Pasi u përjashtua nga seanca plenare këtë të enjte, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi nga jashtë Kuvendit, foli për një skenar të mazhorancës për të mos lejuar debatin. Bardhi ka denoncuar se vendimi është me urdhër të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili sipas Bardhit ka dalë zbuluar përmes një mesazhi që ka dërguar gabimisht në një grup whatsapi, ku urdhëron deputetët e PS të vinin për votim. ”Duan të kalojnë pa debat, raportimet e komisioneve të drejtësisë. Duan të vendosin standardin e pa ndodhur në 34 vitet e demokracisë. Ne do të…
Author: tirana
SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen, me protagonist ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka dhe vartësit e tij, efektivin Edison Tabaku dhe ish-shefin e hetimit të aksidenteve Sokol Novaku, të cilët akuzohen për korrupsion, pasi kanë marrë para për të penguar zbardhjen e plotë të një aksidenti rrugor, ndodhur në Tiranë më 16 prill të këtij viti. Dosja në ngarkim të Zekës, Sokol Novakut e Edison Tabakut është depozituar në Gjykatën e Posaçme, ndërsa të pandehur janë marrë edhe Ergest Vrioni (bashkëshorti i drejtueses së mjetit që shkaktoi aksidentin) dhe Bledi Belba ndërmjetësuesi mes Vrionit dhe efektivit Tabaku për të…
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi nuk ka pranuar të lërë seancën pasi u përjashtua për punimet e sotme. Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi i kërkoi disa herë të respektonte vendimin për ndalimin e fjalës gjatë seancës, por Bardhi refuzoi duke vijuar të flasë nga vendi pa mikrofon. Pas këtij momenti, Peleshi ka ndërprerë seancën deri sa Bardhi të largohet nga Kuvendi.
Këshilli i Ministrave i ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese, parashtrimet për shkarkimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga posti. Kurse një ditë më parë, ishte Presidenca që dërgoi parashtrimet në Gjykatën Kushtetuese. “Këshilli bashkiak ka marrë vendimin nr.69, datë 23.9.2025 në rrethanat kur Kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësinë fizike për t’u paraqitur në detyrë prej datës 10 shkurt 2025, për shkak të vendosjes ndaj tij të masës shtrënguese të sigurimit personal. Pavarësisht kërkesave të përsëritura procedurale, gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe nuk ka pranuar heqjen e…
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda në raportimin e tij të përvitshëm në Kuvend, këtë të enjte u ndërpre disa herë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Pavarësisht ndërhyrjeve të shpeshta të Bardhit i cili u ndëshkua me masën përjashtim nga seanca, Gajda në fillim të fjalës së tij, u përqëndrua te debati për projektligjin e barazisë gjinore. Ai tha se projektligji është keqkuptuar, pasi sipas tij, nuk krijon gjini të reja, por vetëm përforcon edukimin dhe informimin për barazinë gjinore. Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi vendosi që të përjashtojë nga seanca Bardhin. ”Ju lutem uluni…
Ilir Meta do të vijojë që të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e presdientit të Partisë së Lirisë kundër Gjykatës së Posaçme të Apelit. Meta qëndron në qeli prej një viti, dhe i kërkoi Gjykatës së Lartë të shfuqizojë vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, që refuzuan lirimin e tij. Dosja ndaj Metës dhe të bashkëpandehurve të tjerë, ku ish-presidenti akuzohet për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak në Gjykatën e Posaçme.
Taulant Balla nga Partia Socialiste dhe Jorida Tabaku nga Partia Demokratike, do të jenë bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputetja Bora Muzhaqi kanë depozituar në Parlament disa ndryshime në ligjin “Për rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit në Bashkimin Europian”, mes të cilave parashikohet një mënyrë e re për drejtimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Sipas këtyre ndryshimeve, Këshilli Kombëtar i Integrimit drejtohet nga bashkëkryetari dhe bashkënënkryetari i delegacionit shqiptar në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociim; poste këto që mbahen nga Taulant Balla dhe Jorida Tabaku. Sipas ligjit aktual Këshilli…
Dy të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci tragjik nga atentati mafioz i ndodhur më 8 shtator në një lokal në qendër të Shkodrës. Këtë të enjte inspektorët që arrestuan autorin e masakrës, janë nderuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci shkruan që efektivët treguan profesionalizën, guxim dhe përkushtim. ”Vlerësim i merituar për efektivët e Policisë së Shkodrës që arrestuan autorin e masakrës në lagjen “Qemal Stafa”. Inspektorët Samet Qotaj, Arlind Mehmeti, Rigers Sekja, Kristi Koçeku, Izmir Lamkollari dhe Xhuljo Hafëzi u nderuan nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në…
Deputeti i PD-së dhe nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj nga salla e Parlamentit këtë të enjte ka denoncuar mazhorancën në seancën e kësaj të enjte të Parlamentit. Në fjalën e tij, ai u shpreh ndër të tjera se Partia Socialiste po tenton të marrë peng opozitën dhe u ndal te zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar sërish si farsë elektorale. ”Prandaj ne jemi këtu për të mos heshtur! Për të kujtuar çdo ditë se parlamenti nuk është pronë e mazhorancës, por është themeli i Republikës. Dhe kjo Republikë nuk do bëhet monarki obskurantiste. Nuk do të përvetësohet. Nuk do…
Pas shumë dilemash dhe diskutimesh, Partia Demokratike ka dorëzuar këtë të enjte kërkesën në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale. Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në 5 bashkitë e vendit si ajo e Matit, Vlorës, Cërrikut, Beratit dhe Tepelenë. Ato do të mbahen në datën 9 nëntor. Për Tiranën procesi është pezulluar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Forca e Sigurisë e Kosovës e konfirmoi të enjten se pjesëtarë të saj me disa automjete janë futur gabimisht në veri të vendit, pasi e kishin ngatërruar drejtimin e lëvizjes. FSK e cila duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë për të lëvizur në këtë pjesë të vendit – tha se incidenti ndodhi rreth orës 10:30 të së enjtes, gjatë lëvizjes së konvojit nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë. Më herët, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se pjesëtarë të FSK-së “e humbën…
Deputeti i PS-së, Ardit Bido ka bërë një reagim publik pas akuzave për shpifje nga ana e kreut të PD-së, Sali Berisha. Ai tha se Berisha, bën ose nuk dëgjon se çfarë thonë deputetët e tij. Bido shtoi se nga Kuvendi u largua për arsye të një fatkeqësie familjare. “Doktori i bllofeve nuk dëgjon as të vetët. Për shkak të një fatkeqësie familjare, mu desh të largohem nga seanca e Parlamentit dhe nuk pata mundësi t’i bëja replikë Berishës, i cili nuk dëgjon më as kolegët e vet dhe i djeg nën kësulë, pa kuptuar as për kë flitet. Në…