Author: tirana

Disa të rinj janë regjistruar si të dyshuar në lidhje me përleshjen në Perugia, ku u vra 23-vjeçari shqiptar, Hekuran Cumani. Ai u godit me thikë në gjoks në një parking pranë universitetit. Sipas mediave lokale, të rinjtë u morën menjëherë në pyetje në stacionin e policisë dhe u përfaqësuan nga avokatë. Autoritetet po i trajtojnë incidentin si sulm dhe kërcënim të dyshuar, ndërsa shkaku i përleshjes mbetet ende i paqartë. Ngjarja shpërtheu pas një feste në një klub pranë vendit ku i riu u gjet i vdekur. Hetimet e policisë së Peruxhias konsiderohen komplekse, veçanërisht pasi anëtarët e dy…

Read More

Ogerta Manastirliu vizitoi dje në mbrëmje në spital Agustin Kolën, legjendën e futbollit të Tiranës, i cili pas një sfide shëndetësore, është nën kujdesin e duhur nga mjekët profesionistë në QSUT. “I urova shërim të shpejtë, teksa energjia dhe pozitiviteti i Agustinit mbeten po ato që e kanë shoqëruar gjithmonë, brenda dhe jashtë fushës së blertë. Të shkuara kampion”, shkruan Manastirliu.

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përjashtuar me 15 ditë nga punimet e Kuvendi. Mësohet se PS ka kërkuar 30 ditë përjashtim, por Sekretariati për Procedurat, Votimin dhe Etikën vendosën vetëm 15 ditë. Në seancën plenare të së enjtes, Bardhi iu drejtua Peleshit duke i thënë ‘je i paaftë’. Kryetari i Kuvendit e përjashtoi nga seanca, por Bardhi nuk u largua.

Read More

Dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter janë regjistruar pak pas mesnatës në jug të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit. Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit, shkruan A2 CNN. Thellësia e lëkundjeve ka qenë vetëm 2.5 kilometra, çka e bën tërmetin të klasifikohet si i cekët dhe për rrjedhojë më i ndjeshëm në sipërfaqe. Tërmeti…

Read More

Policia Metropolitane e Londrës po heton “aktivisht” pretendimet se Princi Andrew kishte urdhëruar truprojën e tij të mbrojtjes për të mbledhur informacion personal mbi akuzuesen Virginia Giuffre. Sipas email-eve të publikuara, Princi Andrew dyshohet se i ka dhënë truprojës së tij datën e lindjes dhe numrin e sigurimeve sociale të Giuffre, të ngjashëm me numrin kombëtar të sigurimeve në Britani. David Davies, ish-shefi i Royal Protection Command të Scotland Yard, deklaroi: “Ekipi që e mbrojtte duhet të intervistohet, dhe e vërteta duhet të dalë njëherë e mirë. Këto pretendime janë një tjetër arsye pse autoritetet duhet të kryejnë punën e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët që të zbulojnë shtigjet magjike të Lëpushës drejt Majës së Vajushës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kjo është një nga itineraret më të bukura të Parkut Kombëtar të Alpeve. “Mirëmëngjes dhe me ftesën për të zbuluar shtigjet magjike të Lëpushës drejt Majës së Vajushës, një nga itineraret më të bukura të Parkut Kombëtar të Alpeve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Vendi ynë pret një ditë të qëndrueshme këtë të hënë, më 20 tetor 2025, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të buta në të gjitha rajonet. Në zonat e ulëta, mëngjesi do të jetë i freskët me 10-12°C, ndërsa gjatë ditës termometri do të ngjitet deri në 23°C. Në bregdet, pritet mot me diell dhe vranësira të lehta, me temperatura që variojnë nga 13°C në mëngjes deri në 22°C në mesditë, shoqëruar nga erë e lehtë detare. Ndërsa në zonat malore, mëngjesi do të jetë më i ftohtë, me 5-8°C, ndërsa gjatë ditës do të arrijë deri në 17-18°C.…

Read More

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, më 19 tetor. Partia do të ketë kryetarë komunash në 30 nga gjithsej 80 komuna, dhe pret që në rundin e dytë të fitojë edhe në rreth 20 të tjera, përfshirë edhe qytetin e Shkupit, ku kandidati i saj, Orce Gjorgjievski, është në epërsi të madhe. “Premtuam fitore, kemi fitore”, deklaroi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai tha se është i kënaqur, pasi numri i përgjithshëm i votave të fituara është më i madh se në zgjedhjet parlamentare dhe ato…

Read More

DASHI Jeni në një fazë të rilindjes personale. Ndihesh gati të shkelësh gazin, por kini kujdes: Marsi të jep energji, po, por edhe njëfarë padurimi. Në punë, punët e papërfunduara zgjidhen. Pasioni kthehet në dashuri, por shmang dëshirën për të pasur gjithmonë fjalën e fundit. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 20 tetor 2025), po humbni peshë. Më në fund jeni në gjendje t’i thoni “mjaft” asaj që nuk ju përfaqëson më. Dashuria kërkon më shumë lehtësi, më pak kontroll. Në punë, propozime të reja janë në rrugë e sipër, por merrni parasysh me kujdes detajet. Mos nënshkruani…

Read More

Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe mbylljes së qendrave të votimit, koalicioni VLEN përmes një konference për media tha se presin fitore që në raundin e parë në komunat Çair, Tetovë, Saraj, Bogovinë, Zhelinë dhe Tearcë. “Presim fitore pothuajse në secilën komunë. Jemi optimistë se në disa prej komunave se gara do të mbyllet që në raundin e parë. Kjo vlen për komunën e Çairit. Jemi afër fitores edhe në komunën e Tetovës në raundin e parë. Gjithashtu presim fitoren edhe në komunën e Sarajit, në komunën e Bogovinës, Zhelinës dhe Tearcës. Jemi në prces të grumbullimit të informatave”, – thotë…

Read More

Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në Maliq, ku pasi djegies së banesës mbeti e lënduar, ndërsa nëna dhe vëllai i saj humbën jetën. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vogëlushja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës. Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive…

Read More

Balerini i mirënjohur Gerd Vaso vjen me një rrëfim ekskluziv në “Grida Duma Podcast”, për karrierën, familjen dhe arsyet e ndarjes nga partnerja e tij, Enada Hoxha. Për herë të parë ai ka folur për krisjen e martesës dhe fundin e saj. Gerd Vaso: Është shumë e vështirë të punosh bashkë. Është e bukur në fillim, gjatë rrugëtimit, gjatë rrugëtimit pastaj kupton që gjërat bëhen akoma dhe më të vështira, sepse unë në punën time, në profesionin tim nuk kam pasur gjithmonë atë, ta quajmë egoizëm në thonjëza, apo gjithmonë egoizëm për të mirë të Nadës. Nada e dashuronte baletin…

Read More