Kamber Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edoardo Sarchi në Tepelenë më 27 shtator, mëngjesin e kësaj të shtune ka mbërritur para Gjykatës së Gjirokastrës. Gjykata është rrethuar nën masa të forta sigurie, ndërsa prezentë janë 22 policë. 48-vjeçari i shpallur në kërkim u vetëdorëzua në Prokurori dy ditë më parë dhe nuk dihet nëse e ka pranuar autorësinë e vrasjes. “Quhem Kamber Sulçaj, rezultoj i kërkuar nga shteti”, ka thënë ai në Prokurori. Ai gjithashtu ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer krimin si dhe lejen që dispononte. Ai nuk ka pranuar të japë…
Author: tirana
Ashtu si çdo vit, kalimi nga ora verore në atë dimërore do të ndodhë të dielën e fundit të tetorit. Këtë vit, ndryshimi do të bëhet në mëngjesin e së dielës, më 26 tetor. Në orën 04:00, akrepat do të kthehen një orë pas, duke shënuar përsëri 03:00. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë për të gjithë. Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, si pjesë e një politike të përbashkët për kursimin e energjisë. Megjithatë, debati për heqjen e këtij sistemi është ende i hapur dhe, ndonëse është diskutuar prej vitesh, nuk…
Një vit pasi Italia hapi qendrat për refugjatët në Shqipëri, ku synohet të strehohen njerëzit e ndaluar në det, qendrat e kontestuara ligjërisht janë pothuajse bosh. Disa organizata joqeveritare kanë kritikuar kushtet e jetesës brenda qendrave, ndërsa gjykatat italiane kanë bllokuar disa përpjekje për dëbimin e migrantëve në Shqipëri. Përderisa Bashkimi Evropian po diskuton për mundësinë që të krijojë “qendra të kthimit”, Qeveria italiane e ekstremit të djathtë është zotuar se do të dërgojë migrantë në qendrat jashtë, në Shqipëri. “Shumë shqetësuese” Më 16 tetor 2024, dy qendra u hapën në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër, në veri të…
Dje më 17 tetor, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u mbajt protesta e madhe në mbështetje të komandantëve të UÇK-së që mbahen në paraburgim në Hagë. Mes mijëra protestuesve ishte edhe Ragip Xhaka, babai i futbollistëve të njohur shqiptarë të Kosovës Taulant dhe Granit Xhaka. Ragip Xhaka, një ish i burgosur politik dhe aktivist për çështjen kombëtare, njihet si emigrant dhe politikan i Partisë Demokratike të Kosovës ne Zvicër. Zëri i mijërave qytetarëve që u mblodhën pasditen e së premtes në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë bëri jehonë ndërkombëtare. Mediat e huaja si Associated Press, The…
Sulmuesit e ekipit kuqezi vijojnë që të jenë në formë të shkëlqyer edhe pas angazhimeve me fanellën kuqezi. Rey Manaj dhe Jasir Asani kanë gjetur sërish rrugën e rrjetës me skuadrat respektive, duke konfirmuar momentin e tyre të mirë. Rey Manaj ka shënuar me klubin e tij Al Sharjah. Sulmuesi lushnjar realizoi golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra, duke vulosur suksesin e skuadrës në ndeshjen e kampionatit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në të njëjtën valë pozitive është edhe Jasir Asani, i cili vazhdon të jetë protagonist me Esteghlalin në kampionatin iranian. Sulmuesi anësor shënoi golin e…
Këtë të shtunë nis aktiviteti sportiv “Maratona Fan Run”, duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijuar deri në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ora 09:00 deri në orën 11:00. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me policinë e shtetit bëri publike planin e masave që parashikon devijimin e lëvizjes së automjeteve dhe linjave të transportit urban brenda kryeqytetit. Eventi më i madh sportiv do të zhvillohet të dielën më 19 tetor dhe do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit. Plani i plotë i masave të hartuara nga Bashkia e Tiranës Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen…
Moti këtë të shtunë parashikohet me vranët, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e qëndrës reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut humbasin territor duke u përqëndruar në veri por me intensitet të ulët.
Dashi-Komunikimi me të tjerët arrin një kulm dramatik për ju gjatë dy javëve të ardhshme. Njerëz të tjerë do ta kundërshtojnë hapur pikëpamjen tuaj. Kjo është një kohë e mirë për ju që të jeni më të hapur dhe të kuptoni anën tjetër të medaljes. Demi-Qasja juaj e zakonshme e zgjuar, e qëllimshme dhe nganjëherë e ashpër dhe e distancuar mund të mos jetë metoda më efektive e komunikimit për disa javët e ardhshme. Në vend të kësaj, duhet të lidheni me emocionet e njerëzve. Duhet të kuptoni se nga vijnë ato. Binjakët-Një trend dyjavor fillon sot që me siguri…
Edhe pse PD nuk mori pjesë në protestën pro UÇK-së, një deputet ishte aty. Pasi theu urdhrin e Sali Berishës për të mos marrë pjesë në protestën në mbështetje të UÇK-së që u mbajt në Tiranë, deputeti demokrat Bujar Leskaj është fotografuar nën shoqërinë e “rivalëve” socialistë Ulsi Manja dhe Pjerin Ndreu. Ai shfaqet krah dy socialistëve dhe disa personave të tjerë. Më herët ai dha një koment për pjesëmarrjen e tij, dhe për protestën. “Liria ka një emër, UÇK. Liria ka një emër, Hashim Thaçi. Gjykata për fat të keq po e ndërton gjithë fabulën e saj në bazë…
Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku thotë se protesta tubim që u mbajt në sheshin ”Skëndërbej” për UÇK, erdhi nga shqiptarët si një veprim ngritje zëri, jo për politikë, por për kujtesë. ”Nën hijen e Skënderbeut, populli i Tiranës ishte mikpritës për shqiptarët e të gjitha trevave dhe ngriti zërin, jo për politikë, por për kujtesë, për ata që luftuan që kjo tokë të mos ketë më gjykata të padrejta dhe drejtësi të padrejtë. Kjo turmë është përgjigjja e një kombi që nuk harron, që nuk pranon që lufta e UÇK-së të gjykohet në sallat ku heshtet historia dhe shpallet faji…
Artistja e mirënjohur dhe e dashur nga publiku, Shkurte Fejza ishte e pranishme në protestën në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së në sheshin ”Skënderbej”. Ajo këndoi për të pranishmit këngën e saj të kthyer në hit, “Mora fjalë” dhe tha se liderët e UÇK-së po gjykohen padrejtësish në Hagë dhe për t’i mbrojtur ashtu siç ata mbrojtën shqiptarët. ”Është emocion. Janë të gjithë shqiptarë nga të gjitha trojet, shqiptarë nga të gjitha trevat gjenden këtu për të mbështetur luftëtarët e UÇK, heronjtë tanë, që po gjykohen padrejtësisht në Hagë. Për mua është një emocion i veçantë që gjendem këtu dhe…
Tirana u vesh këtë të premte për orë me radhë me ngjyrat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mijëra shqiptarë nga trojet u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, në protestën për mbështetje të UÇK-së dhe ish-liderëve të saj që mbahen në qelitë e Hagës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Mes protestuesve kishte familjarë të luftëtarëve të rënë në këtë luftë, ish-luftëtarë dhe vetë djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi. Ish-luftëtari i UÇK-së, Abdulla Veseli, ngriti akuza ndaj shqiptarëve që, sipas tij, kanë spiunuar dhe kanë çuar në Hagë 4 ish-komandantët e UÇK-së që sipas tij masakrat janë…