Author: tirana

Qëndrimet dhe sulmet politike ndaj SPAK-ut frymëzojnë kërcënimet ndaj prokurorëve të posaçëm nga krimi i organizuar. Të paktën këtë gjë shprehu vetë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve. ”Deklaratat politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar. Sa herë shtohen sulmet politike, vihet re shtim i rasteve të kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm. Ne qëndrojmë larg retorikës politike”. Dumani deklaroi se prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre.

Read More

Një vatër zjarri është regjistruar pak momente më parë në zonën e Hidrovorit në Novoselë. Zjarri po avancon me shpejtësi, i favorizuar edhe nga kushtet e motit. Po ashtu mësohet se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Ndërkohë kanë mbërritur automjetet zjarrfikëse për të vendosur flakët nën kontroll. Deri tani situata raportohet të jetë jashtë kontrollit, për shkak të bimësisë si shkurre dhe barishte tepër të thatë që ndodhen në zonë.

Read More

Hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme vijojnë të lirohen ndërsa vijon operacioni në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mbrëmje një video nga puna. “Vijojmë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet. Përveç prishjes së ndërtimeve të ngritura në kundërshtim me ligjin në kryeqytet dhe në qytetet e vendit, qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

Read More

Janë shfaqur informacione të reja për gjendjen shëndetësore të legjendës së Formula 1, Michael Schumacher. Lajmet janë thashetheme të përmbledhura nga gazetari francez Stefan L’Hermitte i “L’Équipe”, i cili ka përpjekur të mbledhë çdo të dhënë të besueshme që vjen, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga familja e ish-pilotit gjerman, burimi i vetëm real në mes të shumë spekulimeve që qarkullojnë prej aksidentit të rëndë të vitit 2013. ”Nuk dimë asgjë specifike”,-tha L’Hermitte në një intervistë radiofonike. ”Nuk do të thoja se po ia del mbanë, por ndoshta po ia del pak më mirë. Lajmi i vetëm që kemi vjen nga familja…

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve është pyetur nga deputeti demokrat Ivi Kaso edhe për çështjen McGonigal. Kaso kërkoi të dijë ecurinë e hetimeve dhe Dumani tha se ndodhemi në fazën e hetimit paraprak, por përveç hetimeve në territorin e Shqipërisë, po priten sipas tij vendime gjyqësore nga SHBA për ish-agjentin e FBI-së. ”Sa i takon çështjes që ju e quani çështje McGonigal, për atë e kam bërë publik deklarimin tim. Kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar por patjetër që për hetimin…

Read More

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani thotë se kur t’i përfundojë mandati si prokuror i SPAK, nuk do të rikandidojë më. Ai kërkoi që 11 prokurorëve të posaçëm t’u jepet shansi që të rikandidojë sërish, pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. Kjo pasi sipas Dumanit, është e pamundur që t’i zëvendësosh këta prokurorë, aq më tepër që ata kanë çështje që po i ndjekin për vite me radhë. Kujtojmë se 11 prokurorëve të posaçëm ju përfundon mandati në vitin 2028 ”Në përfundim të mandatit tim nuk do të rikandidoj. Unë flas në emër të institucionit, të paktën 11 prokurorëve të…

Read More

Nga 18 dhjetori, SPAK do të drejtohet nga një tjetër prokuror pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. Në garë janë Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi. Zgjedhja e kryeprokurorit të SPAK është dhe në vëmendjen e ndërkombëtarëve. Ambasada Amerikane në Tiranë për ”Report Tv”, thotë se duhet vendosur rëndësinë në integritetin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri me qëllim vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes palëve. Në përfundim të reagimit, Ambasada thekson se procesi i përzgjedhjes po monitorohet nga afër. “Partneriteti ynë me SPAK ndihmon Shqipërinë të dobësojë operacionet e organizatave kriminale ndërkombëtare, aktivitetet e të…

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani tha se është nën hetim për korrupsion aktiv një kryebashkiak. Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore. “Nuk mund të them që Task-Forca ka dështuar. Kemi regjistruar 44 procedime penale. Kemi të pandehur një kryetar bashkie për korrupsion aktiv. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër për korrupsion aktiv. Kemi arrestuar disa persona vetëm për zgjedhjet e 2025, kemi dhe 38 procedime penale që po i ndjekim. Shpresojmë që edhe me këto të kemi rezultate konkrete”, tha Dumani.

Read More

Pas fitores historike në Serbi, sot në orën 19:00 luhet miqësorja mes Shqipërië dhe Jordanisë në ”Air Albania”. Trajneri Sylvinho ka bërë ndryshime për sfidën, duke iu dhënë shansin disa futbollistëve që nuk kanë marrë minuta. Shqipëria (4-3-3): Dajsinani; Balliu, Gjimshiti, Mihaj, Mitaj; Asllani, Shehu, N. Bajrami; Hoxha, Asani, Daku Trajner: Sylvinho.

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2024 në Komisionin e Ligjeve, ngriti një sërë problematikash. Një ndër çështjet mbi të cilave vendosi theksin ai ishte mungesa e një portofoli digjital për ruajtjen e kriptovalutave të sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme. ”Vetëm gjatë vitit 2024 kemi sekuestruar mbi 11 milionë euro pasuri në kripto. Ndodhemi aktualisht në proces sekuestrimi të një shume edhe më të madhe, por përballemi me vështirësi për shkak të mungesës së infrastrukturës së nevojshme”, tha Dumani. Ai theksoi se SPAK-u nuk ka aktualisht një portofol digjital zyrtar për menaxhimin dhe ruajtjen…

Read More

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Policinë dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit. Dumani vlerësoi se bashkëpunimi ishte e mirë, por theksoi se ka shumë për të bërë, pasi numri i referimeve dhe kallëzimeve nga të gjitha agjencitë me të cilat SPAK bashkëpunon është i ulët. ”Nuk kemi qenë asnjëherë të nguruar, por të hapur për të bashkëpunuar, por është fakt që numri i referimeve vazhdon të ngelet i vogël në vlerësimin e SPAK”, tha ai. Në lidhje me denoncimet anonime, Dumani njoftoi se çdo…

Read More

Rindërtimi i Gazës me siguri do të zgjasë me vite dhe Turqia ka një rol të rëndësishëm tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai përsëriti se fazat e rindërtimit në Gaza do të diskutohen dhe do të vendosen me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Gjirit. “Ne duhet ta rindërtojmë Gazën dhe të garantojmë mbështetjen tonë për vëllezërit dhe motrat tona në Gaza”, tha udhëheqësi turk. Ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, deklaroi për Associated Press para samitit të djeshëm se janë përzgjedhur 15 teknokratë palestinezë për të administruar Gazën në periudhën pas luftës. Ai tha se emrat e tyre…

Read More