me synim…

Read More

Plagosi me mjet prerës, një 48-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta vihet në pranga 51-vjeçari, Ronald Lacej. I arrestuari Ronald Lacej rezulton me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një tjetër person 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Ndërkaq 48-vjeçari ka marr plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Izrael, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi qendrën përkujtimore të Holokaustit “Yad Vashem”, ku është dokumentuar përndjekja dhe vrasja e gjashtë milionë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se “Shqipëria nderohet e vlerësohet si e drejtë mes kombeve, me refuzimin për çnjerëzimin dhe dorëzimin e hebrenjve në duart e persekutorëve”. Ministrja shtoi se “akti njerëzor e kombëtar i shpëtimit të hebrenjve është pjesë e trashëgimisë sonë morale dhe historike.” “Kudo shkoj, Shqipëria dhe historia jonë më bëjnë të ndihem…

Read More

Një burrë që mbante një thikë u arrestua pranë ambasadës amerikane në Tokio, raportoi TBS news. Një oficer policie u plagos, raportuan mediat e huaja, duke cituar burime policore.Motivi pas sulmit nuk dihet menjëherë. Sulmi vjen vetëm disa ditë para se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të vizitojë Tokion.Qeveria ka njoftuar se Trump do të takohet me Perandorin e Japonisë Naruhito dhe Kryeministren e sapozgjedhur Sanae Takaichi gjatë qëndrimit të tij në Japoni nga 27 deri më 29 tetor.Policia Metropolitane e Tokios ka mobilizuar 18,000 oficerë shtesë për të forcuar sigurinë gjatë vizitës së tij, raportoi Kyodo News më parë…

Read More

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit në fshatin Bubq të Krujës, ku si pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar. Uniformat blu bëjnë me dije se 32-vjeçari humbi kontrollin e automjetit që drejtonte, doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë elektrike.Njoftimi i policisë: Krujë/Informacion paraprakRreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën.Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Read More

Pesë persona, përfshirë një fëmijë, janë plagosur në një sulm me dron ndaj një ndërtese banimi në Krasnogorsk, qytet rreth 20 kilometra larg Moskës. Agjencia ruse TASS raportoi se katër nga të plagosurit janë shtruar në spital për trajtim mjekësor. Sipas guvernatorit të rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, droni goditi një apartament në katin e 14-të të një ndërtese në Bulevardin Kosmonavtov. “Rreth dy orë më parë, një sulm me dron dëmtoi një ndërtesë banimi… Shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për pasojat,” shkroi Vorobyov në Telegram. Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende detaje mbi origjinën e…

Read More