Author: tirana

Raportohet se Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me 1 milion lekë të vjetra aktoren Egla Cenon, e cila akuzohej për veprën penale të ”Shpifjes” nga moderatori i emisionit ”Stop”, Saimir Kodra. Vendimi është dhënë mesditën e sotme, ku në këtë përballje ligjore ka dalë fitues, Saimir Kodra. Egla Ceno gjatë qëndrimit të saj në ”Big Brother Albania Vip 3”, ku doli fituese, deklaroi se ishte ngacmuar nga Saimir Kodra rreth 20 vite më parë. Sipas saj, ajo kishte shkuar për të kërkuar punë dhe kishte hasur ngacmim seksual nga moderatori i njohur. Pas daljes nga Bigu, Egla Ceno deklaroi…

Read More

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë në panelin e Chatham House në Londër, me temë diskutimi “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian. Kreu i qeverisë nuk i ka kursyer batutat, kur tha se BE është spital me 28 doktorë, sepse njëri u çmend, referuar Britanisë. Rama ironizoi edhe ish-ministren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Suella Bravermann, e cila sipas tij u mor padrejtësisht me shqiptarët që shkonin në Britani përmes Kanalit të La Manshit. ”Procesi është teknik nga një anë dhe politik nga ana tjetër. Një gjë është e qartë, s’mund të kesh mbështetje politike nëse nuk përmbush…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, dhe po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Rama është i pranishëm në panelin e Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor po ecin shpejt drejt integrimit europian, duke shfrytëzuar edhe momentin historik që vjen në kontinent, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. ”Jemi në një periudhë kohe kur Europa po sillet shumë mirë me ne. Në këtë pikë në kohë, ne po ecim më mirë se Europa! Kisha besim edhe në kohën kur ishte qesharake të besoje në…

Read More

Për herë të parë në vitin 2027 do të mbahet në Shqipëri Kongresi Botëror i së Drejtës (World Law Congress Albania 2027). Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti në një takim drejtoreshën Ekzekutive të Fondacionit Botëror të Ligjit, Angela Montoya, fondacion i cili po organizon këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën juridike i mbështetur gjithashtu nga Kombet e Bashkuara. Gjatë takimit pati diskutime për aspekte organizative të kongresit, i cili bashkon në një forum të vetëm krerë shtetesh, gjyqtarë të lartë, juristë, akademikë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare nga mbi 100 vende. Gjatë tre ditëve të Kongresit në Tiranë…

Read More

Një 26 vjeçar rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme. Denoncimi në Komisariatin e Tropojës është bërë nga familjarët e të riut me inicialet F.T, banues në Bajram Curri. Ai kishte dalë për të mbledhur gështenja bashkë me nënën e tij, në vendin e quajtur “Kamenicë”. ”Sot, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë kallëzuar familjarët e shtetasit F. T., 26 vjeç, banues në Bajram Curri, se dje, 26-vjeçari, gjatë kohës që ka qenë duke mbledhur gështenja bashkë me nënën e tij, në vendin e quajtur “Kamenicë”, është larguar dhe ka humbur kontaktet me të”, njoftoi policia.

Read More

Edlira Çepani ishte një nga emrat më potencial për të përfaqësuar opozitën për zgjedhjet e bashkisë së Tiranës. Ajo thotë se ishte surprizuar për mirë nga lakimi i emrit të saj si një kandidate potenciale. Më tej Çepani shton se nuk e kishte menduar kurrë që emri i saj do të lakohej si kandidate për kryetare bashkie, dhe për të ky ishte një mesazh i madh që iu dha politikës, që të hapej dhe t’i jepte mundësi dhe figurave jashtë saj. “Nuk besoj se isha ndonjëherë në garë. Ishte surprizë e bukur. Emri u lakua nga PD, PL, dhe nga…

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit këtë të martë ka vendosur të prishë një vendim të shkallës së parë dhe të urdhërojë SPAK të hetojë një kallëzim të bërë ndaj kryebashkiakes së Lushnjës, Eriselda Sefa. “Ndryshimin e vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar ankimin e ankuesit A.H. dhe duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të regjistrojë procedimin penal dhe të kryeje hetime”, thuhej në dispozitivin e vendimit të shpallur nga gjyqtarja Miliana Muça. Kallëzimi i qytetarit A. H. ishte pushuar nga…

Read More

Një 16 vjeçare është vetëdëmtuar lehtë me thikë në gjendje të rënduar psikologjike pas përndjekjes së vazhdueshme nga një i burgosur në burgun e Peqinit, Jetmir Llanaj, dhe një tjetër person. E mitura ka goditur dhe punonjësen e policisë, sulm ky që ka ndodhur në rrethana të paqarta. Identiteti i personit tjetër që ka përndjekur vajzën së bashku me Jetmir Llanaj ende nuk dihet, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet shtesë në Prokurori për shtetasin J.Ll. (aktualisht në IEVP), si…

Read More

8 ditë para zgjedhjeve kombëtare në Holandë, rreziku vjen nga Inteligjenca Artificiale. Bot-et e komunikimit të Inteligjencës Artificiale janë “të pabesueshme dhe qartësisht të njëanshme” kur ofrojnë këshilla për të votuar. Të gjitha chatbot-et e testuar nga autoriteti përfundojnë me zgjedhjen e dy partive pavarësisht pyetjes apo komandave të dhëna nga përdoruesi. Në më shumë se gjysmën e rasteve Inteligjenca Artificiale sugjeroi të votoheshin ose partia e të djathtës ekstreme “Freedom” (PVV) e Geert Wilders, ose e të majtës, Groenlinks, e udhëhequr nga ish-zv/presidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans. Disa parti të tjera, si ajo e qendrës së djathtë, CDA,…

Read More

Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj zhvilloi takimin e parë me koordinatorët e forcave politike që janë rreshtuar në krah të tij. Ai tha për mediat se takime të ngjashme do të zhvillohen në vijim, teksa sqaroi se programi i tij për kryeqytetin është duke u përgatitur në bashkëpunim me një ekip të pavarur. “Sot u zhvillua takimi me përfaqësuesit, të dërguarit dhe koordinatorët e opozitës. Ishte një takim shumë i frytshëm për tu koordinuar me njëri tjetrin. Ne jemi të gjithë së bashku dhe unë si kandidat i pavarur, falë mbështetjes së të gjitha partive opozitare,…

Read More

Këtë të dielë (26 tetor) akrepat kthehen 60 minuta pas. Ashtu siç ndodh zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Pra, akrepat do të kthehen 1 orë pas, midis së shtunës 25 dhe të dielës 26 tetor, duke i ripozicionuar në orën 2:00. Kjo na dhuron një orë më shumë gjumë gjatë natës, por gjithashtu sjell një orë më pak dritë gjatë pasdites, pasi agimi dhe perëndimi do të ndodhin një orë më herët. Shumica e pajisjeve elektronike e bëjnë këtë ndryshim automatikisht. Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri të dielën më 29 mars 2026, kur ora…

Read More