Author: tirana

Gaza po përjeton një “katastrofë” shëndetësore që do të zgjasë për “brezat që do të vijnë” ka paralajmëruar drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai ka thënë në programin Today të BBC Radio 4 se nevojitet një rritje masive e ndihmës për të filluar adresimin e nevojave komplekse të popullsisë së Rripit. Izraeli ka lejuar më shumë furnizime mjekësore dhe ndihma të tjera të kalojnë në Gazë që kur një armëpushim me Hamasin hyri në fuqi më 10 tetor, por Tedros ka shtuar se nivelet janë nën ato të nevojshme për të rindërtuar sistemin…

Read More

Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spitale në vend ka pësuar rënie për periudhën janar-gusht 2025. Sipas të dhënave të raportit të 8-mujorit “Për realizimin e treguesve të monitorimit financiar” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, në total për periudhën në spitale numri i pacientëve të shtruar arriti 209,7 mijë të shtruar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i shtrimeve ra 3%. Por sipas të dhënave disa shërbime të specializuara kanë shënuar rritje të dukshme të shtrimeve, veçanërisht psikiatria dhe kardiologjia. Në vitin 2025 janë trajtuar 7,543 pacientë në repartet e kardiologjisë, krahasuar me 6,419 pacientë…

Read More

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, deklaroi se vendi i tij “dëshiron të ndihmojë Mbretërinë e Bashkuar” në përpjekjet e saj për të luftuar emigracionin e paligjshëm, në këmbim të mbështetjes më të madhe për forcimin e sigurisë kombëtare kundrejt kërcënimeve nga Serbia dhe Rusia. Duke folur para një samiti të liderëve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Starmer në Londër të mërkurën, Kurti tha se janë duke u zhvilluar bisedime ndërmjet zyrtarëve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.  Kjo e bën Kosovën vendin e parë që konfirmon interesin për planin e Starmer për të krijuar disa qendra kthimi, ku do të…

Read More

Qeveria ka miratuar Akti Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2025. Sipas Ministrisë së Financave, pas analizës së performancës 8-mujore të treguesve buxhetorë dhe fiskalë, u vendos që të bëhet një rishikim i buxhetit për të reflektuar zhvillimet e reja dhe për të harmonizuar parametrat financiarë me ecurinë aktuale të ekonomisë. Në total, 21.8 miliardë lekë janë akomoduar për shpenzime korente dhe kapitale, përmes rishpërndarjes së kursimeve dhe hapësirave të tjera fiskale. Nga këto, 7.97 miliardë lekë i dedikohen rritjes së investimeve me financim të brendshëm, me fokus në infrastrukturë, dixhitalizim dhe projektet publike me prioritet. Po ashtu,…

Read More

Rusia ka vijuar sulmet ajrore në Ukrainë, ku në Kiev raportohet për dy të vdekur. Njëri prej personave u vra në rrethin e Dnipros, ku një zjarr shpërtheu në katet e tetë dhe të nëntë të një ndërtese banimi pas një sulmi rus. Ndërkohë të paktën 13 të tjerë u plagosën në Zaporizhzhia, sipas autoriteteve lokale. Nga ana tjetër, edhe forcat ukrainase kanë kryer një sulm gjatë 24 orëve të fundit në uzinën kimike të Bryansk, në jugperëndim të Moskës, një strukturë kyçe brenda kompleksit ushtarako-industrial të Rusisë. Mediat ukrainase thanë se bëhet fjalë për një “sulm të kombinuar ajror dhe…

Read More

Një seri tërmetesh janë regjistruar në vendin tonë. Sipas të dhënave, tërmeti i parë është regjistruar në Durrës, me magnitudë 3.9. Ndërkohë në Konispol, rreth orës 06:49 janë ndjerë lëkundje tërmeti, të cilat kanë qenë me magnitudën 2.7. Sakaq, në Miras të Korçës rreth orës 06:15 është ndjerë një tjetër lëkundje, me magnitudën 3.1.Ndërkohë më herët në Konispol janë regjistruar dy lëkundje, të dyja me magnitudën 3.2.

Read More

Konflikti ku mbeten te vrare dy te rinjte ne durres ka nisur per nje “kafe”. Njeri prej viktimave dhe nje person qe e shoqeronte ka shkuar ne nje likal prane nje karburanti dhe i ka kerkuar kamarierit ti bente kafe. Duke qe se ishte shume vone, kamarieri i ka thene se nuk mund ti sherbente kafe pasi eksperesi ishte i fikur. Ne kete moment ka nderhyre nje prej personave te tjere qe ndodheshin ne lokal-Aranit kurti dhe Daniel Pepa. Pas debateve dhe fyerjeve te ndersjellta flori paluçi ka qelkuar Arianit Kurtin, ndersa Dakiel Pepa ka qelluar mbi Flori paluçi. Flori…

Read More

Do të mbahet sot në Londër samiti i radhës i Procesit të Berlinit, i cili do të mbledhë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në kryeqytetin britanik që prej ditës së djeshme, ku ka marrë pjesë edhe në disa panele diskutimi. Do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Liderët e dy vendeve shqiptare do të ndajnë të njëjtën tryezë pas polemikave të fundit në distancë për tubimin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë dhe qëndrimet për Gjykatën Speciale të Hagës. Samiti i…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manzë të Durrës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ndodhi pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta. Nga hetimet paraprake të policisë, një 21-vjeçar është shpallur në kërkim.

Read More

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje shiu, të cilat pritet të bëhen prezente prej orëve të mesnatës, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin. Reshjet e shiut do të vijojnë të herëpashershme gjatë gjithë ditës me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa lokalisht në zonën perëndimore e qendrore në pjesën e parë të ditës reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet kryesisht të ulët ndërsa pas orëve të pasdites gradualisht reshjet do…

Read More

DASHI Nervat tuaja janë stabilizuar në orët e fundit: ishte e nevojshme… Sidoqoftë, ju ende ndjeni nevojën për të rimenduar shumë gjëra, ndoshta për të ndryshuar kompani, por dëshira për të kapërcyer sfidat mbetet e njëjtë. Dashuria po shkon më mirë se zakonisht. Shijojeni. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 22 tetor 2025), një situatë astrologjike e ngrohtë dhe premtuese i pret çiftet e dashuruara prej kohësh, të cilat kanë bashkëpunuar prej kohësh. Sharmi i tyre dyfishohet dhe ndjenjat e tyre më në fund po marrin shtysën që u nevojitet. Mirë. BINJAKËT Kjo është një kohë e veçantë…

Read More

Avokati Kujtim Cakrani komenton situatën e vështirë në të cilën ndodhet profesioni i avokatit. Për të sot në shumë raste avokatët janë përfshirë në pazare dhe marrëveshje, duke humbur kështu rolin e tyre si mbrojtës të pavarur të drejtësisë. ”Çfarë ndodh sot me avokatët kryesisht? Bëhen pazare”, tha Cakrani, duke theksuar se kjo tendencë po dëmton rëndë besimin në sistemin gjyqësor dhe në profesionin e avokatit. Ai bëri thirrje për një reflektim të thellë dhe për veprime konkrete për të rivendosur dinjitetin dhe pavarësinë e avokatëve në Shqipëri.

Read More