Author: tirana

Agjencia federale amerikane që ka për detyrë mbikëqyrjen dhe modernizimin e arsenalit bërthamor të Shteteve të Bashkuara do të dërgojë në pushim të detyruar nga puna pjesën më të madhe të stafit të saj, për shkak të vazhdimit të bllokimit të qeverisë amerikane. Rreth 1400 punonjës të Administratës Kombëtare për Sigurinë Bërthamore (NNSA) do të marrin njoftime për pushim të detyruar, ndërsa më pak se 400 punonjës do të mbeten në detyrë për të garantuar sigurinë e arsenalit bërthamor, tha për CNN zëdhënësi i Departamentit të Energjisë, Ben Dietderich. “Që nga krijimi i saj në vitin 2000, NNSA nuk ka…

Read More

Goli historik në Serbi nga Shqiëria nuk do të harrohet dhe fanella që mbajti veshur Rey Manaj është blerë në ankand për 3 100 euro. Fanella mban edhe firmën e sulmuesit lushnjar, i cili me golin e tij i dha 3 pikët Kombëtares dhe shansin real për të arritur në “playoff”-in e Botërorit 2026. Gjithsesi, kjo nuk është fanella më e shtrenjtë e Kombëtares e shitur në ankand. Rekordin e mban fanella e Nedim Bajramit (rreth 5800 euro) e veshur në ndeshjen ku i shënoi gol Italisë në “Euro 2024”.

Read More

Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në kryeqytet. Në një njoftim zyrtar, spitali njofton se ish-kryeministri ndodhet i hospitalizuar prej disa ditësh dhe në aktualisht në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator. “Pacienti ka disa dite i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njofton spitali. Ish-kreu i Partisë Socialiste ndodhet në reanimacion prej 10 ditësh me dëmtime në tru. 73-vjeçari Fatos Nano, i cili u shkëput nga politika në vitin 2005, ka qenë kryeministër i vendit…

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është larguar në drejtim të paditur, teksa shtoi se si burim informacioni kishte qytetarin dixhital. Në një konferencë për shtyp pak minuta pasi ishte paraqitur në SPAK, ai tha se largimi i Dakos ka lidhje me tritolin që iu vendos në makinë pak ditë më parë.“Dua të informoj shqiptarët se Gjushi, sipas shumë të dhënave, është larguar nga vendi, në drejtim të paditur. I bëj thirrje të tregojë vendin ku ndodhet. Dhe historia është kjo. Këtu deklarova unë, ose në parlament, se tani po përdoret policia nga…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e aktivitetit për prezantimin e Identitetit Digjital. Ndër të tjera, ai thekso se ky do të jetë një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike.“Ky është një moment i shumëpritur, sepse prej disa kohësh ne jemi angazhuar me shumë dëshirë, por edhe me ambicie si gjithmonë, për të krijuar Identitetin Digjital, i cili është baza i një kapërcimi të madh dhe i një projektimi në të ardhmen, falë teknologjisë. Çfarë po demonstrohet sot, do të jetë në dispozicion të publikut. Në dispozicion të ekonomisë sonë në fillim të…

Read More

GJKKO ka dënuar me 7 vite burg për pastrim parash të kryer në bashkëpunim ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për ish-zyrtaren zbret ne 4 vite e 8 muaj burg, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.Megjithatë Dashi nuk do të bëjë asnjë dit burg pasi dënimi i konvertohet ne 3 vite shërbim prove. GJKKO ka vendosur t’i heqë edhe masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim dalje jashtë shtetit ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës. Dy vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj u dënuan me 17 vite e 6 muaj burg, ku dënimi për…

Read More

Arrestohet një 35-vjeçar në Morinë, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvergjeze. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo, pasi akuzohet nga Gjykata Lokale Sor Rogaland, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”. NJOFTIMI I POLICISE I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvergjeze, për vjedhje me dhunë dhe plagosje, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të RSh-së, 35-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe…

Read More

Të dielën, 19 tetor, në mëngjes, katër hajdutë të maskuar dhe të pajisur me mjete prerëse elektrike vodhën tetë objekte jashtëzakonisht të vlefshme nga Galeria e Apollonit në Muzeun e Luvrit, Paris. Të gjitha objektet janë bizhuteri mbretërore nga shekulli i 19-të, përfshirë: Kurora, varëse, vathë dhe gjilpëra zbukurimi. Këto bizhuteri dikur i përkisnin familjeve mbretërore dhe sundimtarëve perandorakë francezë dhe janë të zbukuruara me mijëra diamante dhe gurë të çmuar, duke u cilësuar si “të paçmueshme” dhe me “vlerë të pallogaritshme historike dhe trashëgimie”. Dy objekte të tjera, përfshirë kurorën e Perandoreshës Eugénie, u gjetën pranë vendit të ngjarjes,…

Read More

Në Dubai është arrestuar shqiptari Altin Sinomati, i cili dyshohet se është urdhëruesi i vrasjes së Selavdi Shehaj, ngjarje kjo e ndodhur ne Itali më 20 shtator 2020. Altin Sinomati, i njohur ndryshe si Aldo ose Il Lungo, dyshohet se ka urdhëruar Raul Esteban Calderon për vrasjen e Selavdi Shehaj, kunderejt pagesës prej 150.000 eurosh. Raul Esteban Calderon, autori i krimit, dhe Giuseppe Molisso, bashkëpunëtori, janë dënuar tashmë me burgim të përjetshëm për vrasjen nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Frosinone-s. Altin Sinomati, në një çështje tjetër penale, akuzohet se ka qenë furnizonte me kokainë organizatën kriminale që vepronte…

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorëve, KLP, në mbledhjen e sotme ka miratuar listën me 4 kandidatë për kreun e ri të SPAK. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se miratimi është bërë me 10 vota pro. Në mbledhje mungonte vetëm Zeqir Hodaj. Hodaj u largua me argumentin e konfliktit të interesit sepse i biri është emëruar në BKH, nga një prej kandidatëve Klodian Braho. “Unë nuk gjendem në kushtet e heqjes dorë nga kjo situatë, unë kërkojë t’i jepet kohë edhe Këshillit edhe vetes për të marrë një vendim në lidhje me këtë situatë. Unë vlerësoj që duhet të…

Read More

Xhemile Kapri është personi i parë që ka qenë në vendngjarje, aty ku ditën e djeshme një tragjedi i morri jetën nënës dhe djalit të mitur, 14-vjeçarit Luka Hazisllari ndërsa u plagos rëndë vajza vetëm 6-vjeçarja Nefeli Hazisllari. Ajo ka rrëfyer momentet e tmerrit, ndërsa tregon se askush nuk e dinte që në banesë ishte edhe 38-vjeçarja Merjeme Hazisllari e cila humbi jetën nga asfiksia. “Unë dola të hidhja plehrat, edhe ajo çupka qante… qante në oborr. Shkoj atje dhe shoh, ajo dukej sikur ishte futur në kazan, e tëra e nxirë. Thërras komshiun lart dhe i them: ‘Hajde shpejt,…

Read More