Sipas Bankës Botërore, pothuajse 700 milionë njerëz në mbarë botën klasifikohen si të tillë që jetojnë në varfëri ekstreme, duke mbijetuar me më pak se 2.15 dollarë në ditë për person, transmeton Anadolu. OKB-ja shpalli 17 tetorin si Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë në një rezolutë të miratuar më 22 dhjetor të vitit 1992. Për çdo vit, OKB-ja organizon ngjarje dhe konferenca të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin global rreth varfërisë dhe për të mobilizuar përpjekjet ndërkombëtare për ta luftuar atë. Tema e këtij viti për Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë është dhënia fund e keqtrajtimit shoqëror dhe…
Author: tirana
Lorenc Lugja, 38-vjeç është arrestuar nga policia e Lezhës pasi vodhi një automjet. Ngjarja u raportua në lagjen “Nënë Tereza”. Gjatë kontrollit, në automjetin e tij u gjet një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
I gjithë vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të dendura të shiut, të cilat do të vijojnë gjatë gjithë ditës. Temperaturat këtë mëngjes regjistruan 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi deri në 22 m/s, duke krijuar në dete dallgëzim të forcës 5 ballë.
Dashi Ditë shumë e veçantë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Marsi do provokojnë fantazinë dhe pasionin ndërmjet jush. Shfrytëzoni çdo sekonde. Beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe asgjë më shumë sesa aq. Gjithsesi do ndihen mire. Në planin financiar do realizoni projekte interesante të cilat do e stabilizojnë situatën. Demi Duhet me patjetër ta largoni rutinën nga jeta në çift gjate kësaj dite sepse përndryshe situata mund te behet edhe me delikate. Beqarët do fillojnë një etapë të re akoma më të bukur nga ajo që kanë kaluar. Shume gjëra do jenë…
Kandidati i opozitës për Tiranën, Florjan Binaj ka ndarë videomesazhin e parë, ku i dërgon një mesazh banorëve të kryeqytetit. ”Mundësia për t’iu shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime”,-thotë Binaj. Nga ana tjetër, ai u bën thirrje qytetarëve që gjatë votimeve të reflektojnë për të ardhmen dhe të zgjedhin rrugën e ndryshimit, “larg korrupsionit, betonizimit dhe patronazhistëve”. “Kemi dy rrugë përballë: korrupsionin dhe betonin, ose ndryshimin me njerëz të ndershëm dhe profesionistë,” shprehet Florjan Binaj. “Ju ftoj të bëhemi bashkë për ndryshimin. Së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën,” përfundon mesazhin e tij kandidati që mbështetet nga…
Ka një qëndrim zyrtar të Partisë Demokratike, që nuk do të marrë pjesë në protestën që do të zhvillohet nesër në Tiranë, në orën 17:00, në mbështetje të krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë. Por ndryshe nga vendimi i Sali Berishës, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka bërë me dije se do t’i bashkohet protestës. “Nuk të pyes ty Taulant, dhe s’pres ftesë nga ty. Unë do të jem aty ku është Kosova. Do të jem në protestë si qytetar”,-tha Media sot, pas thirrjes së socialistit Taulant Balla në Kuvend.
Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali është pritur në një takim nga homologu italian, Antonio Tajani, i cili është edhe zv/kryeministër i qeverisë Meloni. Spiropali ka ndarë në një postim në Facebook foto nga takimi, ku ndër të tjera shkruan se do të forcohen projektet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Italisë. Kështu ministrja bëri me dije se puna do të thellohet për çështjet që nga energjia, interkonektiviteti, infrastruktura digjitale, industria, investimet dhe sektorë me vlerë të shtuar. ”Me mikun, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, përtej protokollit, një bisedë e hapur për…
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj reagon pasi në Kuvend sot u votua ligji i ri për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve. Ministri shkruan se është fryt i një pune të gjatë tre vjeçare që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të qasjes së re për ekonominë qarkulluese, parandalimin e ndotjes dhe përdorimin më efikas të burimeve. Postimi i plotë Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot Ligjin e ri për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, fryt i një pune të gjatë tre vjeçare që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të qasjes së re për ekonominë qarkulluese, parandalimin e ndotjes…
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë shpreh mirënjohjen për qëndrimin e bashkuar dhe të përgjegjshëm të grupit Parlamentar të PS dhe PD në lidhje me projektligjin e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për “Barazinë Gjinore”. Në deklaratën zyrtare, Këshilli thekson se ky vendim reflekton respektin ndaj vlerave natyrore, traditave kulturore dhe parimeve themelore të shoqërisë shqiptare. Sipas KNFSH, ky qëndrim i përbashkët politik tregon “maturinë institucionale dhe kujdesin për të mirën e përbashkët”, duke u konsideruar një shembull pozitiv për klimën e dialogut ndërinstitucional dhe fetar në vend. “Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vlerëson dialogun, bashkëpunimin dhe maturinë e treguar gjatë këtij procesi,…
Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugën Presidentit të Republikës, Bajram Begaj që të shpallë vakancën për vendin e anëtares Sonila Bejtja. Gjykata ka sqaruar se përbërja aktuale e saj ndodhet në një fazë tranzitore dhe se për këtë periudhë do të zbatohet parimi i përteritjes së pjesshme për të rikthyer funksionimin e rregullt të institucionit. Ky interpretim vjen si pasojë e nevojës për të balancuar afatet e mandateve, pas krizës kushtetuese dhe vonesave në emërime. Sipas Gjykatës në të ardhmen do të aplikohet parimi i paprekshmërisë së mandatit 9-vjeçar, por në rastet aktuale duhet respektuar kalendari i përputhjes kushtetuese për…
Zhurma që u krijua në rrjetet sociale për deklaratën e saj se “flet dy gjuhë, kosovare dhe shqipe”, “Miss Grand Kosova”, Brikena Selmani ka vendosur të reagojë në stilin e saj të veçantë. Në një video të publikuar së fundmi, ajo ka ironizuar situatën duke përdorur humor për të qartësuar deklaratën e saj. ”Përshëndetje për krejt shqiptarët anë e mbanë botës. Po du me u thënë se më vjen keq, po unë nuk i di katër gjuhë, por gjashtë. Prishtinaliken, prizrenaliken, shqipen, kosovaren”. Modelja ka treguar kështu se nuk e merr gjithçka shumë seriozisht dhe ka një qasje të lehtë…
Në seancën plenare të kësaj të enjte, Kuvendi nuk votoi kërkesën e Partisë Demokratike për një rezolutë mbi genocidin serb në Kosovë. Ajo çfarë votoi Kuvendi sot ishte: Raporti i veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024. 73 vota pro, 2 kunder, 0 abstenim Raporti i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024. 73 vota pro Raporti i veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024. 73 vota pro, 1 kundër Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” 73 vota pro, 9 kundër Projektvendimi “Për ngritjen…