Inspektorati i Peshkimit në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura dhe Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion të përbashkët kundër veprimtarive të paligjshme të peshkimit në Lagunën e Vainit. Paçka shkresave dhe paralajmërimeve të përsëritura, aktiviteti i paligjshëm kishte vijuar në mënyrë të kundërligjshme. Gjatë aksionit janë hequr rrjeta dhe materiale të tjera të peshkimit, ndërsa autoritetet kanë theksuar se do të vazhdojnë kontrollet për të parandaluar çdo shkelje të ligjit në zonat e mbrojtura. Inspektorati i Peshkimit bëri me dije se “nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj shkeljeve të këtij lloji dhe askush nuk ka të…
Author: tirana
Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit nuk do të kalojë lehtë në selinë blu. Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme brenda partisë për drejtimin e saj. Duke iu përgjigjur gazetarëve në lidhje me një deklaratë të deputetit demokrat Besart Xhaferri, sipas të cilit kreu i PD-së, duhet të ikë vitin e ardhshëm nëse nuk fakton farsën zgjedhore të 2025, Berisha tha se farsa tashmë është faktuar nga raporti i ODIHR-it. ”Së pari, cilido që lexon raportin paraprak të OSBE-ODIHR dhe ka kulturën minimale në të drejtën elektorale, kupton se zgjedhjet kanë…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha flet për përjashtimin nga radhët e partisë të atyre që marrin poste drejtuese në administratë. Ai u pyet nga gazetarët për emërimin e ish-deputetes demokrate Zheni Gjergji si drejtuese e Spitalit të Elbasanit. ”Nuk është kjo një raport i këtyre individëve me Sali Berishën. Kemi të bëjmë një raport me ata që i kanë votuar, me ata që i kanë mbështetur. Një gjë mund të them, për Sali Berishën, të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe atë mbështetje, janë automatikisht jashtë kësaj force politike”, tha Berisha. Një ditë më parë, ishte vetë zonja…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga takimi me mbretin Charles III në në Pallatin St. James, Londër. Rama shihet duke biseduar në mënyrë miqësore me Mbretin, teksa i pranishëm është edhe kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer. Kreu i qeverisë ndodhet në Londër në kuadër të Samitit të Berlinit i cili këtë vit pritet të fokusohet në çështjet e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe migrimit.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim ndërkohë që vijon procesi ndaj tij, ku akuzohet për korrupsion. Gjykata e Posaçme vendosi të mos shuajë masën e sigurisë “arrest me burg”. Meta u arrestua me urdhër të SPAK të tetor të 2024. Në këtë kërkesë Meta pretendonte shuarje të masës pikërisht pasi ka kaluar një vit nga izolimi i tij dhe çështja penale ende nuk ka shkuar në gjykim. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, tha se me këtë vendim, Gjykata ka krijuar një precedent të rrezikshëm. “Precedentit të mbajtjes peng të presidentit pa ligj.…
Në Delvinë ka mbaruar vlerësimi paraprak i dëmeve që u shkaktuan zjarret e rëna në Njësinë Administrative të Vergoit në fund të muajit korrik dhe nga zjarri i rënë në Delvinë në muajin gusht. Sipas grupit të punës dëmet më të mëdha janë në bujqësi, në blegtori por edhe në banesa. Katër grupe konstatimi punuan gjatë gjithë kësaj kohe në terren për vlerësimin e dëmeve që kap afërsisht shifrën e 9.5 miliardë lekëve. “U konstatuan 16 banesa te dëmtuara, 622 koshere bletësh të djegura, 66 mijë e 965 ullishte, 18 mijë e 252 pemë frutorë, janë djegur 30 krerë si…
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kaluar natën e parë pas hekurave në burgun e njohur La Santé në Paris, ku po qëndron në izolim. Avokati i tij, Jean-Michel Darrois, e përshkroi përvojën e parë të klientit të tij si të vështirë, por të përballueshme. “Nuk është Club Med (resort luksoz). Sot ka bërë sport, ka filluar të shkruajë librin e tij dhe ndodhet në një qeli prej 9 metrash katrorë, ku zhurma nuk mungon asnjë çast” tha ai me ironi pas vizitës së tij në mbrëmje në institucionin e sigurisë së lartë. Sarkozy ka pasur mundësi ta takojë edhe bashkëshorten,…
Një aksident automobilistik me tre të plagosur ndodhi në Qafë Tobli, në rrugën nacionale Kukës-Krume. Një kamion dhe një automjet janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e tre pasagjerëve njëri prej të cilëve fëmijë. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Kukësit, burime të tëcilit thonë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e policisë rrugore dhe nga këqyrja paraprake, mësohet se automjeti tip “Audi” ka humbur kontrollin nga prania e lagështisë në rrugë duke u përplasur me automjetin tjetër kamionçinë
Ekspozohen për herë të parë në Tiranë, 237 fotografi të antropologut zviceran Eugène Pittard, i cili udhëtoi nëpër Shqipëri një shekull më parë bashkë me gruan e tij. Fotografitë janë ruajtur për dekada në Muzeun Etnografik të Gjenevës dhe janë një thesar historik dhe fotografik i rrallë që rrëfejnë Shqipërinë e vitit 1921. Në vitin 1921, Eugene dhe Helene Pittard vizituan Shqipërinë për herë të dytë, duke e përshkruar vendin me aparat fotografik, ku fiksuan në celuloid jetët e përditshme, qytetet në rritje dhe peizazhet e paprekura. Në qindra fotografitë e tij, Pittard, me syrin e tij prej humanisti, i…
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi qarkullonte në makinë me pistoletë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Ismet Gaxherri, banues në Tiranë. NJOFTIMI I POLICISE Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”. Lëvizte në bulevardin “Bajram Curri”, me pistoletë në automjet, arrestohet nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 39-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë. Në vijim të operacioneve policore, kundër armëmbajtjes pa leje, të zhvilluara si rezultat i punës së mirorganizuar operacionale dhe informative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1,…
Këtë të mërkurë Champions League ka në program nëntë ndeshjet e mbetura për raundin e tretë të fazës së ligës. Duke nisur nga ora 18:45 luhen dy sfida, Ath. Bilbao – Qarabag dhe Galatasaray – Bodo/Glimt. Në orën 21:00 gjithë vëmendja do jetë në ‘Bernabeu’, pasi Real Madrid dhe Juventus premtojnë spektakël. Ndërkohë, Bayern Munich pret Club Brugge, ndërsa Chelsea luan në Londër kundër Ajax. Në Frankfurt, vendasit e Eintracht presin Liverpoolin që ka katër humbje radhazi në të gjitha kompeticionet. Edhe Tottenham udhëton, por në Monaco. Në Bergamo, Atalanta e Gjimshitit ka përballë Slavian e Pragës. Interesante edhe sfida e Lisbonës mes Sportingut vendas dhe Marseille.
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të Maliqit. Një automjet ka përplasur një motor, ku ndodheshin një çift bashkëshortësh. Mësohet se të dy kanë mbetur të plagosur dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, policia në vendngjarje