Author: tirana

Avokatët bojkotojnë çdo proces gjyqësor nga data 20 deri më 25 tetor pas arrestimit të kolegut të tyre Ulian Barjami.Në një deklaratë publike, Dhoma e Avokatisë bën me dije se kanë marrë vendim që nga data 20 deri në datën 25 tetor, do të bojkotojnë të gjitha proceset penale.Konkretisht, vendimet që u morën: Bllokimin, nëpërmjet bojkotit të të gjitha proceseve penale, si në hetim dhe në gjykim, në të gjitha shkallët, përfshi edhe proçeset në Gjykatën Kushtetuese, për datat 20 tetor deri në 25 tetor. Përjashtohen nga efektet e këtij vendimi pjesmarrja në cështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi…

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin, i cili bën ndryshime dhe shtesa në Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë. Ky vendim fut zyrtarisht Standardet e Cilësisë për Programet e Studimeve të Ciklit të Tretë “Specializime Afatgjata” në fushën e Mjekësisë Veterinare. Vendimi, i cili hyri në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, synon të harmonizojë cilësinë e formimit të specialistëve veterinerë me nevojat aktuale të tregut të punës dhe me standardet evropiane. Përveç shtimit të standardeve për Mjekësinë Veterinare, vendimi përfshin edhe dy ndryshime të rëndësishme gjenerale. Fjalët “personel efektiv” në të gjitha shtojcat zëvendësohen me “personel akademik me…

Read More

Zyrtarët e Doganës kroate, në bashkëpunim me policinë kufitare, kanë parandaluar një tentativë për kalimin e një shume të konsiderueshme parash në pikën kufitare të Karasoviçit. Gjatë një kontrolli rutinë në dalje të Kroacisë, autoritetet zbuluan 702,435 euro të padeklaruara, të fshehura në automjetin e një shtetasi shqiptar. Sipas njoftimit zyrtar nga Dogana, paratë nuk ishin deklaruar sipas rregullave në fuqi, duke ngritur dyshime për qëllimin e transportit të tyre. Operacioni u realizua në kuadër të masave të shtuara të mbikëqyrjes, të ndërmarra nga oficerët e Shërbimit Kundër Kontrabandës dhe Njësitë Mobile të Doganës në Dubrovnik, në bashkëpunim me Administratën…

Read More

Meta po shton kontrolle prindërore për ndërveprimet e fëmijëve me chatbot-ët e inteligjencës artificiale (IA), duke përfshirë mundësinë për të fikur plotësisht bisedat individuale me personazhe të IA-së, duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm. Megjithatë, prindërit nuk do të jenë në gjendje të çaktivizojnë asistentin e IA-së të Metës, i cili, sipas kompanisë, “do të mbetet i disponueshëm për të ofruar informacion të dobishëm dhe mundësi edukative, me mbrojtje të përshtatura për moshën e adoleshentëve.” Prindërit që nuk duan të fiknin të gjitha bisedat me të gjithë chatbot-ët do të kenë gjithashtu mundësi të bllokojnë vetëm disa prej…

Read More

Xheneta Fetahu ka folur për herë të parë për nënën e saj biologjike, e cila e kishte braktisur që në fëmijëri. Në një intervistë në emisionin “Se luan topi” në Top Channel, Xheneta rrëfeu se në moshën 23 vjeçare e ka takuar për herë të parë nënën, pas këmbënguljes së vëllait dhe njerkës së saj.“Më mungon, kur të bëhem nënë, ajo mungesë nuk do të mbushet kurrë. Do të jetoj deri sa të vdes me atë mungesë brenda në shpirt, por mendoj që është e shkruar kështu. Pas një kohe, kur kam qenë në moshën 23-24 vjeç, kanë qenë vitet…

Read More

Në zemër të Elbasanit, aty ku dikur muret e vjetra mbartnin pluhurin e kohës, tashmë kanë marrë frymë të re. Bashkia e qytetit ka nisur një projekt për t’i dhënë jetë mureve duke i kthyer ato në hapësira arti që flasin me gjuhën e ngjyrave dhe simboleve. Piktori Gazmend Xhaferri ka realizuar një pikturë murale monumentale, ku janë përfshirë objektet më të njohura dhe ikonike të Elbasanit, duke e kthyer këtë hapësirë publike në një “muze të hapur” për këdo që kalon, qoftë qytetar apo vizitor. Piktura murale pasqyron histori, kulturë dhe traditë në një mënyrë të qartë dhe të…

Read More

SPAK po kërkon oficerë të tjerë për të hetuar. Në kohën kur ende është gjetur se kush do ta drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit, konkurset për staf ndihmës në prokurorinë e posaçme janë në kulmin e tyre. Me një garë të hapur për hetues financiarë të cilët do t’i nënshtrohen testit të radhës këtë të enjte, një thirrje e dytë apelon për 10 oficerë të policisë gjyqësore. Mes tyre, njëri duhet të vijë nga Antiterrori, 2 nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 2 nga Doganat, një tjetër nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe nga Policia Kufitare.Mes fituesve kanë të drejtë…

Read More

Kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, ka vijuar edhe këtë të shtunë stakimet me qytetarët në kryeqytet, pjesë e fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale. Gjatë takimeve, Manastirliu është takuar me qytetarë të ndryshëm, duke dëgjuar nga afër edhe shqetësimet dhe nevojat që ata mund të kenë. Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetet sociale nga takimet e Manastirliut me qytetarët të cilët ndër të tjera i kanë uruar edhe sukese për këto zgjedhje. “Ogerta për Tiranën”, shkruan Rama krah videos.

Read More

Një protestë e planifikuar kundër Presidentit Donald Trump ka nisur në New York City, e para nga më shumë se 2,500 tubime të organizuara në të gjithë SHBA-në të shtunën. Mijëra njerëz kanë mbushur tashmë Times Square për eventin e organizuar nga No Kings, një koalicion grupesh me prirje të majta. Demonstratat nën flamurin e tyre në qershor tërhoqën mbi pesë milionë njerëz në të gjithë vendin dhe ishin kryesisht paqësore. Guvernatorët republikanë në disa shtete amerikane kanë vendosur trupat e Gardës Kombëtare në gatishmëri, por nuk është e qartë se sa e dukshme do të jetë prania ushtarake. Protestat…

Read More

Qeveria e Hamasit në rripin e Gazës, ka bërë një deklaratë këtë të shtunë përmes së cilës akuzon Izraelin se ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit, në fuqi që nga 10 tetori 47 herë, me sulme kundër civilëve që kanë rezultuar në vdekjen e 38 personave. “Izraeli ka kryer një sërë shkeljesh serioze dhe të përsëritura që nga njoftimi i përfundimit të luftës në Rripin e Gazës, për një total prej 47 shkeljesh të dokumentuara deri më sot, në shkelje flagrante dhe të qartë të vendimit të armëpushimit dhe normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, thuhet në deklaratë. Qeveria e Gazës…

Read More

Policia greke ka sekuestruar 42 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Oficerët e policisë të Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Kastorias, arrestuan 4 shtetas, përfshirë një grua 26-vjeçare dhe tre burra, të moshës 24, 29 dhe 44 vjeç, të gjithë grekë për trafik droge dhe mosbindje. Konkretisht, në kuadër të veprimeve të synuara për të luftuar importin dhe trafikimin e narkotikëve në vend dhe pas përdorimit të duhur të informacionit dhe një operacioni të koordinuar policor, oficerët e lartpërmendur të policisë tentuan të kryenin një kontroll në 2 makina, që lëviznin në një zonë…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mirëpriti tenorin e mirënjohur italian Andrea Bocelli, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Mediat njoftojnë se biseda ishte e përzemërt dhe madje gjatë saj Bocelli këndoi edhe një këngë, hitin e njohur botëror “Con te partirò”. Por për nder të Presidentit Amerikan, tenori këndoi versionin anglisht të “Time to say goodbye”.

Read More