Author: tirana

Qeveria e Pekinit nuk do të tërhiqet në konfliktin tregtar me SHBA-në, siç e bën të qartë me gjuhë luftarake. Në të njëjtën kohë, mosmarrëveshja po shtrihet edhe në transportin detar. Ministria Kineze e Tregtisë njoftoi në Pekin se Republika Popullore do të mbajë qëndrimin e saj në “luftën tregtare dhe tarifore” me SHBA-në: nëse është e nevojshme të “luftohet”, ata do ta bëjnë këtë deri në fund. Megjithatë, qeveria kineze mbetet e hapur për negociata. Arsyeja për këto deklarata ishte kërcënimi i Presidentit të SHBA Donald Trump, disa ditë më parë, për të vendosur një tarifë shtesë prej 100%…

Read More

Të paktën 16 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një fabrikë tekstili në Bangladesh, raportoi të mërkurën BBC-ja. Autoritetet në këtë vend kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet. 16 trupat e gjetur janë djegur plotësisht është thënë nga shërbimi zjarrfikës. Sipas autoriteteve, zjarri që shpërtheu në fabrikë rreth mesditës, u shua pas tre orësh. Zjarret e mëdha janë relativisht të zakonshme në Bangladesh, shpesh për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe infrastrukturës së dobët. Qindra njerëz janë vrarë në zjarre vitet e fundit.,

Read More

Një 42-vjeçar është arrestuar për kontrabandë mallrash, si dhe një doganier. Pas hekurave ra në pranga shtetasi me inicialet A. C., 42 vjeç, banues në fshatin Maqellarë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja të ardhurave”; dhe shtetasi me inicialet A. L., 51 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Degën Doganore Bllatë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”; NJOFTIMI I POLICISE Dibër/Finalizohet…

Read More

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, për shtetasin A. F., 36 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet se në muajin mars 2025, plagosi me mjet prerës (thikë), një 85-vjeçar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Organizata Drejtësi Sociale ka njoftuar një protestë përpara Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, duke akuzuar Policinë e Shtetit për veprime të paligjshme në lidhje me konfiskimin dhe moskthimin e motomjeteve. Sipas postimit të bërë nga organizata në rrjetet sociale, protesta do të mbahet ditën e sotme, më 15 tetor, ora 10:00, përballë komisariatit të ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”. Protesta vjen si reagim ndaj, siç e cilëson organizata, “paligjshmërisë totale” të Policisë së Shtetit, që ka sekuestruar motomjete të qytetarëve për shkak të mungesës së dokumentacionit të pronësisë. Organizata thekson se policia ka refuzuar të kthejë mjetet, duke pretenduar…

Read More

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme përballë ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë, ku një makinë ka përplasur një burrë rreth 55 vjeç teksa po kalonte rrugën. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë e fortë dhe këmbësori ka marrë plagë të rënda si pasojë e goditjes. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila ka transportuar të lënduarin drejt Spitalit të Traumës, ku ai po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë, shoferi i mjetit është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit. Forcat e rendit ndodhen në…

Read More

Banorët e Kukësit u zgjuan të alarmuar ditën e sotme, pasi u raportua për një bombë ofensive në Bulevard. Alarmi ishte falas dhe se granata ishte lodër. Ngjarja e pazakontë ka alarmuar qytetin e Kukësit në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur rreth orës 06:35, në zonën e njohur si Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë masat për sigurimin e perimetrit dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe kalimtarët.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga një prej atraksioneve historike. Ura e Mesit në Shkodër mbetet një nga më të frekuentuarat nga turistët e huaj dhe vendas. Shqipëria ka pasur një numër të lartë të vizitorëve, edhe gjatë vjeshtës, duke e kthyer në një destinacion të preferuar. “MIRËMËNGJES dhe nga Ura e Mesit e Rilindur në Shkodër, një nga atraksionet historike që vijon të mbetet një nga më të frekuentuarat nga turistët, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se më pak se një në tre vende ka politikë kombëtare për të adresuar barrën në rritje të çrregullimeve neurologjike, të cilat shkaktojnë më shumë se 11 milionë vdekje çdo vit dhe prekin mbi 3 miliardë njerëz në mbarë botën. Gjetjet u përshkruan në raportin e OBSH-së për statusin global mbi neurologjinë, i cili tregoi se situatat neurologjike tani ndikojnë në më shumë se 40 për qind të popullsisë globale. Dhjetë kontribuesit kryesorë në vdekje dhe paaftësi përfshijnë goditjen në tru, encefalopatinë neonatale, migrenën, sëmundjen e Alzheimerit dhe demenca të tjera, neuropatinë diabetike,…

Read More

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura prej orëve të pasdites në zonën e qendrës, jug dhe relievet malore në lindje. Sipas njoftimit bëhet me dije se gjatë ditës së mërkurë parashikohet që vranësirat e dendura të shfaqen në relievet e larta malore në zonën lindore dhe do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës…

Read More

DASHI Qielli po ju thërret për veprim! Më në fund po rizbuloni dëshirën për të bërë gjëra që ju kanë munguar. Nëse jeni ndjerë pak të frenuar ditët e fundit, gjithçka po fillon të rimëkëmbet. Diçka e rëndësishme po realizohet në punë, por kini kujdes të mos përpiqeni ta bëni të gjithën vetëm. Në dashuri, pasioni është rikthyer – dhe beqarët duhet të shohin përreth. DEMI Një ditë reflektimi dhe rishikimesh të vogla. Keni nevojë për siguri, dhe nëse diçka nuk ju bind, mos i detyroni gjërat. Durimi është i nevojshëm në punë, por yjet thonë se ata që qëndrojnë…

Read More

Qëndrimet dhe sulmet politike ndaj SPAK-ut frymëzojnë kërcënimet ndaj prokurorëve të posaçëm nga krimi i organizuar. Të paktën këtë gjë shprehu vetë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve. ”Deklaratat politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar. Sa herë shtohen sulmet politike, vihet re shtim i rasteve të kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm. Ne qëndrojmë larg retorikës politike”. Dumani deklaroi se prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre.

Read More