400 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste, mëngjesin e datës 11 shtator, do të jenë në Pallatin e Kongreseve. Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Sikurse do të kujdeset të ulë çdo eufori të mundshme nga fitorja e mandatit të katërt më 11 Maj. Dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, por Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt.
Author: tirana
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 8 shkurt 2025. Për gjykim është dërguar bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza si: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në disa raste. Njoftimi i plotë i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda afateve të parashikuar nga neni 323/2,…
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka kërkuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike që opozita të reagojë fuqishëm në ditën e parë të Parlamentit më 12 shtator, pra këtë të premte. Salianji është shprehur që të ketë reagim në formën e protestave, siç PD ka mbajtur shpesh gjatë vitit të kaluar jashtë parlamentit. Por kjo kërkesë e Salianjit ka qenë më së shumti një qëndrim i tij, pasi në këtë mbledhje të Kryesisë nuk u diskutua për protestat opozita. Megjithatë, mbetet një alternativë e hapur. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ishin përjashtuar deputetët që…
Sot ka nisur faza e fundit e regjistrimeve për maturantët fitues në universitetet publike. Faza e 7-të do të zgjasë po 48 orë dhe do të mbyllet pasditen e 11 shtatorit. Sipas të dhënave nga Rrjeti Akademik Shqiptar, deri më tani janë regjistruar 75% e maturantëve. Pas përfundimit të fazave, do të ketë edhe një periudhë prej 48-orëshe, 12-13 shtator, për çregjistrim për ata që dëshirojnë të ndryshojnë degën dhe të rikthehen në garë për raundin e dytë. Raundi i dytë i regjistrimeve do të nisë me 9 shtator edhe do të zgjasë deri më 8 tetor. Degët e preferuara…
Nga 2026, njërit nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç do t’i zbriten automatikisht 48 mijë lekë nga baza e tatueshme kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale. Kjo e fundit është publikuar tashmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Ilir Binaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPT-së, tha se është një vlerë që ne e kemi kalkuluar për 500 mijë fëmijë sipas Censit të fundit dhe që mund ta përfitojnë prindërit e tyre. ”Ai që i ka të ardhurat më të larta dhe nëse do e bënim për të 500 mijë fëmijët, besoj që mund të arrijë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka uruar presidenten e re të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Annalena Baerbock, për marrjen e këtij posti të rëndësishëm. Spiropali krahas urimit, shkruan se Shqipëria do të vijojë të jetë anëtare besnike e OKB-së dhe se do të vazhdojë që të jetë aktive për avancimin e paqes, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. “Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh urimet e përzemërta Annalena Baerbock për zgjedhjen e saj në rolin e Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një anëtare e besueshme e…
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim Harry H. Hardman, anëtar i Bordit të Shkollës “Bush” për Qeverisje dhe Shërbim Publik në Universitetin A&M të Teksasit, me mbi 22 vite përvojë në këtë institucion. Në fokus të bisedës ishin mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Policisë së Shtetit, Akademisë së Policisë dhe Shkollës “Bush”, përmes krijimit të partneriteteve akademike dhe profesionale, shkëmbimit të studentëve dhe stafit pedagogjik, si dhe nxitjes së programeve të përbashkëta të trajnimit. Të dy palët shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimimit dhe trajnimit policor, si një hap i rëndësishëm…
Gjatë konferencës ndërkombëtare për qeverisje, me një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit, kryeministri Edi Rama tha se vendi ka bërë një hap shumë të madh në lidhje me digjitalizimin. Rama shprehet se përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjisë, po bëhet në kohë rekord përkthimi i kapitujve për anëtarësimin në BE. Kreu i qeverisë u ndal te procesi i anëtarësimit në BE, teksa tha se për ne është po aq i rëndësishëm, edhe më i rëndësishëm se rezultati përfundimtar. ”Nga njëra anë kemi procesin e BE, që është përtej pjesës politike, por nga ana teknike është bekim…
Kombëtarja do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin tetor kundër Jordanisë. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët jordanezë që takimi të luhet më 14 tetor, në stadiumin në Arenën Kombëtare, në ora 19:00. Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy ekipeve përfaqësuese. Sfida e parë është zhvilluar më 10 tetor 2018 në “Elbasan Arena” dhe është mbyllur në barazim pa gola. Data 14 tetor është e lirë sipas kalendarit të FIFA-s, pasi Shqipëria bën pjesë në një grup me pesë ekipe në kualifikueset e Botërorit 2026. Po në këtë muaj, kuqezinjtë do të…
Policia Kufitare në Korçë ka finalizuar me sukses disa operacione për kapjen e personave në kërkim. Një shtetas nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, u arrestua në Qafë Thanë. Një tjetër shtetas shqiptar u ndalua në Kapshticë për armëmbajtje pa leje. Po ashtu, një 55-vjeçar u procedua pasi tentoi të kalonte kufirin me pasaportë me vulë të falsifikuar. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë PKK Qafë Thanë/Kapet në hyrje të RSh-së dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Gjermani, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. PKK Kapshticë/Kapet dhe ndalohet 1 shtetas…
Dy ditë para mbledhjes së parë të Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Demokratike ka thirrur mbledhjen e kryesisë e cila do të përcaktojë edhe qëndrimin politik që do të mbajë opozita në këtë legjislaturë. Zyra e shtypit e PD-së bëri të ditur se mbledhja do të zhvillohet sot në orën 13:00 dhe do të hapet me një fjalë të liderit të opozitës, Sali Berisha. Kryesia e PD-së numëron 18 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i demokratëve dhe 15 anëtarë ex officio, për shkak të pozicioneve që kanë mbajtur në komisionet parlamentare gjatë legjislaturës…
Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar ndaj ngjarjeve të natës së kaluar, duke e quajtur shkeljen e hapësirës ajrore polake nga Rusia si “të rëndë dhe të paprecedentë” dhe “jashtëzakonisht të pamatur.” Deklarata e tij e plotë: Sulmi barbar i mëngjesit të sotëm ndaj Ukrainës dhe shkelja e rëndë e paprecedentë e hapësirës ajrore të Polonisë dhe NATO-s nga dronët rusë është jashtëzakonisht shqetësuese. Ky ishte një veprim jashtëzakonisht i pamatur nga Rusia dhe shërben vetëm për të na kujtuar mospërfilljen e hapur të presidentit Putin për paqen dhe bombardimet e vazhdueshme që përballen çdo ditë ukrainasit e pafajshëm. Kam…