Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Këshilli Ndërfetar falënderon politikën për qëndrimin e përbashkët mbi ligjin e ”Barazisë Gjinore”

18:51 / October 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 10 16 184214
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë shpreh mirënjohjen për qëndrimin e bashkuar dhe të përgjegjshëm të grupit Parlamentar të PS dhe PD në lidhje me projektligjin e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për “Barazinë Gjinore”.

Në deklaratën zyrtare, Këshilli thekson se ky vendim reflekton respektin ndaj vlerave natyrore, traditave kulturore dhe parimeve themelore të shoqërisë shqiptare. Sipas KNFSH, ky qëndrim i përbashkët politik tregon “maturinë institucionale dhe kujdesin për të mirën e përbashkët”, duke u konsideruar një shembull pozitiv për klimën e dialogut ndërinstitucional dhe fetar në vend.

“Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vlerëson dialogun, bashkëpunimin dhe maturinë e treguar gjatë këtij procesi, duke e konsideruar një shembull pozitiv të përgjegjësisë institucionale dhe kujdesit për të mirën e përbashkët,” thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën deklaratë, Këshilli falënderon ekspertët e grupit të punës të ngritur nga pesë komunitetet fetare – përfaqësues të myslimanëve, bektashinjve, katolikëve, ortodoksëve dhe ungjillorëve – si dhe juristët, sociologët dhe specialistët që kontribuan në përgatitjen e raportit profesional dhe në lobimin pranë institucioneve vendase dhe ndërkombëtare.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për mediat shqiptare, të cilat sipas Këshillit “pasqyruan me përgjegjësi dhe korrektesë punën dhe deklaratat e KNFSH-së, duke ndihmuar në informimin e drejtë të opinionit publik”.

Në përfundim, Këshilli Ndërfetar rikonfirmon angazhimin e tij për të mbështetur çdo nismë që lidhet me mbrojtjen e vlerave njerëzore, shoqërore dhe morale, si dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Barazia Gjinore Këshilli Ndërfetar PD PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS në Vlorë: Mirënjohëse për këtë kapitull

16:44 / August 30, 2026

Shteti merr në mbrojtje banesat monument kulture në rrezik/ Gonxhja: Nisim me 90 shtëpi në Gjirokastër

09:09 / August 29, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.