Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti i pranishëm në protestën e organizuar në Tiranë në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së, tha se zanafilla e Gjykatës Speciale të Kosovës është në raportimet trilluese ruso-serbe për trafikim organesh. Për të kjo çështje inekzistente që doli nga kuzhinat e shërbimeve serbe, me qëllim përdhosjen e luftës së drejtë të UÇK-së. ”Sot jemi bashkë, Tirana, Prishtina dhe Shkupi dhe kështu qofshim gjithmonë. Po ngremë zërin për drejtësi, për respekt, për njohje të luftës tonë të drejtë, për pragun e shtëpisë, për liri e demokraci, për pavarësi dhe miqësi me Amerikën…
Author: tirana
Ish-komandanti i UÇK-së, Hysni Gucati nga protesta në sheshin ”Skëndërbej” tha se Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët. Për të proceset gjyqësore të Hagës ndaj luftëtarëve të UÇK, janë të njëanshme dhe të padrejta. ”Ne sot po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi. Jemi këtu për të mbrojtur luftën e shenjtë të luftë çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja nuk ka nevojë ta vërtetojë se ka qenë ushtri çlirimtare e. Këtë e ka dëshmuar vetëm historia, populli, varet e dëshmorëve, e ka dëshmuar vota mbarë. Sot përmes kësaj gjykata e padrejta, po gjykojnë krimet. Sot përmes kësaj gjykata e padrejta…
Një mesazh të fortë në protestën pro UÇK-së në sheshin ”Skëndërbej” e dha edhe ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, duke i cilësuar luftëtarët e UÇK-së si burra të drejtë dhe guximtarë. Për të liria e Kosovës nuk ishte dhuratë, por e fituar me gjak. ”Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet bijve më të mirë të Kosovës dhe kombit shqiptar, luftëtarëve të UÇK-së që luftuan për lirinë e atdheut”,-tha Moisiu. Nga ana tjetër, Moisiu kujtoi vizitën në Hagë më 29 shtator 2022, së bashku me ish-presidentët Meidani, Topi, Pacolli…
Presidenti Bajram Begaj përshëndet tubimin pro UÇK-së që u mbajt në Tiranë, pasditen e së premtes. Përmes një postimi në “X”, kreu i shtetit thekson se UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. ”UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi”, shkruan presidenti Begaj.
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga protesta në sheshin ”Skëndërbej” pro UÇK-së dhe liderëve që po mbahen në Hagë, aty ku janë bërë bashkë mijëra shqiptarë nga çdo trevë. Rama e ka shoqëruar videon me fjalët ”Zemra mal”. Sakaq vetë kryeministri nuk është i pranishëm në protestë për të shmangur sipas tij politizimin e saj. Veteranët dhe protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, të cilët mbahen në Hagë që prej vitit 2020 të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.
Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama i është bashkuar protestës në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, duke thënë se ata duhet që të qëndrojnë të fortë pasi sipas tij do të marrin lirinë shumë shpejt. ”Unë besoj në drejtësi, besoj në liri dhe besoj se ata janë të pastër, besoj në pastërinë e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata duhet që të qëndrojnë të fortë sepse do të lirorohen shumë shpejt”, tha ai.
Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj ndodhet në protestën në mbështetje të luftës së UÇK-së që po mbahet në Tiranë, përkundër vendimit të kolegëve të tij demokratë për të mos qenë prezentë atje. Ai tha se ka marrë pjesë në protestë si deputet i Vlorës dhe i gjithë zonës së Labërisë. “Liria ka një emër, UÇK. Liria ka një emër, Hashim Thaçi. Gjykata për fat të keq po e ndërton gjithë fabulën e saj në bazë të bashkëpunëtorëve të UDB-së së dikurshme të serbëve. Ne duhet të jemi të gjithë me UÇK, me Hashim Thaçin, me Kadri Veselin, Me Jakup Krasniqin,…
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka mbërritur në sheshin “Skënderbej” në protestën për mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë. Pranë tij shihet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ndodhet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të mbështetur babain e tij dhe liderët që po mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë. Ai është parë krah kreut të grupit parlamentar të PS-sl, Taulant Ballës. Një protestues ka shkruar me një pankartë interesante. Aty shkruhet se Gjykata Speciale është raciste dhe serbo-rusë. Gjithashtu bëhet thirrje për mos të bëhet barazim me viktimës me agresorin barbar. ”O të vdesim o të rrojmë, çlirimtarët t’i lirojmë! Gjykatë raciste serbe-ruse! Stop barazimit të viktimës me agresorin barbar”.
Mijëra shqiptarë janë bashkuar për një qëllim në Sheshin ”Skëndërbej”, drejtësi për UÇK-në dhe për liderët që po mbahen padrejtësisht në burgosur në Hagë. Kjo është protesta e tretë, pasi e para u mbajt në Hagë, e dyta në Prishtinë dhe sot në Tiranë. Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është bashkuar protestës në mbështetje për ish-krerët e UÇK, që po zhvillohet në ”Sheshin Skënderbej”. Për mediat ai tha se kjo protestë nuk është politike. Sakaq, Manja i bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj proteste. ”Kjo nuk është një protestë politike, është protesta e shqiptarëve, kush ka…
Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit në lidhje me pagesat e kryera ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke sqaruar se ai nuk ka qenë asnjëherë pedagog, as i brendshëm dhe as i jashtëm, por ka qenë i angazhuar si kërkues shkencor në periudhën 2013–2018. Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti Begaj, në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qenë pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) pranë…
Erion Veliaj ka treguar mbështetjen për protestën që pritet të nisë në sheshin ”Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Në një foto ku shihet me Hashim Thaçin, Veliaj thotë se është me mendje e zemër me të gjithë ata që do protestojnë sot në Tiranë. ”Një padrejtësi diku, shpejt kthehet në padrejtësi kudo. Për mikun tim e të Tiranës, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, të gjithë sot në sheshin Skënderbej. Jam aty me mendje dhe me zemër me të gjithë ju”, shkruan Veliaj.