Author: tirana

Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu e ka nisur javën me një takim ku pranë saj ka pasur mësues, të cilëve iu parashtroi disa nga objektivat, ku do të fokusohet bashkia nën drejtimin e saj, me prioritet shkollat dhe modernizimin e tyre. “Shkolla është qendra më e rëndësishme e një komuniteti. Klasa është vendi më i rëndësishëm i shkollës. Aty formohen brezat e ardhshëm. Aty sigurohet, që dija jo vetëm përçohet, por edhe përthithet, ashtu sikurse aty ne garantojmë që do të kemi qytetarë të mirë, breza të rinj të formuar dhe një vend…

Read More

432 Park në New York është në rrezik shembjeje. Struktura 96-katëshe dhe 426 metra e lartë u përfundua në vitin 2016 dhe hapi rrugën për kullat e larta, por tepër të holla të horizontit të ri të Manhattan. Sipas inxhinierëve të pavarur dhe dokumenteve gjyqësore të shqyrtuara nga New York Times, qindra çarje dhe copa betoni që mungojnë në fasadën mbajtëse tregojnë stres shumë më të madh se ato të parashikuara në ndërtesë. Me 125 apartamente të listuara për dhjetëra milionë dollarë, 432 Park ka pasur yje si Jennifer Lopez, asi i bejsbollit Alex Rodriguez dhe manjatin e shitjeve me…

Read More

Presidenti dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio ndodhet në Tiranë dhe ka përshëndetur bashkëpunimin 30-vjeçar mes Shqipërisë dhe Komisionit të Venecias dhe Komisionit Evropian. Bucuicchio e nisi fjalën e tij që prej bashkëpunimit të parë të Shqipërisë me Komisionin e Venecias që konkludoi me miratimin e Kushtetutës së vendit, si dhe tregoi vizitën e parë në Shqipëri dhe përparimet e mëdha që vendi ka bërë sot. Ai tregon se bashkëpunimi me Shqipërisë do të vijojë në bazë të 3 parimeve demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit ”Shqipëria është një nga klientët më të…

Read More

Balerini Gerd Vaso flet për herë të parë për ish-bashkëshorten e tij, balerinën Enada Hoxha dhe se çfarë ndikoi që martesa e tyre shkoi në divorc. ”Unë nuk kam marrë asnjëherë vendime, unë bija dakord me vendimet që merrte Enada. Bija dakord ose pranoja vendimet që merrte Enada. Kishte dhe momente të caktuara që ndoshta nuk mund të isha dakord, edhe në aspektin e punës flasim, po gjithmonë ruajfa, doja atë qetësinë”,-tha i ftuar në Grida Duma Podcast. Ky perfeksionizëm duket se me kalimin e kohës u kthye në një problem për marrëdhënien e tyre. ”Është shumë e vështirë të…

Read More

Avokati Ulian Barjami, i cili u arrestua më datë 18 tetor pas përplasjes me prokurorin në sallë, këtë të hënë është liruar. Avokati është liruar me urdhër të Prokurorisë. Ai ishte arrestuar nga OPGJ. Kur materialet kanë shkuar për vlerësim në Prokurorinë e Elbasanit, organi i akuzës ka konstaruar se arrestimi i avokatit është i paligjshëm dhe ka urdhëruar lirimin të menjëhershëm. Kështu avokati nuk ka shkuar fare në Gjykatë për masë sigurie.

Read More

Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani ndodhet para Komisionit të Ligjeve dhe e pyetur nga deputeti demokrat Gjin Gjoni, lidhur me arrestimin e avokatit në Elbasan pak ditë më parë, Bogdani tha se nuk mund të vendosim pa pasur informacion se si ka rrjedhur ngjarja e si është bërë arrestimi.  ”Vendosëm që fillimisht do kërkojmë informacion të shkruar për situatën. Nuk mund të shprehemi pa pasur informacion si ka rrjedhur ngjarja dhe si është bërë arrestimi. U rezervuam për të dalë me një reagim të nxituar pa mbledhur informacionin e nevojshëm. Nuk duhet të nxitohemi në vendimmarrja, reagimi i Dhomës së…

Read More

Nga Majlinda Bregu Ekrani hyri në jetën tonë pa paralajmërim. Në fillim ishte televizori, më pas kompjuteri, dhe më vonë telefoni që nuk po e ndajmë më nga dora. Por ndryshe nga teknologjitë e mëparshme, smartfoni nuk është më një pajisje, është një botë më vete. E merr kudo, e sheh kudo, lexon, flet, këndon, zgjohesh, fle, po me të. Fëmijët, që dikur kalonin orë të tëra duke lozur apo edhe para televizorit, papritmas kishin në duar një dritare që i lidhte me gjithë botën dhe në të njëjtën kohë, e sillte botën te ta. Shumë prindër u lehtësuan kur…

Read More

Ndryshe çfarë u tha për të premten ku u mbajt protesta pro UÇK-së, kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se nuk ka patur asnjë urdhër politik për të marrë apo mos marrë pjesë. Berisha duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve gjatë një konference për mediet, i cilësoi si ”shpifje” njoftimet për urdhër politik. Nga ana tjetër, se mbështet plotësisht ”luftën e drejtë të luftëtarëve dhe udhëheqësve të UÇK-së, për liri dhe dinjitet kombëtar në Kosovë”, ndërsa shtoi se dënon manipulimin ”e tmerrshëm me këtë kauzë” të qeverisë dhe cilido tjetër. ”Përpjekja për të manipuluar, për të përçarë, për të përdorur…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 11 nëntor për shqyrtimin e kërkesës së Nauerda Llagami, kandidate për anëtare të GJK. Ish-kryetarja Këshillit të Lartë të Drejtësisë mori 8 vota teksa kandidonte për GJK, ndërsa Gjykata e Lartë emëroi Asim Vokshin i renditur i pari nga KED. Por Llagami nuk mori kuorumin e nevojshëm të votave. Asaj i duheshin 9 vota për t’u zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Nauerda Llagami pretendon se pikërisht vota e 9-të u shpall e pavlefshme qëllimisht, gjatë votimit në Gjykatën e Lartë.

Read More

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj thotë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestueshme dhe se kërkimi i një opinioni nga Komisioni i Venecias duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si një mjet për të vënë në diskutim vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese. ”Një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është një dekor institucional. Kushtetua e Shqipërisë, e bën pjesë të brendshme konventën, sepse ajo barazohet me vetë Kushtetutën, sepse në asnjë rast këto kufizime nuk mund të tejkalohen nga ato që ka parashikuar konventa. Standardet dhe parimet e elaboruara dhe nga komisioni Venecias, plotësojnë dhe projektojnë…

Read More

Në konferencën e organizuar për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias, kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e rëndësishëm që Komisioni ka luajtur në proceset demokratike dhe institucionale të vendit. Nga ana tjetër, Rama tha se Komisioni i Venecias ka qenë një bashkudhëtar i pandarë në përpjekjet e Shqipërisë për demokratizim dhe integrim europian. “Komisioni i Venecias e ka shoqëruar në vijimësi përpjekjen e Shqipërisë për t’u demokratizuar dhe për t’u transformuar nga një vend i sapodalë nga diktatura, në një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Evropian. Simbolikisht mund të thuhet…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se vendi ka ende kohë për ta krijuar Qeverinë e re gati tetë muaj pas zgjedhje parlamentare, por e kritikoi partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listën Serbe, se po përpiqet të sjellë pengesa në këtë drejtim. Osmani tha se është në interes të Kosovës ta ketë sa më parë një qeveri të re dhe me mandat të plotë kushtetues. “Unë nuk do të ngutesha që të jap supozime se do të dështojë krijimi i Qeverisë, ka edhe pak kohë”, tha Osmani për gazetarë pas një ngjarjeje të organizuar të hënën, në…

Read More