Author: tirana

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bën me dije se ”Rruga e Kombit”, do të jetë pa pagesë për 24 orë ditën e premte. Nesër, ora 17:00 në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë do të zhvillohet mitingu për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës. ”Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 Tetor”, shkruan Balluku në rrjete sociale. “Liria ka emër-Drejtësi për çlirimtarët”, bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës”, theksoi ajo. Protestë e ngjashme e organizuar nga veteranët e UÇK u…

Read More

Sali Berisha thotë se Edi Ramën e detyruan të mos marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare që do të zhvillohet në Tiranë në mbështetje të UÇK-së. Sipas tij, kreu i qeverisë kishte përgatitur një orë fjalim, por e detyruan të tërhiqej. “Rama nuk do të marrë pjesë. E detyruan të mos marrë pjesë. Nuk e them kush. E detyruan dhe të jeni të sigurt kishte përgatitur fjalim një orë. E detyruan të tërhiqej, kishte përgatitur një fjalim të gjatë tani ka kaluar në stilin e kubanëve”, tha Berisha. Teksa shprehu mbështetjen ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës, Berisha theksoi se Rama i…

Read More

Nisin lëvizjet në policinë e qarkut Korçë. Mëson se lëvizja e parë është bërë nga Devolli, ku shefi i komisariatit të këtij rrethi Altin Gusho është transferuar në detyrën e shefit të komisariatit të policisë Peqin.Në vend të tij u caktua nënkomisar Bilbil Lita, i cili deri më sot mbante detyrën e shefit të komisariatit Peqin. Transferimi i dy drejtuesve të komisariateve të policisë është zyrtarizuar mëngjesin e sotëm në DVP Korçë. Pritet të shihet nëse do të ketë lëvizje të tjera në juglindje.

Read More

Dorëzohet Kamber Sulçaj, 48-vjeçari nga fshati Mesaplik i Vlorës i dyshuar si vrasësi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi. Dorëzimi i tij është bërë në policinë e Gjirokastrës, pas negociatave me policinë. Sipas Top Channel 48-vjeçari ka dorëzuar dhe armën e krimit. Në vijim pritet marrja e tij në pyetje dhe zbardhja e rrethanave të ngjarjes së rëndë, ku u vra me armë zjarri biznesmeni Sarchi.

Read More

Dy shtetas të Kosovës janë vënë nën hetim pasi tentuan të futnin në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar, 27 550 euro. Bëhet fjalë për një 51 vjeç, banues në Suedi që gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 12 550 euro. Dhe një 44 vjeçar banues në Suharekë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 15 000 euro. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Një çift bashkëshortësh është arrestuar në Devoll pasi u kapën me 5.8 kg kanabis në banesën e tyre. Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit fizik në banesën e shtetasit F.S., 48 vjeç dhe bashkëshortes së tij E.S., 31 vjeçe u gjetën dhe sekuastruan 5.8 kg kanabis dhe 2 celularë. Njoftimi i policisë: Finalizohet pas 4 javësh hetime, operacioni i koduar “Fazat”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Iu gjetën në banesë, 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi, arrestohen 2 shtetas (bashkëshortë). Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e…

Read More

Në juglindje të Shqipërisë, atje ku malet anojnë butësisht drejt luginave që ndjekin rrjedhën e lumit të fundit të egër të Evropës, Vjosës, ndodhet një vend që pothuajse nuk shfaqet kurrë në guidat turistike dhe ai është Leskoviku, shkruan faqja e njohur turistike dhe e kulinarisë gamberorosso.it. Leskoviku është një krahinë e vogël dhe e izoluar, që deri pak vite më parë jetonte kryesisht me bujqësi familjare, blegtori dhe prodhimin artizanal të verës, por pak i njohur jashtë Shqipërisë. Sot, Leskoviku po shfaqet fuqishëm si një nga rajonet më interesante të verës në Shqipëri, falë varieteteve të tij të çmuara…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar për rilindjen e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”. Gjatë këtij aktiviteti, 6 skuadrat finaliste prezantojnë për jurinë projekt-idetë arkitekturore. Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky projekt do të rikthejë frymën dhe energjinë e pazëvendësueshme të hapësirës së “Asllan Rusit”. Po ashtu nënvizoi se e gjithë lëvizja e re sportive e krijuar në të gjitha shkollat, do të furnizojë këtë pallat sporti me talente dhe yje të reja. “Sot jemi në një kohë të re dhe që meriton një formë të re, forcë të re dhe një vëmendje të re. Unë…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i është përgjigjur Tomorr Alizoti i cili tha se Kuvendi nuk miraton një rezolutë për gjenocidin në Kosovë. Balla u shpreh se gjithmonë që është dashur Parlamenti shqiptar ka mbajtur qëndrimet e duhura, ndërsa ka ftuar demokratët të jenë nesër pjesë e protestës që do të mbahet në Tiranë. Ai ka “propozuar” që nëse nuk duan të jenë pjesë e protestës, demokratët duhet të mbajnë një protestë të tyren te SHQUP-i, ku mbase do të ketë më shumë pjesëmarrës se në protestat e mëparshme të mbajtura nga opozita. Taulant Balla: Kuvendi ka miratuar…

Read More

Me 73 vota kundër, është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për mocion me debat për programin qeverisës. PD kërkoi ripërsëritjen e seancës së shtatorit kur u miratua pa votat e opozitës programi qeverisës i PS, por opozita atë seancë vendosi të braktisë punimet e Kuvendit. Ndërkohë gjatë fjalës së tij sot, kreu i grupit të PS Taulant Balla tha se PD duhet t’i sjellë kërkesat sipas rregullores për të gjetur dakordësi nga mazhoranca.

Read More