Author: tirana

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu ka vijuar turin e takimeve me komunitetin për Tiranën 2030, me një bashkëbisedim me gra e vajza sipërmarrëse të Njësisë 3. Pasi dëgjoi shqetësimet që u ngritën në lidhje me zhvillimin e hapësirave të çliruara, Manastirliu foli për programin e Rilindjes Urbane 2.0, që synon riorganizimin dhe harmonizimin e hapësirave të përbashkëta, duke i shërbyer komunitetit, por edhe duke ngritur vlerën e biznesit. “Sot, ne kemi më shumë se 1000 hapësira që janë çliruar në rrugët kryesore, por edhe në lagje, që janë 1000 mundësi për të realizuar qëllimin e…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Prizren, ku plagos me thikë gruan dhe vajzën e tyre të mitur. Mediat e Kosovës raportojnë se vajza dhe bashkëshortja e autorit janë në gjendje të rëndë për jetën. “Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore. Policia dhe…

Read More

Policia e Shkodër ka gjetur armën e zjarrit, që u përdor nga babë e bir për të kërcënuar fqinjin e tyre. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e Trushit. Menjëherë pas kallëzimit në polici, u bë e mundur arrestimi i 56-vjeçarit dhe djalit të tij, ndërsa u shpall në kërkim dhe djali tjetër. Njoftimi: Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në Trush. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që dyshohet se u përdor gjatë konfliktit si dhe municion luftarak. Në vijim të hetimeve që po kryhen…

Read More

Komisioni Europian ka lëshuar fonde për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ky vendim njeh reformat e rëndësishme që partnerët kanë ndërmarrë për t’u përafruar më shumë me standardet e Bashkimit Europian. Shqipëria do të marrë disbursimin e saj të parë prej 99.3 milionë eurosh, nga të cilat 46.2 milionë euro do të derdhen drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të mbështesë projektet infrastrukturore përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Mali i Zi do të marrë disbursimin e tij të dytë prej…

Read More

Një sherr mes disa personave në lagjen nr. 15, në zonën e Spitallës, Durrës, ka degjeneruar në dhunë fizike, duke lënë të plagosur dy persona. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjatë konfliktit, njëri prej të përfshirëve ka mbajtur me vete një armë zjarri dhe ka goditur me tytën e saj.

Read More

Dy mjekë janë marrë të pandehur për shkak të një ngjarje të rëndë të ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni”. Pas hetimeve rezultoi se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit, një mjet që përdoret zakonisht në lindjet e vështira, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje kirurgjikale “Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik të foshnjës, nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë direkte e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte shmangur përdorimin…

Read More

Moti i keq ka sjellë reshje shiu, pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Në Vlorë është njoftuar ndalimi i mjeteve të vogla lundruese dhe të peshkimit. Kjo masë është marrë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Read More

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur pranë Rinasit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 26-vjeçari Fabjo Arifaj. Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se është shpallur në kërkim një 32-vjeçar, Grisjan Latifaj i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri 26-vjeçari, ky i fundit ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor. Gjithashtu nga autoritetet është arrestuar vëllai i 32-vjeçarit, pasi në banesë iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme. Ndërkohë vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në…

Read More

Pas debatit të gjatë në parlament, Greqia ka miratuar një ligj të ri që lejon punonjësit të punojnë deri në 13 orë në ditë, raporton tgcom24. Qeveria konservatore e ‘Demokracisë së Re’ e përshkruan këtë vendim si një reformë që synon të ofrojë “punë të drejtë dhe fleksibël për të gjithë”. Nga ana tjetër, sindikatat e vendit e kanë cilësuar masën si një legalizim të “skllavërisë së paguar. Ligji i ri, i nënshkruar nga ministrja e Punës Niki Kerameos, parashikon që punonjësit në sektorin privat mund të punojnë deri në 13 orë në ditë për të njëjtin punëdhënës, në mënyrë…

Read More

Një 62-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi kishte fshehur mbi 7 kg kanabis me qëllim shitjen. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale B.Z., rezulton me precedent penal për disa vepra penale. Njoftimi: Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Kishte fshehur në banesën e tij, në fshatin Vinjoll, 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, arrestohet 62-vjeçari. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas e posedonte lëndën narkotike, me qëllim shitjen në doza. I arrestuari, me precedent për disa vepra penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të…

Read More

Kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian (BE) kanë shënuar tkurrje të fortë gjatë pjesës së parë të këtij viti. Të dhënat e publikuara nga Eurostat bëjnë të ditur se në janar-korrik kishte gjithsej 3100 kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare në BE nga shtetasit shqiptarë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto kërkesa kanë rënë me 28%. Në raport me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri emigracioni, pas pandemisë, me 7200, tashmë ato mëse janë përgjysmuar. Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar…

Read More

Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, këtë të premte në orën 17:00, do të zhvillohet protesta mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-krerët e UCK, ende po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Protesta organizohet me moton “Liria ka emër” dhe pritet të mbledhë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Tubimi është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe mbështetet nga shoqata të ndryshme të ish-luftëtarëve, si dhe qytetarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora. Në shenjë solidariteti me pjesëmarrësit, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, një ditë më parë, njoftoi se Rruga e Kombit do të jetë…

Read More