Paçka kërcënimeve për bojkot nga disa vende, Izraeli synon të marrë pjesë në Eurovision 2026. ”Nuk ka asnjë arsye pse Izraeli të mos vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e këtij eventi kulturor, i cili nuk duhet të kthehet në politikë”, tha sot Golan Jochpaz, drejtori ekzekutiv i transmetuesit izraelit “Kan”, që merr pjesë në “Eurovision”, sipas mediave izraelite. Ky ishte reagimi i parë pas njoftimeve nga disa vende se nuk do të marrin pjesë në ”Eurovision” këtë vit nëse Izraeli pëfshihet në aktivitetin europian të muzikës. Transmetuesit nga Irlanda dhe Holanda kanë paralajmëruar bojkot nëse Izraeli konkurron. Edhe Sllovenia…
Author: tirana
Një zjarr ka rënë në zonën e njohur si Qafa e Butrintit, duke përfshirë edhe pjesë të Parkut Kombëtar të Butrintit. Era e fortë që fryn aktualisht po ndikon në përhapjen e flakëve, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të parkut. Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po punon për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndersa ende nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e rënies së zjarrit.
10 mamitë që janë pjesë e punës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë’ janë në pritje të ëmbël dhe fotoja e tyre është shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë shkruan në rrjetin social Facebook, se është një rastësi e bukur dhe se 10 mamitë janë në të njëjtin udhëtim mëmësor. “Një rastësi e bukur! 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në të njëjtin udhëtim mëmësor”, shkruan Rama në Facebook, teksa ka postuar edhe foton e mamive.
Aktori britanik 15-vjeçar, Owen Cooper, bëri histori të dielën në ceremoninë e çmimeve Emmy, duke fituar çmimin si Aktori Mbështetës më i Mirë në një Miniserial, Serial Antologjik ose Film Televiziv për rolin e tij në serialin “Adolescence”. Me këtë fitore, ai u bë djali më i ri ndonjëherë që ka marrë këtë çmim prestigjioz. Cooper interpretoi rolin e Jamie Miller, një nxënës adoleshent i akuzuar për vrasjen e një shoqeje klase, një rol kompleks dhe emocional që i dha atij jo vetëm çmimin, por edhe admirimin e kritikëve. Seriali katër-orësh “Adolescence” nuk u ndal vetëm te kjo fitore. Ai…
Këtë të hënë të rinjtë dhe të vjetrit socialistë shkuan në mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur nga Edi Rama. Drejtuesit e mazhorancës ishin të parët që mbërritën në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Vetë kryeministri Edi Rama u paraqit 30 minuta para mbledhjes dhe te tjerëve. Rama kishte thirrur në mbledhjen e grupit dhe ministrat e rinj. Si i vetmi nga ish-deputetët që u shpërblyen, nuk mund të mungonte as Toni Gogu. Në ditën e parë të punës për këtë javë, deputetët e rinj e kaluan mes emocioneve dhe përballjen e parë në rrugën e famës. Siç duket edhe…
Ambasada Amerikane në Tiranë ka lançuar platformën e re për mendim e dialog, e cila nis më 18 shtator në ditën e Kushtetutës amerikane. Ndër të ftuarit e parë është gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi. “Bashkohuni me ne këtë të enjte, më 18 shtator, në orën 18:00, për nisjen e serive tona të reja emocionuese me ish-pjesëmarrës të programeve të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në nder të Ditës së Kushtetutës, ky takim do të thellohet në Kushtetutën Amerikane dhe vlerat që ajo përfaqëson. Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj platforme të re për mendim dhe dialog”, shkruhet në…
Ministrja e zgjedhur për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar ditën sotme në lidhje me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në facebook, ministrja Spiropali shprehet se çlirimtarët e Kosovës gjenden prej kohësh në pritje të pafund dhe të pamerituar. “Në këtë moment, kur paraqitja e provave dhe dëshmive të mbrojtjes do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së, drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë.”, thekson Spiropali. Reagimi i plotë Në Hagë nisën sot dëshmitë e mbrojtjes për çlirimtarët e Kosovës,…
Pas fitores 4-3 ndaj Interit, Juventusi i Igor Tudor është gati për debutimin në Champions League. Të martën, në “Allianz Stadium” zbarkon Borussia Dortmundi, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, dhe trajneri kroat paralajmëron një sfidë të vështirë, por edhe emocionuese. ”Dortmundi është një skuadër shumë e fortë, një rival serioz në nivel evropian. Do të jetë krejt ndryshe nga miqësorja e verës, por është bukur ta nisim Championsin në shtëpi. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe”, tha Tudor në konferencën e tij. Sa i përket gjendjes së skuadrës, tekniku pranoi se mund të ketë disa ndryshime:…
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar qeverinë ”Rama 4”, ku fjala është për 16 ministra, dhe nuk përfshihet ”ministrja” e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, ”Diella”. Dekretet tashmë do të t’i kalojnë Kuvendit, ku qeveria Rama 4 pritet të marrë votëbesimin në Kuvend, në një seancë që mund të zgjasë dy ditë, të enjten dhe të premten. Më tej, kabineti i ri, do të duhet të betohet mbi kushtetutë në Presidencë. Në dekretet e Presidentit Begaj, mungon ministrja virtuale “Diella”, e cila për momentin është vetëm në nenin 2 të dekretit të parë të Presidentit. Ky i fundit përveçse emëroi Edi Ramën,…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet për hendekun e pagave si në shtet apo dhe në privat. Për të rritja e pagës nuk erdhi nga zhvillimi ekonomik siç e flet qeveria, por nga taksat e shqiptarëve. Postimi i plotë Në vitin 2024, paga mesatare në shtet arriti 92 mijë lekë. Në privat ishte veç 71 mijë lekë. Hendeku u rrit në 20,800 lekë në muaj pra 22.7% më shumë për administratën. Por kjo rritje nuk erdhi nga zhvillimi ekonomik. Erdhi nga taksat tuaja. Nga bizneset e vogla që paguajnë më shumë. Nga shporta e çdo familjeje që kushton më shtrenjtë.…
Legjenda e atletikës, Usain Bolt thotë se jeta e qetë në Xhamajkë i ka lënë gjurmë në formën fizike. Gjatë një interviste në Kampionatin Botëror të Atletikës në Tokio, 39-vjeçari tha se prej kohësh nuk vrapon më dhe shpesh i merret fryma kur ngjitet nëpër shkallë. “Nuk jam fans i vrapit, por mendoj se tani duhet të filloj pak, sepse kur ngjis shkallët, më merret fryma”, tha Bolt, duke qeshur. Bolt i cili prej vitit 2017 ka lënë atletikën, e përshkruan rutinën e tij si të thjeshtë: dërgon fëmijët në shkollë, ndonjëherë bën palestër ose shikon seriale, ndërsa pasdite kalon…
Aldo Bare i dënuar me burgim të përjetshëm i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesë për uljen e dënimit ndaj tij. Bare ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Lartë për uljen e dënimit të tij me 45 ditë. Kjo kërkesë vjen pas një vendimi të mëparshëm të gjykatave për masën e dënimit, ndërsa procesi pritet të shqyrtohet nga autoritetet e drejtësisë në ditët në vijim. Aldo Bare u arrestua në mars 2006 në Ankara të Turqisë dhe u ekstradua në Shqipëri në nëntor 2009. Ai ishte në arrati për më shumë se një dekadë dhe akuzohet për kryerjen…