Arbana Osmani publikoi pak nga episodi i radhës në podkastin e saj dhe i ftuari është Fero, i cili edhe në një moment shprehet se nuk e ka dhunuar Arbenitën, madje i lutet që t’i mundësojë një takim me Ninën, vajzën e tyre. Njerëzit s’e pritën fare mirë faktin që ftoi Feron në këtë podkast, duke e kritikuar ashpër moderatoren. Nuk munguan as komentet që rikujtonin intervistën e vjetër të Feros, ku fliste për Arbenitën dhe shprehej se “ajo donte të ishte e lirë dhe jo në kontrollin e tij”.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë mënjanë batutat as në Londër, teksa është pyetur mbi disa vendime të presidentit amerikan Donald Trump. Gjatë fjalës së tij në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale, Rama është shprehur se ‘Trump ka gjithmonë të drejtë’. Kjo përgjigje e Ramës erdhi pasi u pyet në lidhje me opinionin e tij mbi qëndrimin e Trump për marrjen e mineraleve në Ukrainë. Me humor Rama u përgjigj se edhe pse është “më i gjati ndër liderët”, është i vetdijshëm se Shqipëria është vendi më i vogël. “Nëse më pyet mua…
Në Londër po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, dhe sakaq kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale. I pyetur për deputetin britanik Nigel Farage, Rama tha se pavarësisht retorikës së tij, ai trajton probleme që shqetësojnë vërtetë Britaninë e Madhe. Sa i përket gjendjes në cilën ndodhet Europa tani, kreu i qeverisë theksoi se duhet një reflektim nga ana e saj. ”Besoj që nëse dikush do të kuptojë më mirë se çfarë ndodh me Europën, duhet të hapë veshët dhe të dëgjojë të tjerët jashtë Europës. Të dëgjojë mendjet e mëdha dhe të…
Nga rishikimi i buxhetit të shtetit, disa institucione do të përfitojnë. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), përfiton rreth 16 milionë euro shtesë për zhvillimin e sistemeve kompjuterike, në kuadër të projektit me Bankën Botërore dhe bashkëpunimeve me kompaninë Oracle. Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) merr rreth 5.5 milionë euro për blerjen e sistemeve dhe software-ëve të rinj, që synojnë përmirësimin e kapaciteteve teknologjike dhe të sigurisë. Ministria e Punëve të Brendshme përfiton rreth 4.6 milionë euro, fonde që do të përdoren për nevojat e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, ndërsa pjesa më e madhe e financimit…
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, thotë se nuk ka plane të menjëhershme për takim Trump-Putin në Budapest. Të enjten e kaluar, Trump tha se ai dhe presidenti rus do të zhvillojnë bisedime në Budapest brenda dy javësh për të diskutuar luftën në Ukrainë. Një takim përgatitor midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov, ishte planifikuar të mbahej këtë javë, por Shtëpia e Bardhë tha se të dy kishin pasur një telefonatë “produktive” dhe se një takim nuk ishte më “i nevojshëm”. Shtëpia e Bardhë nuk dha më shumë detaje se pse…
Qeveria ”Rama 4” ka rishikuar për të tretën herë buxhetin e këtij viti. Një pjesë e tyre pësuan ndryshime të konsiderueshme strukturore në fillim të shtatorin me krijimin e qeverisë. Bonusi i fund-vitit që të moshuarit dhe kategoritë e tjera përfituese do të marrin do të jetë më tepër se 5 mijë lekë. Me qeverinë që 3-fishoi fondin për shpërblimin e fund-vitit, pritet që të përdoret e njëjta formulë si gjatë 2024 për shpërndarjen. Nga 15 mijë lekë shpërblim do të përfitojnë ata që marrin pension deri në 20 mijë lekë. Pjesa tjetër, që marrin mbi 20 mijë lekë do…
Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ka treguar se janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e unazës në qytetin e Burrelit. Teksa ka publikuar foto nga puna, Balluku shkruan se kjo ndërhyrje do të mundësojë që i gjithë trafiku i rëndë të kalojë në këtë segment, duke lehtësuar lëvizjen për drejtuesit e automjeteve në qytet. ”Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e unazës në qytetin e Burrelit. Po hidhen shtresat e fundit asfaltike, ndërsa kanë përfunduar të gjitha punimet për veprat e artit. Kjo ndërhyrje do të mundësojë që i gjithë trafiku i rëndë të kalojë në këtë segment, duke lehtësuar lëvizjen…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër dhe po merr pjesë në punimet e samitit vjetor të Procesit të Berlinit. Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me ndërtimin e qendrave për pritjen e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri. ”Kur vjen fjala për këto qendrat e ngjashme, e kam thënë dhe përsëritur: kurrë në Shqipëri”,-tha kryeministri. Kreu i qeverisë u ndal edhe te lufta ndaj emigracionit të paligjshëm dhe bashkëpunimit me Britaninë e Madhe, që sipas Ramës ka funksionuar në mënyrë fantastike. ”Ka qenë një luftë që e kam bërë për një kohë të gjatë me një sërë kryeministrash britanikë, po…
Ata që kanë një makinë elektrike do të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë që përdorin për karkimin e tyre. Vendimi është marrë nga Enti Rregullator i Energjisë ku u caktua që çmimi i ri që do të paguhet nga 1 nëntori të jetë 22 lekë për kilovat nga 14 lekë që ishte më herët. Ç mimi i shitjes së energjisë elektrike për karikimin e makinave elektrike stacionet e karikimit do të jetë 25.3 lekë. “U miratua çmimi i shitjes së energjisë elektrike prej 22 lekë/kwh si dhe 25.3 lekë/kwh orar pik për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Tiranë kanë ushtruar kontrolle në subjekte që tregtojnë Produkte për Mbrojtjen e Bimëve( PMB )në qarkun e Tiranës. Gjatë ushtrimit të kontrolleve në 18 subjekte, janë vendosur në 7 subjekte masa administrative me “paralajmërim” dhe në dy subjekte janë vendosur masa administrative me “gjobë”. Në njërin nga subjektet për tregtim produkti PMB të paregjistruar në RSH, u mor masë edhe në bllokimin e produktit, ndërsa në subjektin tjetër për tregtim të PMB-ve pa licencë. U vendos masë në bllokimin…
Dikur në ekipin e ëndërrave, sot në kantier ndërtimi. Në vitin 2017, Qëndrim Kameraj mbërriti te Juventusi plot shpresë, në moshën 18 vjeç dhe i etur për t’u shfaqur në një ekip kampionësh. Tetë vjet më vonë, situata është krejtësisht e ndryshme, ai ka kaluar kohë të vështira, është dashur të përballet me zhgënjimin dhe të pranojë realitetin e jetës së tij të re, e cila nuk e ka çuar të luajë në fushat më prestigjioze në botë. Kameraj u detyrua të tërhiqej pas një sërë dëmtimesh dhe tre këputjeve të ligamenteve të kryqëzuara që ndikuan në karrierën e tij…
Kryeministri Edi Rama thotë se Kosova duhet që ta harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha ato pika që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. I pranishëm në panelin e Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian” që po mbahet në Londër, Rama tha se duke vepruar sipas propozimeve të BE-së, Kosova do ja lërë ‘topin në fushë’ Serbisë dhe do të jetë Europa më pas që do të merret me Beogradin. ”Nuk shoh çështje territoriale mes Kosovës e askujt tjetër. Territori i Kosovës është i përcaktuar, Kosova është Republikë, një shtet i ri demokratik,…