“Jemi në rrugën drejt përpjekjes për të arritur një marrëveshje. Nëse nuk do t’ia dalim, shumë njerëz do të paguajnë një çmim të lartë”. Donald Trump u rikthye në modalitetin negociues, pas presioneve të ditëve të fundit ndaj Zelenskyt, pikërisht në kohën kur ministrat e Jashtëm amerikan dhe rus kontaktuan për të filluar përgatitjet për samitin e Budapestit mes krerëve të Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit. Zëvendëspresidenti Vance megjithatë theksoi se “ende nuk është marrë vendimi përfundimtar mbi furnizimin e Kievit me raketat Tomahawk”, duke dërguar një paralajmërim për Moskën, që Putini të mos mendojë se tashmë ka fituar, siç…
Author: tirana
Në rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, një tornado e rrallë, por e fuqishme goditi zonën pasditen e sotme, duke lënë pas një person të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur rëndë. Sipas të dhënave nga ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, tornadoja shkatërruese goditi zonën duke vënë autoritetet në alarm për shkallën e dëmeve të shkaktuara. Një viktimë është konfirmuar, ndërsa të paktën katër persona raportohet të jenë plagosur rëndë. Videot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike kur tre vinça ndërtimi janë rrëzuar nga forca e erës, ndërsa çati, dritare dhe objekte të…
Japonia shkroi historinë të martën pasi Sanae Takaichi u zgjodh Kryeministrja e parë femër në vend, duke shënuar një moment të rëndësishëm në peizazhin politik të vendit. 63-vjeçarja e Partisë Liberale Demokratike (LDP) siguroi 237 vota në dhomën me 465 anëtarë, duke tejkaluar shumicën e kërkuar prej 233 dhe duke mposhtur udhëheqësin e opozitës Yoshihiko Noda të Partisë Kushtetuese Demokratike, i cili mori 149 vota. Ligjvënësit shpërthyen në duartrokitje duke simbolizuar një moment që shumë në Japoni e kishin pritur prej kohësh, thyerjen e një barriere politike që kishte ekzistuar që nga epoka e pasluftës së vendit.
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 10m/s. Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon pritet i forcës 2-3 ballë.
Dashi Sot në marrëdhënie mund të ndiheni më të afërt emocionalisht me partnerin ose dikë që ju tërheq, ndaj shfrytëzoni mundësinë për të forcuar lidhjet. Shëndeti do të kërkojë pak më shumë kujdes, sidomos nëse ndjeni lodhje të tepërt, merrni kohë për veten. Financat mbeten të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme sot. Demi Komunikimi i hapur me partnerin ose miqtë do të sjellë qartësi në situata që kanë mbetur pezull, ndaj mos hezitoni të diskutoni ndjenjat tuaja. Në aspektin profesional, një mundësi e re mund të shfaqet papritur, por analizoni mirë para se të merrni një vendim. Financiarisht, është…
Bullgaria do të lejojë avionin presidencial të Vladimir Putinin që të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore, në mënyrë që shefi i Kremlinit të arrijë në Budapest për takimin e planifikuar midis tij dhe Donald Trump. Një zyrtar bullgar po ashtu konfirmoi se Moska ende nuk ka paraqitur kërkesë zyrtare për të lejuar avionin e Putinit të kalojë mbi shtetin ballkanik. Bullgaria nuk kufizohet drejtpërdrejt me Hungarinë. Megjithatë, të dyja vendet kufizohen me Serbinë, e cila ka lidhje të forta historike me Moskën. Kalimi nëpër Bullgari do të shkurtonte ndjeshëm kohën e fluturimit të Putinit drejt Budapestit. Rruga tjetër e…
Avokati i njohur, Saimir Vishaj ka shpallur kandidaturën për postin e Avokatit të Popullit. Ai tregon se momentalisht po përgatit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që ta dorëzojë brenda afatit. Vishaj sqaron se ai është një kandidat serioz dhe mbi të gjitha nuk ka lidhje me asnjë parti politike. Duke komentuar kandidaturat e tjera, avokati thotë se ata janë djegur në këtë pikë pasi vijnë nga lidhje me Partinë Demokratike apo me atë Socialiste. Saimir Vishaj tregon se motoja e tij është ‘Akush mbi ligjin’. ”Duke parë shpalljen e vakancës, kam vendosur të paraqes kandidaturën time. Më mjafton 35 vite…
Jeta e 23 vjeçarit Hekuran Cumani u ndërpre nga një sulm me thikë në fund të një nate jashtë në një klub universitar, e cila përfundoi në tragjedi në Itali. Një episod i pakuptimtë dhune për një të ri që të gjithë e përshkruajnë njëzëri si “të ëmbël, të qetë dhe të shoqërueshëm”. Konflikti Hekurani ishte në Peruxhia, në Fabriano, me vëllanë e tij dhe një grup miqsh. Diçka ndodhi në klub: një vështrim, një përplasje e pavullnetshme, një vajzë me të cilën donte të flirtonte, por që ishte në një lidhje me dikë tjetër. Nuk u desh shumë për…
“Mungon vera e qetësisë dhe e besimit në Shkodër”, tha Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine, në një kohë që qyteti nuk po gjen qetësi pas ngjarjeve të fundit kriminale. Sipas kreun e kishës, qytetarët e Shkodrës janë bërë dëshmitarë të një realiteti ku dhuna shihet si rrugë e zakonshme për të zgjidhur konfliktet, një model që po ndikon sidomos tek të rinjtë. ”Kemi jetuar dhe fatkeqësisht po jetojmë ende ngjarje dhune që na kanë prekur thellësisht në këtë qytet. Shumë shpesh gjejmë gjakun e dhunës, ngjarje që kanë ndodhur në qendër të qytetit dhe që kanë përfshirë edhe njerëz…
Rey Manaj thotë se Milosh Milojeviç e përgëzoi për golin e shënuar kundër Serbisë. Manaj është heroi i fitores së Shqipërisë kundër Serbisë në Leskovac. Përfaqësuesja serbe u mund nga Shqipëra në Leskovc më 11 tetor me rezultatin 0-1, dhe këtë dhuratë për të gjithë kuqezinjtë e bëri goli i Rey Manaj. Festa e tij me duart në formën e shqiponjës acaroi edhe më tepër se goli serbët. Pasi u rikthye në futbollin e klubeve, Rey Manaj ka deklaruar se Milosh Milojević, i cili është trajneri i tij në Sharjah me origjinë serbe e kishte përgëzuar për golin e shënuar…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu shumë e komentuar për lidhjen me futbollistin Mirlind Daku, për herë të parë ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta. Edhe pse lidhjen e kanë mbajtur të fshehtë nga vëmendja publike, për muaj me radhë është folur për romancën mes tyre. Sot Vesa ka publikuar disa fotografi të reja në rrjetet sociale, ku shihet pranë futbollistit në momente të ëmbla. Në njërën prej fotove, ajo shfaqet duke e puthur të dashurin, ndonëse ka zgjedhur të mos e zbulojë plotësisht portretin e tij, duke ruajtur disi privatësinë e lidhjes. Postimet e…
Divjaka ishte epiqendra e një maratone ndryshe, teksa 100 garues të moshave të ndryshme nga Franca, por edhe nxënës të shkollave të mesme, demostruan aftësitë fizike në parkun kombëtar. Atleti Adrien Penalba vendosi edhe kohën më të mirë, duke përshkruan 12 kilometra për 54 minuta e 19 sekonda. ”Ishte një garë shumë e mirë dhe për këtë falenderoj organizatorët. Më pëlqeu shumë moti, pasi garuam me diell. Të lumtur që erdhëm këtu”,-tha një garues francez. ”Natyra është shumë e bukur, pashë edhe lagunën. Mund të them se është pak nxehtë, por sinqerisht një vend shumë shumë i bukur. Organizimi ka…