Author: tirana

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi tha se opozita e braktisi sallën si dhe procesin e votimit pasi propozimi i PS-së ishte i njëanshëm dhe në shkelje totale me Kushtetutën. Ai tha se grupi i Partisë Demokratike do të zhvillojë një mbledhje urgjence në seli për të diskutuar dhe për të vendosur se çfarëdo të ndodhë në seancën që pritet të nisë në orën 17:00. “Kuvendi institucion kushtetues që ushtrojnë funksionin e tyre deputetët përfaqësojnë të gjitha forcat e politike. Propozimi i njëanshëm dhe pa gjithëpërfshirje, kanë vendosur ta kalojnë brenda 24 orëve në shkelje të procedurës së…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të martë ndryshimet në Rregullore, përmes të cilave bëhet edhe një riorganizim i komisioneve parlamentare. Ndryshimet u miratuan vetëm me 79 votat pro të mazhorancës, ndërsa pas debateve, opozita braktisi sallën dhe nuk mori pjesë në votim. Opozita tha se shkelet Kushtetuta me këto ndryshime. Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, deklaroi se opozitës po i ngushtohet hapësira dhe se po i hiqet Komisioni i Integrimit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tregoi se opozitës i kanë besuar komisione jetike.

Read More

Ish-diplomati amerikan, James Rubin është pyetur nga gjykatësi nëse i ka besuar ish-presidentit, Hashim Thaçi kur i tha se donte demokraci dhe bashkëjetesë krahas serbëve në Kosovë. Rubin tha se Thaçi thoshte atë që amerikanët donin të dëgjonin, dhe sipas tij, fjalët i kthente në veprime gjatë viteve. “Ai donte një marrëveshje dhe donte demokraci, edhe pse fliste me një gjuhë më komuniste në atë kohë, ishte përmes përkthimit pra pak e vështirë të bëhet vlerësim i saj. Sa i takon bashkëjetesës, shqiptarët e Kosovës kishin jetuar në një regjim shtypës për dekada të tëra, me mijëra ishin vrarë dhe…

Read More

Luksemburgu planifikon të njohë një shtet palestinez. Kryeministri Luc Frieden dhe ministri i Jashtëm Xavier Bettel thuhet se i thanë një komisioni parlamentar se, megjithëse planifikojnë të njohin një shtet palestinez, vendimi përfundimtar do të shpallet së bashku me vende të tjera, si Franca dhe Belgjika, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më vonë këtë muaj. Kjo vjen pasi disa vende, përfshirë Francën, Belgjikën dhe Mbretërinë e Bashkuar, njoftuan se do të njihnin një shtet palestinez në fund të shtatorit.Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha javën e kaluar se Komisioni Evropian do të propozojë…

Read More

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit ”. Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, si dhe për disiplinimin e trafikut. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit ambulanca dhe policia.

Read More

Kryetari i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend i është drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi se ka nisur detyrën e tij duke shkelur Kushtetutën. Ai ka akuzuar Peleshin se është kthyer në një sekretar të kreut të qeverisë Edi Rama, ndërsa shtoi se tentativa për procedurë të përshpejtuar për komisionet parlamentare, është një shkelmim i vullnetit të qytetarëve. Të fillosh detyrën duke shkelmuar Kushtetutën, duke përjashtuar të gjitha hapësirat e përcaktuara nga Kushtetuta, damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde, tregon se nuk je gjë tjetër, vetëm një sekretar mjeran i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë, që e…

Read More

Pothuajse dy muaj pas takimit të tyre në darkë, Katy Perry dhe Justin Trudeau ende po takohen me njëri-tjetrin, me romancën e tyre që nuk ka mbaruar, siç kishin raportuar disa media. Të dy u fotografuan së fundmi në një darkë në Montreal, ndërsa Justin Trudeau më pas mori pjesë në turneun e Katy Perry-t në Kanada. Megjithatë, sipas DailyMail, në javët e fundit komunikimi i tyre është ulur ndjeshëm dhe shumë njerëz mendojnë se flirti i tyre nuk ka vazhduar. Megjithatë, një person nga mjedisi i tyre sqaroi se çifti vazhdon të dalë bashkë, por mban një profil të…

Read More

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen e 73-të ish-liderit socialist, Fatos Nano, me një mesazh të veçantë të bërë publik në rrjetet sociale. Rama thotë se ditëlindja e tij përkon me një ditë shumë të rëndësishme të vendit, atë të çeljes së katër grupkapitujve të tjerë të anëtarësimit në BE. Rama shkruan se rrugëtimi i mirë dhe i shpejtë i Shqipërisë drejt BE, është falë edhe meritës së madhe të Nanos, që pa të shkruan kryeministri, rruga do të kishte qenë shumë e gjatë. “Në këtë ditë të shënuar të lindjes së tij – teksa pas hapjes së 4…

Read More

Masakroi bashkë me të tjerë në pedonalen para Bashkisë së Vaut të Dejës më 19 gusht një 37-vjeçar bashkë me persona të tjerë, kapet në kufirin afër Greqisë i dyshuari i shpallur në kërkim. Lokalizimi dhe prangosja u bë nga Policia Kufitare e Kapshticës në Korçë, e cila njoftoi kolegët e Shkodrës dhe prangosën 28-vjeçarin Geralt Hoxha, banues në Klos të Matit. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 19 gusht 2025, në pedonalen para Bashkisë së Vaut të Dejës, kanë goditur me grushte dhe me sende…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grupkapitullit të katërt në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbajtur në Bruksel. Grupkapitulli 4 përfshin sektorë thelbësorë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane. Presidenti Begaj vlerësoi rëndësinë e këtij akti, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në rrugën e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Kreu i Shtetit shprehu besimin se me këtë ritëm progresi brenda vitit do të finalizohet hapja e të gjithë kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian. “Një tjetër hap shumë i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë evropian. Sot Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin 4: Agjenda…

Read More