Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci bën me dije fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës “Roza Lejn” dhe degëzimeve të saj në lagjen “Mark Lula”, një ndër zonat që prej dekadash është përballur me probleme serioze infrastrukturore. ”Nisëm sot një investim të shumëpritur, që i jep fund një pritjeje mbi 35-vjeçare të banorëve të lagjes ‘Mark Lula’. Bashkë me Qeverinë Shqiptare po e bëjmë realitet këtë transformim që do të sjellë kushte më dinjitoze për komunitetin”,-shkruan Beci në një postim në rrjetet sociale. Postimi i plotë Premtim i mbajtur! Pas më shumë se 35 vitesh në kushte të mjerueshme,…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga puna në terren për lirimin e hapësirave pubklike, ku bën me dije se aksioni vijon pa ndërprerje. ”Ecim, hap pas hapi, lagje më lagje”, shkruan Rama. Lirimi i hapësirave publike vijon që prej muajit korrik kur nisi në të gjithë vendin me porosi të kryeministrit. Këto ndryshime sipas Ramës, janë mishërim i këtij përkushtimi për t’ia kthyer hapësirat publike qytetarëve e komuniteteve, për t’i çliruar trotuaret e sheshet e lagjeve nga zaptimet, për të mbrojtur pasuritë dhe bukuritë vendit nga zaptuesit e nga grabitësit.
Në dramën mes Dojna Memës dhe Kiara Titos për një unfollow në Instagram, është përfshirë edhe Luiz Ejlli. Në atë që duket si një bisedë mes tij dhe Kiarës, Luizi duket sikur ka parashikuar ekzaktësisht rezultatin e fitores së Shqipërisë në ndeshjen me Serbinë, dhe në mbishkrim, vendosi disa fjalë të njëjta me kundërpërgjigjen e Dojnës, por me ca ndryshime. “Mua kur më pyesin direkt jashtë kamerave, kam këllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejt! Sepse ndihem rehat, e nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. Thënë kjo, tema është e paparë dhe kam shumë interes ta tjerr edhe më shumë…
Presidenca ka parashtruar në Gjykatën Kushtetuese qëndrimin në lidhje me dekretin që i ka pezulluar për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë. Seanca në Kushtetuese që do të shqyrtojë shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt do të mbahet më datë 31 tetor, dhe Presidenca si palë e interesuar ka dërguar parashtrimin në këtë gjykatë në lidhje me dekretin e zgjedhjeve. Kështu Presidenca i kërkon Gjykatës Kushtetuese që në datë 31 tetor kur do të mbahet seanca për Erion Veliajn, të heqë pezullimin e dekretit për zgjedhjet në Tiranë dhe të lejojë mbajtjen e tyre. Letra e plotë PARASHTRIME TË INSTITUCIONIT…
Më 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashkitë e vendit. Kandidatët e opozitës nuk do të kenë logon e PD-së. Dy emrat e parë që shkuan në KQZ, kandidati i Vlorës, Dionis Sota dhe ai i Beratit, Pavlo Shkarpa zyrtarizuan emrin e tyre si kandidatë të pavarur, duke autorizuar secili nga një komitet nismëtarësh për mbledhjen e firmave, ndonëse ky proces po kryhet nga degët e PD-së. Deri më tani për çdo bashki ka nga të paktën nga dy kandidatë, një socialist dhe një i pavarur që mbështetet nga demokratët, por në Bashkinë më të…
Pas disa muajsh në proces gjyqësor, Belina Pupa është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Australisë, pas akuzave për kultivim lëndësh narkotike në një banesë të regjistruar në emrin e saj. Bashkëshorti i influencueses, aktori i humorit, Elvis Pupa ka ripostuar lajmin në Instagramin e tij dhe shkruan diçka. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Mos paçi të tilla raste që t’jua shpërblejmë”. Në 23 maj të këtij viti, Belina Pupa u paraqit në gjyq, në Australi, pasi dyshohej nga autoritetet australiane se ishte përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Më vonë, në…
Këtë të mërkurë u mbajt ceremonia jubilare e 81-vjetorit të çlirimit të Fierit, ku u vendosën kurora me lule pranë monumentit kushtuar kësaj dite historike. 15 tetori do të mbetet në kujtesë si dita e çlirimit të Fierit, dita më e rëndësishme për këtë qark. Kryetari i veteranëve Vangjel Ndreko, vlerësoi kontributin e dëshmorëve të rënë për atdheun. “Sakrifica dhe vepra e 1,900 partizanëve të kësaj zone, prej të cilëve 447 ranë dëshmorë, meriton mirënjohjen dhe vlerësimin e të gjithëve”, tha kryetari veteranëve, Vangjel Ndreko. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe Ceno Klosi dhe deputetë të tjerë, familje…
Këtë të mërkurë Këshilli i Ministrave i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, mori një sërë vendimesh mes të cilave edhe disa shkarkime dhe emërime në postin e zv/ministrave. Konkretisht, janë bërë 4 emërime të reja dhe 3 lirime nga detyra. Vilma Premti është emëruar zv/ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Silda Çepe që ishte në këtë post, është liruar nga detyra. Elona Hoxha është emëruar zv/ministre e Drejtësisë. Klajd Karameta që mbante këtë detyrë, është shkarkuar. Besjan Kadiu është emëruar zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Fatmir Guri është emëruar zv/ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Së fundmi, zv/ministrja…
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti. Lajmet jepet në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e Delegacionit të BE-së në Tiranë. Gjatë këtij takimi në fokus të diskutimeve ishte puna e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar. Thuhet edhe se Dumani pritet të vizitojë së shpjejti Brukselin ku ndër të tjera do të paraqesë rezultatet e punës së tij në SPAK gjatë këtij mandati si edhe në përparimin e vendit në rrugën e anëtarësimit në BE. “Një diskutim shumë i frytshëm me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani gjatë…
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me fillimin e procedurës parlamentare nga ana e Partisë Demokratike, për shkarkimin nga detyra të tij. ”Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe interesit të publikut”,-thuhet në njoftimin e Presidencës. Reagimi i plotë Publiku është njohur sot me një nismë të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të…
Këtë të mërkurë Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin, i akuzuar për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin gusht të vitit 2022 në Tiranë pas një konflikti. Viktima mbetën Dritan (Alban) Muskurti dhe Nora Maskurti. Pas ngjarjes së rëndë, Arsen Maskurti nuk shprehu pendesë për krimin e kryer. Arsen (Hamza) Muskurti ka treguar se nuk e duronte dot më të vëllanë e kunatën. Konflikti me vëllanë nisi për pronat dhe më pas kaloi në rrethana familjare. ”Nuk e duroja dot më vëllanë dhe kunatën. E meritonin”,-ka thënë…
David Dano që u fut me forcë dhe ndërpreu mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorë, duket se është zgjidhur. Kryetari i komanduar i Bashkisë Vlorë, Elis Halili shkruan se problemi i Davidit është zgjidhur. Halili më tej shkruan se beson në nismat e të rinjve. ”Jam shumë i kënaqur që problemi i Davidit u zgjidh! Besoj fort në dëshirat dhe nismat e të rinjve, me bindjen që aftësitë, vullneti dhe besimi, do t’i bëjnë të ecin përpara”, shkruan në Facebook, kryetari i komanduar i Bashkisë Vlorë. David Dano së bashku me një tjetër të ri, u fut me forcë në…