Përplasja e madhe është rezervuar për të mërkurën. Gjithsesi, Champions rinis këtë të martë dhe sfida kryesore është ajo mes Leverkusenit e Paris SG. Kampionët e Europës, që padyshim cilësohen favoritë edhe pse luajnë në Gjermani, janë përgatitur në qetësi, ndonëse situatën në kampionatin francez nuk e kanë nga më të mirat. Shqetësime ka si Markinjos, Fabian Ruiz apo Nevesh. Trajneri spanjoll vlerësoi rivalin e radhës, ndërsa shprehu kënaqësinë që në ekip është kthyer fituesi I Topit të Artë, Usman Dembele, që ka lënë pas dëmtimin. Edhe Leverkuseni ka problemet e veta. Plot shtatë lojtarë mungojnë ose janë në dyshim…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i shkollës së mesme të përgjithshme “Adem Haxhija” në Postribë të Shkodrës. Rama shprehet se tani shkolla është pajisur me fusha të reja sportive. “Transformi i shkollës së mesme të përgjithshme “Adem Haxhija” në Postribë të Shkodrës, pajisur me fusha të reja sportive”, shkruan Rama.
Shqipëria që prej 7 tetorit është pjesë e SEPA-s. Në një reagim në rrjetet sociale, zyra e BE në Tiranë thotë se kjo është pjesë e planit të rritjes së Bashkimit Evropian.Postimi ne Facebook REAGIMIQë nga 7 tetori, Shqipëria i është bashkuar SEPA-s.Të 11 bankat që operojnë në vend janë tashmë pjesë e sistemit, që do të thotë se qytetarët dhe bizneset mund të përfitojnë nga transferta më të lira, më të shpejta dhe më të sigurta.Ky zhvillim është pjesë e Planit të Rritjes të BE-së 🇪🇺 për Shqipërinë, duke e përafruar sistemin bankar shqiptar me standardet evropiane.
Daniel Naroditsky, mjeshtër i madh amerikan i shahut, ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare, duke tronditur komunitetin global të kësaj disipline sportive. Lajmi u bë i ditur nga “Charlotte Chess Center” ku ai stërvitej dhe punonte si trajner, sipas AP. Në një deklaratë zyrtare, klubi i tij shprehu “hidhërim të thellë” për humbjen e një figure që “inspironte lojtarë në mbarë botën”. “Daniel ishte një shahist i talentuar, komentator dhe edukator, i admiruar nga tifozët dhe lojtarët në çdo cep të globit”, thuhet në njoftim. Ndër figurat që shprehën ngushëllime ishte edhe mjeshtri i madh Hikaru Nakamura, aktualisht amerikani numër…
Një investim në një fushë sportive që synon të vendosë atë ekzistuese dhe të amortizuar në standardet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-s pritet të zërë vend në Bashkinë Durrës. Kjo e fundit njoftoi një procedurë prokurimi me objekt kontrate “Ndërtim i fushës se futbollit ne Katund te Ri” 66.6 milionë lekë apo 666 mijë euro. Relacioni i projktit nënvizon se nëpërmjet kësaj ndërhyrje synohet rehabilitimi dhe zhvillimi i fushës së futbollit me standardet e FSHF dhe UEFA. “Projekti parashikon krijimin e një fushe futbolli me dimensionet 105x 86 m, si dhe ambienteve ndihmëse të sajë si dhomat e…
Më datë 20.10.2025, rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale. Materialet procedurale për rastet e tjera iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Nicolas Sarkozy është kthyer në ish-presidentin e parë të Francës që përfundon në burg. Dënimi i tij me burgim pesëvjeçar ka nisur të martën, pasi është shpallur fajtor se ka komplotuar për të financuar fushatën e tij zgjedhore me paratë e ish diktatorit të Libisë, Muammar Gaddafi. Hera e fundit që i ka ndodhur diçka e ngjashme Francës ka qenë viti 1945, kur ishte burgosur lideri kolaboracionist nazist Philippe Petain me akuzat për tradhti gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sarkozy, i cili ka qenë president në periudhën 2007-2012, do të qëndrojë në burgun La Sante në një qeli prej 9…
Një pjesë e Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë është shembur për t’i hapur rrugë ndërtimit të sallës së re të ballove, një projekt madhor menduar nga presidenti Donald Trump. Kjo pritet të jetë ndër punimet më të mëdha që i është bërë ndërtesës që prej më shumë se një shekulli. Salla do të ketë një sipërfaqe prej mbi 8,000 metra katrorë dhe do të akomodojë deri në 1,000 të ftuar. Ajo do të shërbejë për darka zyrtare me liderë të huaj, evente festive dhe ceremoni të tjera. “Jam i lumtur të njoftoj se kanë nisur punimet për ndërtimin e sallës…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia kanë nënshkruar një marrëveshje të re që synon të rrisë furnizimin me minerale të rralla dhe të tjera minerale kritike, në kuadër të përpjekjeve të administratës Trump për të kundërshtuar dominimin e Kinës në këtë treg. Kryeministri australian, Anthony Albanese, tha se marrëveshja do të mbështesë një portofol projektesh “gati për zbatim” në vlerë prej 8.5 miliardë dollarësh (rreth 6.3 miliardë funta), të cilat synojnë të zgjerojnë kapacitetet e vendit të tij në fushën e nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve. Sipas tekstit kornizë të marrëveshjes, të dyja vendet pritet të investojnë 1 miliard…
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së martës në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “ Kthesa e Azotikut”. Një automjet “ është përplasur me një motomjet dhe për pasojë drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidedentit
Dy shtetas kinezë janë arrestuar nga policia e rinasit pasi tentuan të futnin rreth 100 kg kanabis në Shqipëri. Sipas burimeve për gazetaren Bleona Sari, në katër valixhe udhëtimi u zbuluan rreth 100 kilogramë lëndë narkotike, e cila sipas analizave paraprake, kishte përqindje të lartë të substancës aktive THC. Ngarkesa ishte nisur nga Tajlanda, kishte kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, përpara se të mbërrinte në aeroportin “Nënë Tereza”. Sinjalizimi për ngarkesën erdhi nga autoritetet partnere ndërkombëtare, çka bëri të mundur ndërhyrjen dhe arrestimin në kohë të dy shtetasve. Dosja i është kaluar Antidrogës së Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë për…
Gazeta amerikane raporton se strategjia e administratës Trump është të përpiqet ta parandalojë Izraelin nga rifillimi i një sulmi në shkallë të plotë kundër Hamasit. Shtëpia e Bardhë është gjithnjë e më e shqetësuar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të prishë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza. Kështu raporton New York Times, duke theksuar se strategjia e administratës Trump është të përpiqet ta parandalojë atë nga rifillimi i një sulmi në shkallë të plotë kundër Hamasit. Për këtë, në rajon ka dërguar zëvendëspresidentin J.D. Vance, të dërguarin e Lindjes së Mesme Steve Witkoff, dhëndrin e Trump, Jared Kushner. Këta të…