Bangladeshi është vënë në gatishmëri të lartë pas një zjarri të madh që shpërtheu në zonën e ngarkesave të Aeroportit Ndërkombëtar Hazrat Shahjalal në kryeqytetin Dhaka. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar panik dhe ndërprerje të menjëhershme të të gjitha fluturimeve. Zjarrfikësit luftuan me flakët për më shumë se tre orë ndërsa sipas raportimeve të mediave lokale, disa pjesëtarë të forcave zjarrfikëse janë lënduar gjatë përpjekjeve për të vënë situatën nën kontroll. Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar, por autoritetet kanë nisur hetimet dhe kanë bërë thirrje për shmangien e zonës deri në një njoftim të dytë. Aeroporti…
Author: tirana
Fizikani i njohur kinez, fitues i Çmimit Nobel, Chen Ning Yang ka ndërruar jetë në Pekin të shtunën. Ai ishte 103 vjeç. Universiteti prestigjioz Tsinghua, ku ai kishte studiuar dhe më vonë kishte dhënë mësim si profesor, tha në një deklaratë se Yang vdiq për shkak të një sëmundjeje, pa dhënë më shumë detaje. “Profesori Yang është një nga fizikantët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Ai ka dhënë kontribute revolucionare në zhvillimin e fizikës moderne”, thuhet në deklaratën e universitetit, duke vlerësuar gjithashtu kontributin e tij në shkencën dhe arsimin në Kinë. Chen Ning Yang fitoi Çmimin Nobel…
Analisti i njohur i çështjeve euroaziatike dhe Ballkanit, Janusz Bugajski, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur ish-drejtori në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj, i cili ka shprehur dhimbje të thellë për humbjen e mikut dhe kolegut të tij të afërt. “Jam i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë, Janusz Bugajski. Ai ishte një analist brilant i çështjeve euroaziatike, autor i shumë veprave që ndikuan ndjeshëm në kuptimin tonë për rajonin, si dhe një mbrojtës i palëkundur i demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit”,…
23-vjeçari shqiptar, Hekuran Cumani u vra në parkingun e Fakultetit të Matematikës në Universitetin e Perugias. Mediat italiane shkruajnë se ai kishte mbërritur dje nga rajoni i Marche me një grup miqsh për të kaluar një mbrëmje në kryeqytetin e Umbrisë. 23-vjeçari jetonte në Fabriano. Ata vizituan disa bare dhe më pas përfunduan në ambientet e një lokali nate të quajtur “110 Caffè”, të vendosur përballë parkingut ku u vra. Në një moment të caktuar gjatë mbrëmjes, ata u takuan me një grup njerëzish, me sa duket të huaj, por banorë të Perugia-s, me të cilët u grindën jashtë klubit…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 75/9, në ngarkim të 33 të pandehurve: Franc Gergely alias Franc Çopja Hajdar Bako alias Hajdar Çopja: Mikael Qosja (Kamami) alias (Stefo), (Stefa) Talo Çela, Altin Ndoci, Arzen Mama, Eljo (Ervis) Bitri, Maksim Koçi, Dashnor Dumani, Ado Xhika, Arzen Hysa Çopja Xhimi Hoxha, Guri Biba, Leonardo Ramani, Ervis Daka, Flobenc Meçja alias Flobenc (Drini, Gega) Altin Kamami, Martin Musaj, Agustin Çinari, Arben Lamçja, Arjan Ormenaj, Dorian Dyli, Maklen Mici, Bashkim Lika, Klajdi…
Himarë/Informacion paraprakSot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri. Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni i parë i Bashkimit Evropian që ka vendosur të pranojë anëtarë nga Kosova.Sipas njoftimit, ky institucion këshilldhënës në strukturat e BE-së, ka ftuar organizatat e shoqërisë civile në Kosovë që të aplikojnë për anëtarësim deri më 24 tetor në kuadër të Nismës së shteteve kandidate për zgjerim (ECMc), të iniciuar më 2023. “Me këtë nismë shpresojmë të fuqizojmë projektet që nxisin dialogun civil dhe social, duke forcuar angazhimin dhe bashkëpunimin brenda komuniteteve kosovare”, thuhet në thirrjen e publikuar në ueb-faqen e këtij komuniteti. Në shkurt të vitit 2024, EESC-ja u bë…
I gjithë vendi është përfshirë muajt e fundit nag një aksion masiv për pastrimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. Kryeministri Rama ka ndarë një video në rrjetin e tij social Facebook, ku vijon sërish puna për shembjen e ndërtimeve në kudnërshtim me ligjin të cilat ‘cënojnë’ hapësirën e përbashkët të qytetarëve. Në videon e tij Rama shkruan: ‘S’ka pushim jo, në çdo rrugë e lagje dhe deri në fund!’. Sakaq, biznese të shumta janë mobilizuar vullnetarisht dhe kanë mbështetur këtë nismë duke hequr të gjitha shtesat dhe ndërtimet pa leje në trotuare dhe jo vetëm.
Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projektligj të propozuar nga partia e ekstremit të djathtë Chega, i cili ndalon veshjet që mbulojnë fytyrën për arsye fetare apo gjinore. Ligji ka marrë mbështetjen e partive të qendrës së djathtë, ndërsa është kundërshtuar nga partitë e majta. Sipas projektligjit, ndalohet “përdorimi, në hapësirat publike, i veshjeve që mbulojnë ose pengojnë identifikimin e fytyrës”, çka prek drejtpërdrejt gratë që mbajnë burka ose nikab. Nisma ndalon gjithashtu detyrimin e individëve për të mbuluar fytyrën për arsye fetare apo gjinore.Megjithatë, ligji përfshin përjashtime të caktuara si për shembull ai nuk do të zbatohet në aeroplanë,…
Taylor Swift ka bërë një gjest bujar duke dhuruar 100 mijë dollarë për trajtimin e një vajze dyvjeçare të quajtur Lilah, e cila po përballet me kancer në fazën e katërt. Dhurata e këngëtares erdhi vetëm disa ditë pasi një video prekëse e vogëlushes u bë virale në rrjetet sociale, ku ajo e quante Taylor-in “miken e saj”. Fushata për mbledhje fondesh ishte hapur në platformën GoFundMe, pasi Lilah ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë në moshën vetëm 18-muajshe. Historia e saj preku shumë njerëz, përfshirë edhe vetë Sëift, pasi në video shihej Lilah duke ndjekur klipin e këngës “Fate…
Gjykata e Lartë ka lënë të pandryshuar dënimin me 50 vite burg në total për Faik e Shkëlzen Bucin, të fajësuar për vrasjen makabre të 23-vjeçares Eglantina Buci, vajzë e familjes së tyre. E reja u qëllua me plumb nga i vëllai dhe u gropos te Mali me Gropa në vitin 2012. Në Gjykatën e Lartë babë e bir kërkuan të prishin dënimin e Apelit të Tiranës me nga 25 vjet secili për krimin. Një Kolegj Penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosi të mos pranojë rekursin, duke lënë kështu në fuqi dënimin me…
Miliona njerëz pritet të marshojnë me parullën “S’ka mbretër” nga Nju Jorku në San Francisko kundër politikave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. “Presidenti beson se ka pushtet absolut. Por në Amerikë nuk kemi mbretër dhe nuk do t’i nënshtrohemi kaosit, korrupsionit dhe egërsisë”, thotë lëvizja “S’ka mbretër”. Më shumë se 2,700 tubime janë planifikuar sot në shumë qytete amerikane, përfshirë pranë pronës së Trump në Florida, ku presidenti republikan do të kalojë fundjavën. Organizatorët vlerësojnë se miliona amerikanë do të marrin pjesë në protesta. Në mesin e qershorit, kur u organizua protesta e parë e tillë, qindra njerëz morën…