Author: tirana

Pas tetë muajsh qëndrimi në paraburgim dhe gati 18 të tjerë në arrest shtëpie, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të kthehet sërish në qeli. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të nëntorit 2024 për dënimin me 4 vjet burg të Dakos për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Vangjush Dako pasi mori vesh lajmin, përfundoi në spital. Ai ka kaluar aritmi pas vendimit dhe më pas e kanë gjetur në spital. Vangjush Dako tashmë do t’i dorëzohet burgut. Apeli i GJKKO rrëzoi ankimimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për…

Read More

E kthyer tashmë në një traditë, Tirana do të presë “Triathlon”-i, sporti që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap. Qindra sportistë, profesionistë ose jo, do të garojnë këtë të dielë përgjatë një itinerari të mirëpërcaktuar nga Bashkia e Tiranës, në harmoni me natyrën fantastike të Liqenit të Farkës, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të kësaj zone. Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes…

Read More

Nga Saimir Kadiu Më shkruan dikush në Messenger: “Kam vënë re”, më thotë, “se në postimet e herëpashershme shkruan për figura kryesisht të Veriut, të Shkodrës, rrethinave të saj apo të Malësisë, dhe në më të shumtën katolikë, sikur vetëm ata kanë kontribute për Shqipërinë. Për më tepër, ju nuk jeni as nga Veriu, as katolik”. U përpoqa t’i jepja një përgjigje shteruese… Se ndjehem shqiptar dhe nuk kam asnjë kompleks të shkruaj për personalitete të Veriut apo të Jugut. Për mua, Kombi Shqiptar është NJË madje, natyrisht, edhe më i madh se nocioni i “Shqipërisë londineze”. “Miku” nuk u…

Read More

Nesër (17 shtator) anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak do të mblidhen në një takim. Në orën 17:00, anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, do të mblidhen në selinë e Partisë Socialiste, ku pritetet do të diskutohet edhe shkarkimi i Erion Veliaj. Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Rama iu kërkoi anëtarëve socialistë që të shkarkonin Erion Veliaj, i cili prej datës 10 shkurt të këtij viti ndodhet nën masën e arrestit me burg nga SPAK. Ogerta Manastirliu është kandidate zyrtare e PS-së për zgjedhjet që do të mbahen në këtë bashki.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale dëshminë e ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin në Hagë, i cili shprehu kritika ndaj Gjykatës Speciale për paraburgimin e ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Në një postim në rrjetet sociale, krahas dëshmisë së Rubin, kreu i qeverisë shkruan se procesi që po mbahet në Hagë ka njollosur drejtësisë ndërkombëtare. “LIRIA KA EMËR! Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Për dy ditë me radhë,…

Read More

Një konflikt i dhunshëm mes disa personave ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut në kryeqytet dhe konflikti ka nisur për motive pronësie. Policia shpalli në kërkim shtetasin Saimir Allushi, si dhe procedoi penalisht për ngjarjen shtetasit Sindi Allushi dhe Pajtim Allushi. Këta shtetas kanë kanosur përmes telefonit dhe kanë sulmuar me grushta një tjetër shtetas me inicialet D.K. Ndërkohë një punonjës policie u pezullua nga detyra dhe ndaj tij nisën procedurat disiplinore, për shkelje të rëndë dhe mosveprim gjatë konfliktit. Teksa vijon puna për…

Read More

Një tërmet me magnitudë 3 është shënuar në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Qendra Europiane dhe mesdhetare Sizmiologjike, tërmeti ra rreth orës 17:26 dhe ishte 19 km në jug të Tiranës. Epiqendra e tij ishte 16 km nga kryeqyteti dhe 10.7 km në thellësi. Deri më tani nuk ka të dhëna për dëme.

Read More

Pas përfundimit të mandatit si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot detyrën e ri si kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për të është i njëjti mision, por nga një këndvështrim i ri, ndërsa rendit edhe sukseset e tij në krye të diplomacisë shqiptare. “Mandati im si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme përfundon sot. Ka qenë një nder të shërbej përgjatë një periudhe historike dhe transformuese për Shqipërinë të shënuar nga përfundimi i mandatit tonë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, hapja e 28 prej 33…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka vendosur ti qëndrojë besnik Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë. Pasi i dhuroi katër ulëse të sigurta në Kuvend, do ti japë edhe 3 deputetë hua për të krijuar një grup parlamentar. Tek grupi i PL-së ka kaluar Ina Zhupa, Lediana Aliolli dhe Klodiana Çapja. Tedi Blushi, kryetarNenkryetar, HaxhinastoSekretare, Bruna HaxhiuZëdhënëse e grupit, Erisa XhixhoLedina AliolliIna ZhupaKlodiana Çapja

Read More

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancën e dytë të ditës së sotme. Në këtë seancë plenare do të votohet për të konstituuar përbërjen e komisioneve hetimore, që në këtë legjislaturë ka një tjetër strukturë. Demokratët përballjen me Edi Ramën nuk do ta kenë vetëm në Kuvend por edhe në Gjykatën Kushtetuese. Sali Berisha njoftoi nga mbledhja e grupit parlamentar se shumë shpejt dekreti i Presidentit Begaj për ministren virtuale Diella do të dërgohet në trupën kushtetuese.

Read More

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu vlerëson mbarëvajtjen e sezonit turistik, i cili sipas tij, edhe këtë vit shënoi rritje të numrit të turistëve në Lezhë. Bashkë me prefektin e Lezhës, Taulant Malshi dhe drejtorin e Policisë Vendore, Altin Mena, Ndreu zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve, ku analizoi ecurinë e sezonit turistik. Sipas tij, Shëngjini dhe Tale edhe këtë vit u identifikuan për pastërtinë, shërbimet dhe çmimet konkurruese. Ndreu vlerësoi bashkëpunimin e dëshmuar nga të gjitha strukturat në terren për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Kryebashkiaku i Lezhës theksoi se sektori i turizmit shënoi sërish rritje, ndërsa falënderoi bizneset për…

Read More

Elton Tozaj dikur pjesë e Big Brother me njerëz të thjeshtë, ka tronditur me rrëfimin e tij në studion e “Living Day”. Tozaj ka treguar për herë të parë në publik se në moshë të vogël është abuzuar për 7 vite nga një “i fortë lagjeje”, me të cilin jetonin në të njëjtin pallat. Një rrëfim dramatik, ku për herë të parë në praninë e nënës së tij, moderatores, kamerave dhe publikut shqiptar, Elton Tozaj ka folur për një nga dramat më të mëdha të jetës së tij. Ai theksoi se kjo dramë ndikoi negativisht për shumë vite në jetën…

Read More